Friday, March 29, 2024

Iran: Intervistë Ekskluzive me Z. Mohammad Mohaddessin, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së

Shkruar nga Bordi Editorial

Mohammad Mohaddessin, Chairman of the NCRI’s Foreign Affairs Committee

Mohammad Mohaddessin, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së

 

Më 19 qershor, Lideri Suprem i regjimit iranian, Ali Khamenei, e përzgjodhi Ebrahim Raisi-n si president të ri të mullahëve për ta konsoliduar pushtetin në regjimin e tij. Shumë njerëz tani ngrenë pyetjen pse e ka marrë këtë vendim Khamenei pavarësisht historikut të dhunimeve të të drejtave njerëzore nga Raisi, sidomos rolit të tij në masakrën e 1988-ës dhe vrasjes së protestuesve gjatë kryengritjeve të mëdha të 2019-ës në Iran?

Nga ana tjetër, Raisi është në listën e sanksioneve të SHBA, dhe organizata ndërkombëtare si Amnesty International kanë bërë thirrje për ndjekjen penale të tij për krime kundër njerëzimit. A nuk e kishte ditur Khamenei se përzgjedhja e Raisi-t do ta shtonte izolimin ndërkombëtar të regjimit? Cila ishte arsyeja kryesore që Khamenei e nxori Raisi-n fitues në zgjedhje dhe konsolidoi regjimin e tij?

I ngritëm këto pyetje në një intervistë ekskluzive me Z. Mohammad Mohaddessin, kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Më poshtë vijon teksti i plotë i kësaj interviste:

Pyetje: Pse e caktoi Khamenei Raisi-n si president për ta konsoliduar regjimin e tij, edhe pse e dinte që kjo gjë do ta shtonte izolimin ndërkombëtar të regjimit dhe do të nxiste edhe më shumë urrejtje për regjimin brenda vendit? Pse e bëri ai këtë?

Khamenei ishte plotësisht i vetëdijshëm për këtë fakt. Në të njëjtën kohë, Khamenei e kuptonte gjithashtu se regjimi i tij përballet me rrezikun serioz të kryengritjeve popullore. Për ta përballuar këtë kërcënim, Khamenei u detyrua ta instalonte Raisi-n si president. Khamenei gjendet përballë tre zhvillimeve të rëndësishme dhe “përzgjedhja” e Raisi-t është përgjigjja e regjimit ndaj këtyre zhvillimeve.

Zhvillimi i parë është situata urgjente sociale dhe ekonomike e regjimit dhe krizat e pakontrollueshme që rezultojnë nga kjo. Situata ekonomike e Iranit është më e rënda që ka qenë ndonjëherë gjatë shekullit të fundit. Shumica e popullsisë nuk arrin as të fitojë bukën e gojës dhe të plotësojë nevojat bazë. Njerëzit në provincën Khuzestan zhvillojnë protesta për të kërkuar ujë të pijshëm ose ujë për bujqësi dhe vaditje. Regjimi i ka tharë, në kuptimin e plotë të fjalës, lumenjtë e Iranit. Çmimi i bukës po rritet dita ditës, dhe çmimet e nevojave bazë po kapin majat. Kudo ka varfëri ekstreme. Po shikojmë tendenca tragjike si “banimi në varre.” Njerëzit detyrohen të shesin organet për të siguruar jetesën. Nga ana tjetër, situata ka arritur në një pikë aq kritike saqë çdo protestë sociale merr menjëherë ngjyrime politike, dhe njerëzit kërkojnë ndryshim regjimi në slloganet e tyre duke thirrur: “poshtë parimi Velayat-e Faqih (sundimi absolut klerikal).” Pra kjo është kriza e parë me të cilën po përballet Khamenei.

