Drejt fitores Një vështrim i shkurtër mbi kryengritjet në Iran

Irani po kalon kushte të vështira jetese që janë krijuar prej vitesh për shkak të pasojave të politikave korruptive të regjimit në pushtet, të cilat kanë çuar në rënie të zhvillimit, inflacion të lartë dhe përhapjen e papunësisë dhe varfërisë.

Një vështrim i shkurtër mbi kryengritjet në Iran

Regjimi po përpiqet të mbajë veten gjallë duke shpenzuar miliona dollarë për të financuar terrorizmin dhe militantët e tij, si dhe duke zgjeruar programet e tij raketore dhe bërthamore. Paratë që duhet të shpenzohen për rritjen ekonomike të vendit, shkojnë për militantët e Hezbollahut në Liban, Houthi në Jemen dhe forcat terroriste të regjimit në Irak.

Kjo politikë grabitqare e mullahëve në pushtet ka shtyrë gati 80% të iranianëve poshtë kufirit të varfërisë, dhe kjo varfëri në rritje e ka kthyer Iranin në një fuçi baruti, e cila është gati të shpërthejë.

Në kryengritjet mbarëkombëtare të 2018-ës dhe 2019-ës që u zhvilluan në mbi 190 qytete iraniane, populli kërkoi përmbysjen e regjimit të mullahëve.

Vetëm në kryengritjen e vitit 2019, 1500 njerëz u vranë dhe 12,000 u arrestuan, por pavarësisht shtypjes brutale të regjimit ndaj protestuesve, protestat vazhdojnë në të gjithë Iranin dhe janë të pandalshme, duke u përhapur çdo ditë e më shumë.

Khamenei, Udhëheqësi Suprem i regjimit iranian, caktoi një klerik si president të regjimit të tij për të frenuar gjendjen shpërthyese të shoqërisë dhe protestat e kryengritjet popullore duke arrestuar, torturuar dhe ekzekutuar protestuesit. Sigurisht që deri tani kjo përpjekje e regjimit nuk ka rezultuar e frytshme. Kryengritjet vazhdojnë. Lëvizjet shoqërore, veçanërisht kryengritja e banorëve të provincës Khuzestan, fermerëve dhe banorëve në Isfahan, demonstratat e mësuesve e akademikëve në afro 200 qytete, si dhe protestat e pensionistëve, tregojnë se në çfarë faze ka arritur lufta për liri e popullit iranian.

Nga ana tjetër, njësitë e rezistencës kanë mbajtur ndezur flakën e kryengritjes pavarësisht gjendjes tepër të vështirë për shkak të pandemisë dhe shtypjes brenda Iranit të pushtuar nga mullahët.

Djegia e statujës së Qassem Soleimani-t, xhelatit të muxhahedinëve dhe vrasësit të popullit sirian e irakian, është një shembull i veprimtarisë së njësive të rezistencës në Iran.

Protestat në korrik për shkak të mungesës së ujit kryesisht nga fermerët në provincën Khuzestan u shtypën dhunshëm nga qeveria. Në mes të nëntorit, protesta të ngjashme u zhvilluan në qytetin e lashtë të Isfahanit, kundër tharjes së lumit Zayandehroud, burimit kryesor të ujitjes për fermerët e rajonit.

Në lidhje me këtë, New York Times shkruan:

Të premten, ndërsa njerëzit u mblodhën për të protestuar, forcat e sigurisë iu vërsulën edhe më dhunshëm. Përleshjet u përhapën nga shtrati i thatë i lumit në rrugët në qendër të qytetit Isfahan. Sipas dy dëshmitarëve okularë në zonë dhe videove të shpërndara gjerësisht në mediat sociale, rojet e sigurisë qëlluan me saçma dhe hodhën gaz lotsjellës mbi turmat e protestuesve, si dhe i rrahën me shkopinj. Nuk ka shifra zyrtar për viktima, por videot dhe dëshmitarët okularë tregojnë se dhjetëra demonstrues u plagosën.

