Populli iranian ka vuajtur nga krizat më të rënda ekonomike dhe sociale në shekullin e kaluar. Sipas mediave shtetërore të Iranit, kjo situatë përkeqësohet çdo ditë, duke e kthyer shoqërinë në një fuçi baruti gati për të shpërthyer.
“Pabarazia në të ardhura, inflacioni dhe papunësia vjetore kanë shtyrë më shumë njerëz në moçalin e varfërisë,” shkroi e përditshmja shtetërore Setareh Sobh më 12 tetor.
“Inflacioni është një shkak serioz i varfërisë në Iran. Në fillim të vitit 2003, norma e inflacionit në Iran ishte afër 40 përqind. Zhvlerësimi i monedhës së vendit ka çuar në rritjen e papunësisë, e cila ka lënë shumë iranianë në varfëri. Iranianët kanë qenë dëshmitarë të rritjes së çmimeve. Çmimet janë rritur nga 55 për qind në më shumë se 100 për qind ” shton Setareh Sobh.
Sipas të përditshmes Setareh Sobh, regjimi “ka rritur inflacionin duke shtypur kartëmonedha për të kompensuar deficitin buxhetor. Shtypja e kartëmonedhave rriti normën e likuiditetit dhe meqenëse vëllimi i likuiditetit ishte shumë më i lartë se norma e prodhimit të vendit, norma e inflacionit u rrit në mënyrë dramatike. ”
Për shkak të rritjes së normës së inflacionit dhe rritjes së çmimeve, njerëzit mezi mbijetojnë. Sipas të përditshmes shtetërore Hamdeli të martën, “Gjendja psikologjike e shoqërisë është në nivel shqetësues dhe manifestohet çdo ditë në forma të ndryshme dhune.”