Zhvillimi i dytë është se shoqëria e Iranit ka hyrë në një fazë trazirash e kryengritjesh që në janar 2018. Ky zhvillim dhe kryengritjet e lidhura me të tregojnë se shoqëria e Iranit nuk e do këtë regjim. Shoqëria iraniane ka arritur në një nivel vetëdijeje për faktin që e vetmja zgjidhje për përmirësimin e kushteve të jetesës është thjesht ndryshimi i regjimit. Kështu, çdo protestë sociale dominohet menjëherë nga kërkesa politike, me thirrje të qarta për ndryshim regjimi. Për shembull, kryengritja e nëntorit 2019 nisi për shkak të një rritjeje të papritur të çmimeve të karburantit. Por protestat u shndërruan shumë shpejt në një kryengritje mbarëkombëtare kundër regjimit në tërësinë e tij duke reflektuar dëshirën e popullit për ndryshim regjimi. Duhet vënë në dukje që kërkesa e popullit nuk ishte ulja e çmimeve të karburantit. Në fakt, ai kërkonte ndryshimin e regjimit duke thirrur “Vdekje Khamenei-t.” Zhvillime të ngjashme kanë ndodhur edhe në kryengritje të tjera. Për shembull, dy muaj më parë, në Khuzestan shpërthyen protestat për shkak të mungesës së ujit, por slloganet shpejt u shndërruan në “vdekje Khamenei-t,” dhe protestat u përhapën edhe në provinca e qytete të tjera si Teheran e Tabriz, me njerëzit që thërrisnin për ndryshim regjimi.

Zhvillimi i tretë me të cilin po përballet Khamenei është formimi i “Njësive të Rezistencës” të Mujahedin-e Khalq (MEK) në mbarë Iranin. Roli i Njësive të Rezistencës në mbajtjen gjallë të zjarrit të rezistencës dhe në zgjerimin e saj anembanë Iranit përbën një kërcënim ekzistencial për regjimin.
Regjimi iranian ka qenë dëshmitar i veprimeve të Njësive të Rezistencës në terren gjatë kryengritjes së janarit 2018, pasi ishin ato që i lidhnin protestat bashkë dhe siguronin vazhdimësinë e tyre. Regjimi e ka kuptuar gjithashtu që strategjia e ndryshimit të regjimit ishte rezultati përfundimtar i këtyre protestave. Gjatë tre viteve të fundit, Njësitë e Rezistencës jo vetëm që e kanë mbajtur gjallë zjarrin e rezistencës, por edhe e kanë përhapur atë në mbarë vendin. Brezi i ri i Iranit tërhiqet nga vlerat e MEK dhe pajtohet me strategjinë e kësaj organizate, pavarësisht fushatave disa-dekadëshe të regjimit për ta demonizuar MEK-un dhe shpifur kundër saj.

Pyetje: Pra, konkluzioni është që Khamenei e ka caktuar Raisi-n si president dhe ka konsoliduar pushtetin në regjim me qëllimin për ta shtypur popullin dhe ruajtur regjimin e tij. A është e mundur të ketë sukses Khamenei në përballimin e kryengritjeve të ardhshme dhe në parandalimin e rrëzimit të regjimit të tij me anë të shtypjes?

Natyrisht, gjatë kësaj periudhe, konflikti midis popullit iranian dhe regjimit do të intensifikohet, dhe regjimi është i gatshëm të kryejë shumë krime për t’i konfrontuar kryengritjet dhe për të t’i parandaluar ato. Por në funddo të ndodhë e kundërta e qëllimeve të tij. Jo vetëm që regjimi nuk do jetë në gjendjen t’i parandalojë kryengritjet, por ato do të intensifikohen madje. Le të marrim si shembull vitet e fundit të regjimit të shahut. Shahu pati përdorur të njëjtën strategji. Ai formoi një qeveri ushtarake me gjeneralin Azhari si kryeminister, me shpresën se do të mund ta ruante regjimin e tij duke sunduar me një grusht të hekurt dhe duke vendosur shtetrrethimin. Por ndodhi e kundërta: protestat u intensifikuan dhe  shkaktuan rrëzimin e tij.

Vendosja e Raisit si president i regjimit dhe ngushtimi i radhëve nuk ishte për Khamenei-n zgjedhja e parë apo ideale. Në fakt, ishte mundësia e fundit, dhe ai e bëri këtë per një arësye të vetme. Regjimi klerikal sheh në horizont disfatën e vet dhe nuk kishte asnjë strategji tjetër të vlefshme perveçse t’i jepte fund teatralitetit të “reformizmit” apo “moderimit”. Tashmë është i detyruar të tregojë natyrën e tij të vërtetë. Por populli iranian e ka testuar këtë regjim dhe nuk ka as dyshimin më të vogël se e vetmja zgjidhje është ndryshimi i regjimit. Kështu, ne shohim njerëz që bëjnë thirrje për ndryshim regjimi gjatë  protestave, teksa kërkojnë të drejtat e tyre si uji dhe buka, dhe thërrasin “vdekje diktatorit” dhe ”poshtë parimi Velayat-e Faqih.”