Faqja e internetit The Levant UK shkruan:

Në muajt e fundit, veçanërisht në dhjetor 2021, mësuesit iranianë kanë dalë në rrugët e mbi 119 qyteteve në mbarë Iranin për të kërkuar rritjen e pagave të tyre. Mësuesit pensionistë kërkojnë të balancojnë pagat e tyre me normat e reja të inflacionit. Më 13 dhjetor, forcat e sigurisë sulmuan tubime mësuesish në disa qytete iraniane. Në videot e protestave të mësuesve në Teheran dhe Sari tregohen forcat e sigurisë duke arrestuar mësuesit protestues. Eksperienca e shtypjes së protestave paqësore dhe e ndëshkimeve ndaj shoqërisë civile, unioneve dhe aktivistëve politikë në vitet e fundit ka ngritur shqetësimin se, nëse mësuesit vazhdojnë të protestojnë, vendi do të shohë masa edhe më të ashpra të sigurisë ndaj këtyre protestave.

Populli iranian beson, dhe veprimet e tij gjithashtu tregojnë, se ky regjim nuk ia përmbush as të drejtat minimale, sepse nuk do t’ia dijë për të. Populli thotë se e vetmja mënyrë për të arritur të drejtat tona legjitime është ndryshimi i regjimit.

Forcat e Sigurimit të Shtetit qëllojnë mbi një 8-vjeçare të pafajshme, plagosin motrën e saj

Mezgin Palangi the 8-year-old girl killed by SSFMezgin Palangi, vajza 8-vjeçare e vrarë arbitrarisht nga SSF

 

Forcat e Sigurimit të Shtetit në Zanjan hapën zjarr mbi një makinë pasagjerësh të mërkurën, më 19 janar 2022, duke vrarë një vajzë të pafajshme 8-vjeçare të quajtur Mezgin Palangi dhe duke plagosur motrën e saj 16-vjeçare, Falak Palangi.

Falak është plagosur rëndë dhe po merr kujdes mjekësor në një nga qendrat mjekësore të Zanjanit.

Thuhet se SSF ka qëlluar në mënyrë arbitrare në drejtim të një Peugeot 405 nga prapa. Personat që ndodheshin në makinë ishin një nënë me dy vajzat dhe djalin e saj.

Familja ishte nga fshati Mollah Hassan pranë qytetit Maku në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor. Ata kishin shkuar në Teheran për të vizituar të afërmit e tyre. Babai i Mezginit, Kamal, thuhet se ka vdekur dy vjet më parë. Nëna e Mezginit është një grua kryefamiljare e vetme, e cila tani ka humbur një vajzë dhe tjetrën ia kanë plagosur rëndë.

Sipas një burimi të informuar, trupi i 8-vjeçares ende nuk i është dorëzuar familjarëve të saj.

Innocent 8-year-old girl killed by SSFSanaz dhe Milad Mohammadian dhe djali i tyre 3-vjeçar

 

Irani: Kombi e urren Sistemin Klerikal

Klerikë të rinj duke marrë çallmat e tyre në ceremoninë e diplomimit në një seminar në qytetin Qom. (Foto Fajli)

Ata që i njohin mirë rrjetet sociale iraniane janë dëshmitarë të një tendence në rritje të videove dhe postimeve për njerëzi të zakonshëm që flasin kundër mullahëve në rrugë, duke i fyer ata dhe madje duke treguar agresion. Në fund të dhjetorit, një video u filmua në qytetin e shenjtë Qomit, tradicionalisht baza e pushtetit të klerikëve, ku tregohej një grua që sulmonte dy klerikë, duke ua shqyer dhe shkelur çallmat. Postime të tilla zakonisht bëhen virale në platforma të ndryshme dhe në komente shfaqet ndjenja mbarëkombëtare.

Në mungesë të lirisë së shprehjes në vend dhe për shkak të dominimit total të shtetit në mediat konvencionale, platformat e mediave sociale janë më të besueshme pasi ato kanë qenë më imune ndaj propagandës sistematike që agjencitë e ndryshme të inteligjencës së regjimit iranian duan t’i ushqejnë botës së jashtme. Edhe pse, as këto nuk janë kursyer nga ushtria kibernetike me mijëra forca. Por të paktën, ekziston një lloj mbrojtjeje për përdoruesin, duke u fshehur pas disa shtresave të VPN-ve, profileve anonime ose identiteteve të rreme.

