Dëshmitarët Kundër Zyrtarit Iranian të Burgjeve Përforcojnë Thirrjet për Kërkesë më të Gjerë Llogarie

761

Mbështetësit e MEK protestojnë përpara gjykatës

Në 2019-ën, autoritetet suedeze arrestuan një ish zyrtar iranian të burgjeve me emrin Hamid Noury, pas mbërritjes së tij në Suedi si turist. Ky arrestim u shpjegua si një zbatim i “juridiksionit universal,” një parim i cili lejon që autorët e shkeljeve më të rënda të ligjit ndërkombëtar të ndiqen penalisht në çdo vend, pavarësisht nga kombësia e të pandehurit dhe vendi ku janë kryer krimet. Noury nisi të gjykohej zyrtarisht në gusht, i akuzuar për krime lufte dhe vrasje në masë, por verdikti dhe dënimi nuk priten para muajit prill.

Noury ka qenë në krye të nëpunësve në burgun Gohardasht gjatë verës së 1988-ës, kur autoritetet e regjimit implementuan një fetva të liderit suprem të regjimit, Ruhollah Khomeini, gjë që çoi në ekzekutimin në masë të 30,000 të burgosurve politikë. Me postin që kishte, Noury ka luajtur një rol të drejtpërdrejtë në disa prej këtyre vrasjeve, si dhe në torturimin dhe marrjen në pyetje të të burgosurve politikë. Rreth 90 përqind e viktimave të masakrës së 1988-ës ishin anëtarë dhe mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit, dhe çdo lidhje me MEK konsiderohej arsye e mjaftueshme për ekzekutim pa gjyq.

Dëshmitarët në gjyqin e Noury kanë thënë se ai vetë e ka konfirmuar këtë gjë, pasi u ka thënë atyre në atë kohë: “Nëse do të donim ta zbatonim urdhrin [e Khomeini-t], do të na duhej të vrisnim gjysmën e popullsisë.” Me sa duket Noury e ka përdorur këtë për të shpjeguar se pse disa nga të burgosurit në pavijonet politike të burgut Gohardasht kishin mbetur gjallë pas valës më të rëndë të ekzekutimeve, por gjithashtu ka ushtruar presion mbi ta duke përdorur faktin që kishin shpëtuar për një qime nga varja.

Ahmad Ebrahimi, një dëshmitar që ka kaluar 10 vite si i burgosur politik që nga viti 1981, ka cituar fjalët e Noury: “Nëse dikush nga ju bën një gabim, atëherë do t’ju ekzekutojmë të gjithëve.”

Embracing Iran’s Raisi Amplifies Threat Posed by His Regime

Një tjetër dëshmitar, Akbar Bandali, ka dëshmuar se Noury ka qenë direkt përgjegjës për rrahjen e të burgosurve, për t’i marrë në pyetje, por edhe thjesht si një mjet ndëshkimi pa gjyq. Bandali tha se në një rast, ai kishte zbuluar një plagosje në gju, dhe Noury e kishte goditur vetë Bandali-n disa herë në plagë, si dhe e kishte përdorur këtë si një taktikë për torturë të personalizuar.

Shumë nga të mbijetuarit e masakrës së 1988-ës kanë raportuar se regjimi i ka patur të planifikuara ato vrasje që më përpara, dhe kjo ka nxitur spekulime se torturimet gjatë marrjeve në pyetje në muajt para masakrës kanë patur pikërisht qëllimin të identifikonin personat që do të ekzekutoheshin në grupe pas nxjerrjes së fetvas.

Sipas Bandali, kjo praktikë filloi të mbizotëronte pas një “vale të dytë” ekzekutimesh gjatë verës së 1988-ës. Por siç kanë theksuar ai dhe të mbijetuar të tjerë, para kësaj kohe ishin kryer ekzekutime të panumërta vetëm mbi bazën e marrjeve në pyetje për vetëm pak minuta përpara një “komisioni të vdekjes.” Dëshmitë e dhëna në Stokholm konfirmojnë se këto “gjyqe” shpesh zgjatnin më pak se tre minuta dhe përmbanin vetëm një pyetje për sa i përket pikëpamjeve të të pandehurit lidhur me MEK.

Komisioni i vdekjes që mbikëqyrte burgjet Evin dhe Gohardasht, përbëhej nga katër zyrtarë. Mes tyre ishte Ebrahim Raisi, i cili në gusht 2021 u inaugurua si president i regjimit. Caktimi i tij në këtë post është pritur me zemërim nga iranianët dhe nga aktivistë të të drejtave njerëzore në mbarë botën. Amnesty International e ka quajtur këtë gjë si një “kujtesë të zymtë për faktin që pandëshkueshmëria ka pushtet absolut në Iran” dhe ka shprehur keqardhje për faktin që Raisi nuk është hetuar për krime kundër njerëzimit.

 

 

Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Reddit Email Print