 

Pyetje: Kriza e Covid-19 në Iran raportohet të jetë shumë e rëndë. Rezistenca Iraniane ka nënvizuar se Khamenei dhe regjimi i tij e kanë përdorur koronavirusin për të parandaluar kryengritjet. A kanë patur sukses? Sepse nuk ka patur më ndonjë kryengritje të shkallës së protestave të 2019-ës.

Khamenei kryen gjithfarëlloj krimesh për ta ruajtur regjimin e tij. Në dy vitet e fundit, një nga krimet e tij ishte lënia e popullit iranian pa mbrojtje përballë koronavirusit. Pas miratimit të vaksinave kundër Covid-19 qeveritë e shteteve të ndryshme janë përpjekur t’i vaksinojnë popullsitë e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërsa Khamenei e ndaloi importimin e vaksinave amerikane dhe europiane në Iran, duke shkaktuar kështu qindra mijëra viktima mes popullit iranian.

Khamenei e ndërmori këtë masë kriminale në mënyrë që ta shuante shpirtin e rezistencës mes popullit dhe të përhapte dhimbje e dëshpërim në të. Por siç e thashë më parë, kishte një faktor që e ndryshoi të tërë ekuacionin dhe ia prishi agjendën  Khamenei-t. Jo vetëm që Khamenei ka dështuar në implementimin e politikës së tij, por aktualisht, kriza e koronavirusit është shnderruar në një tjetër arësye për kryengritje të ardhshme. Faktori që solli dështimin e Khamenei-t ishte përhapja e rrjetit të njësive të rezistencës të MEK në mbarë  Iranin.

Khamenei kishte ndërmend të shkaktonte viktima në masë duke shfrytëzuar krizën e koronavirusit. Ai kishte llogaritur se, nëse koronavirusi do të rezultonte në viktima në masë, njerëzit do të shkurajoheshin natyrisht, dhe askush nuk do të kishte energjinë për tu ngritur kundër regjimit. Kështu do të krijohej një atmosferë plot dëshpërim dhe pa shpresë në shoqëri. Por një element e ndryshoi situatën dhe nuk e lejoi Khamenein ta arrinte qëllimin e tij. Ky element ishin veprimtaritë e Njësive të Rezistencës në mbarë Iranin. Këto Njësi të Rezistencës jo vetëm që e vazhduan fushatën e tyre anembanë Iranit gjatë ditëve më të errëta të krizës së Covid-19, por edhe i intensifikuan veprimtaritë e tyre dhe i treguan popullit që, qoftë edhe për ta mposhtur koronavirusin, së pari duhet luftuar kundër “virusit të mullahëve.”

Gjatë tre viteve të fundit, Njësitë e Rezistencës të MEK, jo vetëm që i kanë mbajtur gjallë flakët e rezistencës në çdo arenë, por edhe i kanë zgjeruar veprimtaritë e tyre. Ato i kanë frymëzuar brezat e rinj të iranianëve që ta vazhdojnë rrugën e MEK pavarësisht përpjekjeve të regjimit për të mos i lejuar ata ta zbulojnë mesazhin e vërtetë të MEK, dhe pavarësisht fushatës demonizuese të regjimit kundër MEK. Kështu, politika çnjerëzore e Khameneit për shkaktimin e viktimave në masë dështoi, dhe tani është kthyer në një problem serioz për regjimin. Tani regjimi po detyrohet ta anulojë urdhrin e Khameneit për ndalimin e vaksinave dhe t’i importojë ato pasi mullahët janë të tmerruar nga reagimi i popullit dhe kryengritjet në horizont.

MEK Resistance Units in Iran: Ready to overthrow the regime marking 57th MEK foundation anniversary