Teletoni i Njëzetegjashtë në Simay-e Azadi, Televizioni Kombëtar i Iranit

Të Rinj të Rebeluar dhe Bashkatdhetarë të Guximshëm Nga Mbarë Irani dhe 42 Shtete të Tjera Mbështesin Simay-e Azadi, Ngrihen në Mbështetje të Muxhahedin-e Khalq (Mek) dhe Rezistencës Iraniane, Kundër Fashizmit Fetar dhe për Çlirimin e Iranit

Një total prej 6,665,454 dollarësh u kontribuan për Simay-e Azadi

Programi teleton në “Simay-e Azadi” (Televizioni Kombëtar i Iranit) filloi në 17:30 me orën e Teheranit të premten, më 14 janar 2022 dhe vazhdoi të shtunën, të dielën dhe të hënën. Ai përfundoi në 09:45 të mëngjesit të së martës, 18 janar 2022.

Njëzet drejtues punuan me 28 të ftuar me 105 linja telefonike, interneti dhe video përmes Zoom dhe Skype gjatë kësaj kohe. Në të njëjtën kohë, pati një rrjedhë të pandërprerë informacioni, kontributesh dhe ndërgjegjësimi përmes një fushate me hashtage #همیاری dhe #FreeIranTelethon në internet dhe në rrjetet sociale Twitter, Facebook, Instagram dhe Telegram.

Sipas raportit përfundimtar të Simay-e Azadi, shuma totale e kontributeve dhe detyrimeve financiare të realizuara në këtë teleton ka arritur në 6,665,454 dollarë. Ndihma bujare e bashkatdhetarëve tanë për Simay-e Azadi erdhi në një kohë kur, krahas varfërisë së madhe që popullin ynë po përjeton për shkak të regjimit, kufizimet dyvjeçare të koronavirusit kanë vënë shumicën e mbështetësve, brenda dhe jashtë Iranit, në një gjendje shumë të vështirë ekonomike dhe financiare.

Pavarësisht shtimit të pajisjeve të komunikimit dhe kohëzgjatjes së programit, shumë bashkatdhetarë dhe kolegë pritën gjatë për të hyrë në linjë për shkak të volumit të telefonatave. Madje, gjatë programit, ishte e pamundur të lidheshin një pjesë e madhe e telefonatave, të transmetoheshin shumë video mesazhe mbështetjeje dhe të raportoheshin një pjesë e kontributeve dhe deklaratave të mbështetjes.

Në këtë teleton, të rinjtë dhe Njësitë e Rezistencës nga Teherani dhe qytete të ndryshme të Iranit ndërmorën rreziqe të konsiderueshme, shpesh duke pritur me orë të tëra për të kontaktuar me Simay-e Azadi. Prezenca e femrave brenda dhe jashtë vendit gjatë teletonit ishte shumë e rëndësishme. Kjo tregoi rolin drejtues që luajnë gratë në luftën kundër regjimit klerikal për çlirimin e atdheut tonë.

Bashkatdhetarët tanë që kontaktuan me Simay-e Azadi e përshkruan këtë kanal televiziv si “zërin e kryengritjes dhe të Njësive të Rezistencës, mësuesve dhe punëtorëve që protestojnë çdo ditë, fermerëve dhe banorëve të etur të Khuzestanit dhe Isfahanit, gratë të vuajtura dhe punëtore të Iranit të cilat janë nën shtypjen e dyfishtë të regjimit mizogjinist klerikal, hamajve të karburantit, fëmijëve që punojnë dhe popullit të rebeluar të Sistanit, Khuzestanit dhe Isfahanit,” dhe “një dritë që sjell shpresë dhe frymëzim në zemrat dhe shtëpitë e njerëzve”.

