Saturday, February 4, 2023

Iran: Agjentët e Sigurimit dhe Inteligjencës Sulmojnë të Burgosurit Politikë në Burgun e Teheranit të Madh

 

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

iran-prison-beating-prisoners-min

Plagosen Disa të Burgosur Politikë

 

Të premten më 8 tetor 2021, duke vepruar nën urdhrat e autoriteteve të Burgut të Teheranit të Madh (Burgu Fashfouyeh), një numër kriminelësh të burgosur sulmuan të burgosurit politikë me thika, shkopinj, dhe doreza hekuri, duke plagosur disa prej tyre, përfshirë Akbar Bagheri, Pouya Ghobadi, Shapour Ehsaniarad, Esmail Gerami, dhe Akbar Faraji. Të burgosurit e plagosur janë dërguar në infermierinë e burgut.

Në bashkëpunim me mercenarët, rojat e burgut, të cilët ishin në dijeni të sulmit, e kyçën qëllimisht sallën në mënyrë që të burgosurit politikë të mos mund të dilnin. Ata e hapën derën vetëm pasi sulmi kishte mbaruar dhe të burgosurit ishin plagosur. Sulmi ishte mbikëqyrur nga drejtori i burgut.

Akbar Bagheri është dënuar me nëntë vite burg për “anëtarësi në Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI),” dhe “veprimtari propagande kundër regjimit.” Pouya Ghobadi, 27 vjeç, ka kaluar dy vite e gjysëm në Fashfouyeh për të njëjtat akuza. Drejtësia e regjimit klerikal ka vendosur shumë prej 500 bilion rial që duhen paguar për lirimin e tij të përkohshëm, shumë të cilën familja e tij nuk mund ta përballojë. Esmail Gerami, 67 vjeç, dhe Shapour Ehsanirad, aktivist për të drejtat e punëtorëve, janë dënuar përkatësisht me pesë dhe gjashtë vite burg.

Pas raportimit të këtij sulmi nga mediat, Mohammad-Mehdi Haj-Mohammadi, kryetari i Organizatës së Burgjeve të regjimit klerikal, tentoi ta justifikonte krimin. Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA ka publikuar postimin e tij në Tëitter, ku thuhet “Për sa i përket lajmit të mjegullt rreth përplasjeve në Burgun e Teheranit të Madh, duhet vënë në dukje që burgu nuk është një vend i mbushur me intelektualë, por me kriminelë. Pavarësisht kontrolleve, mosmarrëveshjet dhe tensionet midis tyre nuk janë të paparashikueshme.”

Vlen të përmendet se, pas zbulimit nga kamerat në burgun Evin të trajtimit të dhimbshëm e çnjerëzor të të burgosurve të pambrojtur nga lakejtë e Khamenei-t, Haj-Mohammadi i kërkoi falje paturpësisht Khamenei-t dhe rojave të burgut për këtë sjellje dhe iu referua lakejve si “roje të nderuara të burgut.”

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka dënuar sulmin brutal ndaj të burgosurve politikë në Burgun e Teheranit të Madh dhe i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, si dhe shteteve anëtare, që të marrin masa urgjente për t’ua shpëtuar jetën të burgosurve politikë. Ajo përsëriti edhe një herë nevojën që një komision hetimor ndërkombëtar të vizitojë burgjet e regjimit iranian dhe të takohet me të burgosurit. Nën sundimin e mullahëve, burgjet nuk kanë qëllim tjetër veçse të jenë dhoma torture dhe thertore, tha Znj. Rajavi, duke shtuar: Çështja e dhunimeve të tmerrshme dhe sistematike të të drejtave njerëzore në Iran, sidomos e trajtimit të të burgosurve, duhet t’i referohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Udhëheqësit e regjimit duhet të përballen me drejtësinë për katër dekada krime kundër njerëzimit.