Iran: 14 të Burgosur Politikë Transferohen në Pavijonin e Ndëshkimit dhe Nuk Lejohen të Kontaktojnë me Familjet e Veta

580

 

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

Thirrje për të Shpëtuar jetën e Arman Abdolali, i Dënuar me Vdekje në Moshën 17 Vjeçare

 

Arman Abdolali, një i burgosur i dënuar me vdekje, i arrestuar në 2013-ën në moshën 17 vjeçare për vrasje, është transferuar në qeli të izoluar këtë mëngjes, pas tetë vitesh burg. Raportohet se regjimi klerikal ka në plan ta varë atë të mërkurën më 13 tetor.

Në një zhvillim tjetër, pas rrahjes së disa të burgosurve politikë të pavijonit 2 të Burgut të Teheranit të Madh (burgu Fashfouyeh), 14 të burgosur politikë janë transferuar në pavijonin 1 të Brigadës së Dytë, që njihët si pavijoni “i mbyllur”. Ky pavijon ka kushte jetese shumë më të këqija se sa pjesa tjetër e burgut dhe konsiderohet si pavijon ndëshkimi.

Të premten më 8 tetor 2021, duke vepruar nën urdhërat e përgjegjësit të burgut për pavijonin 2, disa kriminelë të burgosur i sulmuan të burgosurit politikë me thika, shkopinj dhe doreza hekuri, duke plagosur disa prej tyre, përfshirë Akbar Bagheri, Pouya Ghobadi, Shapour Ehsaniarad, Esmail Gerami, dhe Akbar Faraji.

Ndërkohë, që të dielën, më 10 tetor, të burgosurit politikë të Burgut të Teheranit të Madh janë mbajtur në izolim. Ata që janë rrahur e plagosur me  urdhër të përgjegjësit të burgut nuk mund ta raportojnë situatën e tyre.

Rezistenca Iraniane nxit Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Këshillin e të Drejtave Njerëzore të OKB, dhe Komisioneren e Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut, si dhe organizatat e tjera për të drejtat e njeriut që të marrin masa urgjente për t’ua shpëtuar jetën të burgosurve të dënuar me vdekje, sidomos Arman Abdolali-t. Rezistenca Iraniane përsërit edhe një herë nevojën që një komision hetimor ndërkombëtar të vizitojë burgjet e regjimit iranian dhe të takohet me të burgosurit, sidomos ata politikë.