Ata falenderuan Simay-e Azadi për mbulimin e saktë dhe të pacensuruar të fakteve, duke përfshirë lajmet për tragjedinë e COVID-19, zbulimin e sekreteve të regjimit, publikimin e përditshëm të numrit të viktimave, duke ekspozuar korrupsionin dhe sjelljen plaçkitëse të grupimeve në pushtet, dhe projektet antipatriotike raketore dhe bërthamore, si dhe ndërhyrjet terroriste dhe rajonale të regjimit. Ata gjithashtu shprehën mirënjohje për transmetimin e lajmeve në lidhje me Njësitë e Rezistencës dhe lëvizjet protestuese, si dhe informacioneve rreth aktiviteteve të Rezistencës Iraniane në arenën ndërkombëtare.

Në raportin e tij, televizioni Simay-e Azadi e përshkroi “stuhinë e emocioneve, afeksioneve dhe lidhjeve me rezistencën si dhe këmbënguljen për të arritur lirinë” si “kontrast të fortë me krizën, përçarjen dhe dezertimet që kanë pllakosur diktaturën fetare”.

Iran: 12 të Ekzekutuar në Dy Ditë, 45 në 30 Ditët e Fundit

Me Rritjen e Ekzekutimeve, Krimet e Regjimit Klerikal Duhet t’i Referohen Këshillit të Sigurimit të OKB-së

I tmerruar nga protestat dhe kryengritjet, regjimi klerik ka përshpejtuar ekzekutimet në mënyrë që të rrënjosë një atmosferë terrori. Dymbëdhjetë të burgosur u varën të mërkurën dhe të enjten, gjashtë secilën ditë, duke e çuar në të paktën 45 numrin e ekzekutimeve të regjistruara në 30 ditët e fundit (muaji i 10-të në kalendarin persian).

Rezistenca Iraniane u kërkon edhe një herë Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij, të ndërmarrin veprime urgjente për të shpëtuar jetën e të dënuarve me vdekje. Mbajtja e marrëdhënieve me një regjim që mbijeton vetëm përmes ekzekutimeve dhe masakrave shkel të gjitha standardet dhe parimet e të drejtave të njeriut mbi të cilat janë themeluar Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Historiku i krimeve të regjimit klerikal duhet t’i referohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe udhëheqësit e tij, veçanërisht Khamenei, Raisi dhe kreu i gjyqësorit Gholam-Hossein Mohseni-Eje’i, duhet të vihen para drejtësisë për katër dekada krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Iran: A “arriti” ndonjë gjë Raisi në Rusi?

Presidenti i regjimit iranian, Ebrahim Raisi udhëtoi për në Rusi të mërkurën në mes të bisedimeve bërthamore që zhvillohen në Vjenë midis Teheranit dhe fuqive botërore.

Udhëtimi në Rusi është në kundërshtim të plotë me sloganin e ashtuquajtur “as Perëndim as Lindje” të regjimit, që është i gdhendur në hyrje të Ministrisë së Jashtme. Udhëtimi i fundit i Raisit në Rusi konfirmon se regjimi po kapet pas fijes së kashtës për të shpëtuar veten nga përmbysja.

Ekonomia e Iranit është në rrënim për shkak të keqmenaxhimit të teokracisë në pushtet, korrupsionit, paaftësisë, sanksioneve dhe pandemisë Covid-19. Norma e inflacionit qëndron në rreth 40 për qind dhe monedha kombëtare e Iranit ka humbur me shpejtësi vlerën e saj. Protestat e iranianëve nga të gjitha sferat e jetës kanë përfshirë të gjithë vendin. Gjatë  këtyre protestave, populli, në thirrjet e tij, merr në shënjestër të tërë regjimin. E ardhmja e bisedimeve bërthamore në Vienë duket e zymtë për shkak të shantazheve dhe qëndrimit maksimalist të regjimit. Me pak fjalë, koha nuk është në anën e Teheranit.

Ndërkohë, mediat shtetërore paralajmërojnë për një tjetër kryengritje popullore. E përditshmja Mostaghel paralajmëroi më 19 janar se “tsunami i krizave sociale ka shkaktuar shumë pakënaqësi” dhe do të rezultojë në “shpërthim problemesh të mëdha” të cilat “mund të jenë shumë të rrezikshme dhe të çojnë në kolaps”.

Shumë nga zyrtarët e regjimit u tallën me udhëtimin e Raisit në Rusi dhe atë të ministrit të jashtëm në Kinë. Ata pyesnin me sarkazëm për sloganin “as Perëndim, as Lindje”. Si përgjigje, zëdhënësja e Liderit Suprem, e përditshmja Kayhan, pohoi më 19 janar: “Në sloganin ‘as Perëndim as Lindje’, ne nuk po flasim për drejtime gjeografike. Ky slogan ishte për kohët e vjetra.”

Me pak fjalë, udhëtimi i Raisit në Rusi tregon se regjimi është në një rrugë qorre. Por, gjithsesi, ka disa spekulime të rëndësishme për motivin e kësaj vizite.

Së pari, Teherani ka nevojë dëshpërimisht për ndihmë financiare dhe ndryshe nga marrëveshja bërthamore e 2015-ës, qeveritë perëndimore nuk janë të gatshme t’u japin një tjetër thes me para Ajatollahëve. Përveç kësaj, sanksionet nuk do të hiqen në një të ardhme të afërt. Prandaj, për të parandaluar mbytjen e tij ekonomike, regjimi duhet t’i drejtohet Rusisë për të zgjeruar tregtinë.

Por Rusia nuk mund t’i ofrojë zgjidhje regjimit iranian. Së pari, Rusia është nën sanksione ndërkombëtare dhe përballet me sfida serioze ekonomike. Pra, ajo nuk do të sakrifikonte ta ndihmonte regjimin duke rrezikuar të goditet me më shumë sanksione ose të paguajë çmimin e rëndë të shkeljes së sanksioneve të vendosura ndaj Teheranit. Më 15 korrik 2020, uebsajti shtetëror Shan citoi Eshaq Jahangiri, ish-zëvendëspresidentin e regjimit, duke pranuar se Teherani nuk “beson se Rusia dhe Kina do t’u binden sanksioneve”.

Së dyti, ndoshta Rusia kërkon të fitojë një avantazh ekonomik dhe politik ndaj Iranit. Ka disa spekulime se Kremlini dëshiron t’i shesë avionët luftarakë Sukhoi regjimit iranian, sepse Egjipti dhe Algjeria kanë anuluar kontratat e tyre për shkak të sanksioneve të SHBA-së kundër Rusisë.

Regjimi ka probleme në bisedimet bërthamore me vendet perëndimore. Kështu, ndoshta Rusia kërkon t’i shfrytëzojë marrëdhëniet e saj me Teheranin si avantazh në krizën e saj me Ukrainën për të fituar lëshime nga fuqitë perëndimore.

Mund të thuhet pa frikë se Teherani do të humbasë. Sepse, siç theksoi e përditshmja shtetërore Etemad më 19 janar, “Rusia mendon vetëm për interesat e veta dhe nuk mund t’i besohet asaj.” Regjimi ka përvojën e hidhur të dënimit të Teheranit nga Rusia në Këshillin e Sigurimit.

“Ne menduam se Rusia do të vinte veton ndaj rezolutës kundër Iranit në Këshillin e Sigurimit. Por jo vetëm që nuk vuri veton, por votoi edhe kundër nesh. [Rusia] madje refuzoi të paktën të largohej nga takimi i Këshillit apo të abstenonte,” tha më 19 janar Nematollah Izadi, ambasadori i fundit i Iranit në Bashkimin Sovjetik.

Iran sought nuclear weapons from Russia: former Iranian ambassador to Moscow

Së treti, regjimi në Teheran po manovron tani me politikën e tij “vështrim nga lindja” në mes të negociatave bërthamore, dhe pretendon se synon t’i shfrytëzojë problemet aktuale midis fuqive perëndimore dhe Rusisë e Kinës dhe t’i bashkohet “bllokut lindor,” e të peshkojë në ujëra të trazuara.

Kjo nuk ka gjasa të ndodhë pasi regjimi ka dëshpërimisht nevojë për heqjen e sanksioneve të SHBA. Shoqëria e trazuar iraniane me protestat e saj të përditshme i jep mesazhin regjimit të brishtë të Iranit se nuk ka kohë për “prova dhe gabime”, siç përshkruhet nga mediat shtetërore.

Përveç kësaj, kundërshtarët rajonalë të Teheranit po e rrisin presionin ndaj qeverive perëndimore që të mos i nënshtrohen shantazheve bërthamore të regjimit.

Edhe ideja e Teheranit se tregtia me Rusinë dhe Kinën mund të ndihmojë 85 milionë njerëz ose të paktën ta ndihmojë regjimin për të financuar aktivitetet e tij të paligjshme është po aq e gabuar. Ministri i Jashtëm i Raisit reklamon marrëveshjen 25-vjeçare Iran-Kinë, por investimet e premtuara ende nuk janë realizuar pasi Pekini ka ngurruar të injektojë shuma masive në një vend të sanksionuar si Irani.

Me fjalë të tjera, udhëtimi i Raisit në Rusi dhe politika “vështrim nga lindja” e regjimit është si të biesh nga shiu në breshër. Kjo politikë nuk është përparim për regjimin, ajo më tepër nënkupton dëshpërimin e mullahëve, të cilët po kapen pas çdo gjëje që munden si një njeri që është duke u mbytur në det. Regjimi po përballet me një shoqëri shpërthyese brenda vendit dhe një popullsi që dëshiron ndryshim regjimi. Ky është një problem që as Rusia dhe as Kina nuk mund ta zgjidhin.

 

Mësuesit kërkojnë implementimin e Planit të Rankimit

 

Mësuesit kanë organizuar disa protesta mbarëkombëtare muajt e fundit. Në të gjitha këto protesta, mësueset femra kanë luajtur një rol të spikatur.

Mësuesit iranianë kërkojnë zbatimin e planit të rankimit të mësuesve, të cilin regjimi nuk e ka implementuar ende. Në vend të kësaj, forcat e sigurisë arrestojnë dhe burgosin mësuesit protestues.

Të hënën, më 17 janar 2022, Këshilli i Gardianëve e riktheu në Kuvend projektligjin për Rankimin e Mësuesve.

“Megjithëse njoftoi në parlament se do ta pranonte barrën financiare të implementimit të rankimit të mësuesve, qeveria nuk po e pranon atë tani,” tha Monadi Sefidan, kryetar i komisionit parlamentar të arsimit dhe kërkimit. (faqja shtetërore tejaratnews.com – 20 janar 2022)

Ai shtoi se “Këshilli i Gardianëve e mbajti projektligjin për rreth 20 ditë, por qeveria nuk dorëzoi shkresën që pranonte barrën financiare për zbatimin e projektligjit të rankimit (gjatë kësaj periudhe). Qeveria e kishte pranuar verbalisht buxhetin për këtë projektligj në një seancë të hapur të Kuvendit. Çështja ishte diskutuar edhe në mbledhjen e krerëve të tre degëve… por me sa duket, zëvendës presidenti i parë nuk ka firmosur për të pranuar barrën financiare të projektligjit”.

Mësuesit iranianë kanë vite që presin dhe kërkojnë miratimin dhe implementimin e planit të rankimit të mësuesve, me shpresën për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës.

Pas më shumë se një dekade zvarritjeje, parlamenti i mullahëve miratoi me nxitim një projekt-ligj më 15 dhjetor 2021, si reagim ndaj protestave mbarëkombëtare të mësuesve. Megjithatë, regjimi iranian nuk i ka ndarë fondet e nevojshme për të implementuar Planin e Rankimit të Mësuesve.

Parashikimi i tmerrshëm i rritjes së çmimeve dhe rritjes së madhe të kostove të kujdesit shëndetësor të Iranit

Iranian Regime, the sole cause of Iran’s economic hardshipDeklaratat e fundit të kreut të Dhomës së Përbashkët Iran-Kinë për inflacionin e paprecedentë të Iranit kanë shkaktuar bujë në platformat e mediave sociale. Në përgjigje të rritjes së çuditshme të çmimeve të mallrave bazë në muajt e fundit, Majid Reza Hariri kishte thënë se “Irani ishte në pikën e tij më të rrezikshme historike të inflacionit në katër dekadat e fundit”.

“Nëse kalojmë nëpër këto faza të inflacionit 50 ose 60 për qind, do të bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u kontrolluar dhe mund të çojë në hiperinflacion,” tha ai në komentet e transmetuara nga mediat shtetërore. Të flasësh për hiperinflacion tani është gjuha e zyrtarëve ekonomikë të Iranit.

Kjo ka çuar në një bujë në mesin e përdoruesve iranianë të Twitter me njerëz që shprehin shqetësimin për rritjen e çmimeve dhe jetesën e tyre. Reza, e cila është punëtore në një punishte në Teheran, thotë: “Vajza ime po studion grafikë kompjuterike.

Ajo ka nevojë për një laptop për të vazhduar shkollimin, por çmimi i markave të ndryshme është mbi 100 milionë tomanë dhe unë nuk mund ta përballoj atë, ndaj më është dashur të privoj vajzën time nga arsimi.”

 

Iran: I burgosuri politik u var në Zahedan; Dy të burgosur politikë ekzekutohen në Shiraz dhe Khorramabad

Të hënën, më 17 janar 2022, regjimi klerik ka varur në burgun e Zahedanit një të burgosur politik 33-vjeçar nga Saravani, Abdolbaset Rigi nga Saravani, pas katër vitesh burg me akuzën e vrasjes dhe “bashkëpunimit me grupet kundër regjimit”.

” Ai u arrestua nga divizioni i Ministrisë së Inteligjencës së IRGC-së në Saravan në vitin 2018 dhe iu nënshtrua torturave brutale. Regjimi klerik gjithashtu vari dy të burgosur në burgjet e Khorramabad dhe Shiraz më 16 dhe 17 janar, duke e çuar në të paktën 33 persona numrin e të burgosurve të ekzekutuar gjatë muajit të kaluar.

Rezistenca iraniane i kërkon Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha organeve përkatëse të OKB-së dhe Bashkimit Evropian dhe shteteve të tij anëtare që të ndërmarrin veprime urgjente për të shpëtuar jetën e të dënuarve me vdekje, veçanërisht të të burgosurve politikë. Persekutimi i të burgosurve politikë është shtuar që nga presidenca e Ebrahim Raisit, pjesëtarit të masakrës së 1988-ës.

Prandaj, është e domosdoshme të referohen shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut nga regjimi klerikal në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe të sillen para drejtësisë liderët e këtij regjimi, veçanërisht Khamenei, Raisi dhe shefi i gjyqësorit Gholam-Hossein Mohseni Eje’i.

 

Kleptokracia e Iranit dhe nepotizmi sistematik

Iranian regime president Ebrahim Raisi and his cabinet of thieves, killers, and crooks (1)Korrupsioni ekonomik ka qenë një problem ndërkombëtar prej shekujsh. Por kur bëhet fjalë për Iranin, fjala “korrupsion” nuk arrin të portretizojë keqpërdorimin e vërtetë të fondeve publike nga teokracia në pushtet. Me nepotizmin e tij endemik dhe rastet e panumërta të profilit të lartë të përvetësimeve, regjimi klerik është përkufizimi i vërtetë i një kleptokracie.

 

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2020 i Transparency International e rendit Iranin në vendin e 145-të nga 180 vende. Monarkia (regjimi i Shahut) që sundoi Iranin përpara mullahëve ishte e njohur për nepotizmin dhe korrupsionin e saj shtetëror, duke i dhënë asaj pseudonimin e “Një mijë familjet” (Hezar Famil). Por regjimi i mullahëve, i cili rrëmbeu revolucionin antimonarkik të vitit 1979, e ka tejkaluar shumë ligësinë ekonomike të Shahut. Duke iu drejtuar mashtrimit të pakufishëm dhe të paturpshëm, nën pretekstin e “luftimit të korrupsionit”, zyrtarët e regjimit kanë krijuar nepotizëm sistematik.

 

Përparimet teknologjike dhe aksesi më i gjerë në arsim në shekullin e 21-të kanë mundësuar që më shumë qytetarë të zgjidhen në poste politike, duke forcuar gradualisht meritokracinë. Por ky nuk është rasti në Iran nën regjimin e mullahëve.

 

E përditshmja shtetërore Jahan-e Sanat u tall me nepotizmin e regjimit në një artikull më 17 janar, duke thënë: “Ata vijnë me autobusë dhe zënë poste të larta dhe e vetmja gjë që nuk ka rëndësi është merita. Nuk mund të gjenden kritere të tilla si arsimi dhe diploma përkatëse, sfondi dhe përvoja. Në vend të kësaj, neve vetëm na thuhet për pozitat dhe titujt e tyre menaxheriale.”

 

Sipas Al-Monitor, i cili është i lidhur me Teheranin, “Ministri i Punës Hojjatullah Abdul Maleki ka emëruar vëllain e gruas së tij si këshilltarin e tij. Zanib Kadkhoda, një kushëri i Raisit, së fundmi është emëruar Dekan i Fakultetit të Stomatologjisë në Universitetin e Teheranit. Gjithashtu, Meysam Nili, vëllai i dhëndrit të Raisit, së fundmi filloi në agjencinë zyrtare të lajmeve IRNA si një anëtar kyç i këshillit të saj të lartë.

 

“Rasti i fundit [e nepotizmit] është ai i Mehdi Rahimit, një i afërm i Farid Haddad Adel. Rahimi u bë drejtor i marrëdhënieve me publikun në zyrën e Presidentit edhe pse ka vetëm një diplomë të shkollës së mesme. Kjo është mjaft normale kur një Maddah [këngëtar fetar] bëhet zëvendës i kryetarit të bashkisë së Teheranit për promovimin e shkrim-leximit”, shkroi e përditshmja Jahan-e Sanat më 17 janar. Vetë Raisi u bë president me arsim në klasën e gjashtë dhe pa përvojë në drejtimin ekzekutiv.

Në realitet Raisi është krim kundër njerëzimit që ka në duar gjakun e mbi 30 mijë të burgosurve politikë. Gjatë gjenocidit të tmerrshëm të vitit 1988 në Iran, ai ishte anëtar i të ashtuquajturve “Komitetet e Vdekjes”, të cilat dërguan mijëra të burgosur të pafajshëm në trekëmbësh sepse u ngritën për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë. Për kleptokracinë qeverisëse të Iranit, përfshirja në krime kundër njerëzimit dhe besnikëria e plotë ndaj Udhëheqësit Suprem qëndron mbi të gjitha kriteret e tjera, duke përfshirë kompetencën.

Parviz Fattah, kreu i Fondacionit Mostazafan, emëroi Heshmatollah Ghanbarin, një propagandues kryesor në organizatën radiotelevizive të regjimit (IRIB), si kreun e Holding-it Parsian Turizmit dhe Qendrave Rekreative. Ghanbari ka qenë gjithashtu zëvendësdrejtor i zhvillimit të burimeve.

“Heshmatollah Ghanbari u emërua drejtor menaxhues i një Holding turistik pa asnjë ditë përvojë në menaxhim. Kudo që shikoni, ne shohim emërime të tilla,” pranoi e përditshmja shtetërore Aftab-e Yazd më 12 janar. Nepotizmi nuk kufizohet vetëm në fraksionin qeverisës të regjimit. Psh presidenti i vetë-përshkruar “reformist” i regjimit, Hassan Rouhani, kishte emëruar dhëndrin e tij si kreun e studimit gjeologjik të Iranit,.

Rouhani kishte emëruar gjithashtu vëllain e tij si “këshilltarin e posaçëm”. Vëllai, Hossein Fereydoon, u arrestua më vonë nga fraksioni rival, por tani gëzon një jetë të rehatshme në burg dhe shpesh merr leje për të dalë. Ndërkohë, shumë të burgosur politikë iranianë janë të privuar nga kujdesi më elementar mjekësor dhe si pasojë humbin jetën.