Teletoni i Njëzetegjashtë në Simay-e Azadi, Televizioni Kombëtar i Iranit

597

Të Rinj të Rebeluar dhe Bashkatdhetarë të Guximshëm Nga Mbarë Irani dhe 42 Shtete të Tjera Mbështesin Simay-e Azadi, Ngrihen në Mbështetje të Muxhahedin-e Khalq (Mek) dhe Rezistencës Iraniane, Kundër Fashizmit Fetar dhe për Çlirimin e Iranit

Një total prej 6,665,454 dollarësh u kontribuan për Simay-e Azadi

Programi teleton në “Simay-e Azadi” (Televizioni Kombëtar i Iranit) filloi në 17:30 me orën e Teheranit të premten, më 14 janar 2022 dhe vazhdoi të shtunën, të dielën dhe të hënën. Ai përfundoi në 09:45 të mëngjesit të së martës, 18 janar 2022.

Njëzet drejtues punuan me 28 të ftuar me 105 linja telefonike, interneti dhe video përmes Zoom dhe Skype gjatë kësaj kohe. Në të njëjtën kohë, pati një rrjedhë të pandërprerë informacioni, kontributesh dhe ndërgjegjësimi përmes një fushate me hashtage #همیاری dhe #FreeIranTelethon në internet dhe në rrjetet sociale Twitter, Facebook, Instagram dhe Telegram.

Sipas raportit përfundimtar të Simay-e Azadi, shuma totale e kontributeve dhe detyrimeve financiare të realizuara në këtë teleton ka arritur në 6,665,454 dollarë. Ndihma bujare e bashkatdhetarëve tanë për Simay-e Azadi erdhi në një kohë kur, krahas varfërisë së madhe që popullin ynë po përjeton për shkak të regjimit, kufizimet dyvjeçare të koronavirusit kanë vënë shumicën e mbështetësve, brenda dhe jashtë Iranit, në një gjendje shumë të vështirë ekonomike dhe financiare.

Pavarësisht shtimit të pajisjeve të komunikimit dhe kohëzgjatjes së programit, shumë bashkatdhetarë dhe kolegë pritën gjatë për të hyrë në linjë për shkak të volumit të telefonatave. Madje, gjatë programit, ishte e pamundur të lidheshin një pjesë e madhe e telefonatave, të transmetoheshin shumë video mesazhe mbështetjeje dhe të raportoheshin një pjesë e kontributeve dhe deklaratave të mbështetjes.

Në këtë teleton, të rinjtë dhe Njësitë e Rezistencës nga Teherani dhe qytete të ndryshme të Iranit ndërmorën rreziqe të konsiderueshme, shpesh duke pritur me orë të tëra për të kontaktuar me Simay-e Azadi. Prezenca e femrave brenda dhe jashtë vendit gjatë teletonit ishte shumë e rëndësishme. Kjo tregoi rolin drejtues që luajnë gratë në luftën kundër regjimit klerikal për çlirimin e atdheut tonë.

Bashkatdhetarët tanë që kontaktuan me Simay-e Azadi e përshkruan këtë kanal televiziv si “zërin e kryengritjes dhe të Njësive të Rezistencës, mësuesve dhe punëtorëve që protestojnë çdo ditë, fermerëve dhe banorëve të etur të Khuzestanit dhe Isfahanit, gratë të vuajtura dhe punëtore të Iranit të cilat janë nën shtypjen e dyfishtë të regjimit mizogjinist klerikal, hamajve të karburantit, fëmijëve që punojnë dhe popullit të rebeluar të Sistanit, Khuzestanit dhe Isfahanit,” dhe “një dritë që sjell shpresë dhe frymëzim në zemrat dhe shtëpitë e njerëzve”.

Ata falenderuan Simay-e Azadi për mbulimin e saktë dhe të pacensuruar të fakteve, duke përfshirë lajmet për tragjedinë e COVID-19, zbulimin e sekreteve të regjimit, publikimin e përditshëm të numrit të viktimave, duke ekspozuar korrupsionin dhe sjelljen plaçkitëse të grupimeve në pushtet, dhe projektet antipatriotike raketore dhe bërthamore, si dhe ndërhyrjet terroriste dhe rajonale të regjimit. Ata gjithashtu shprehën mirënjohje për transmetimin e lajmeve në lidhje me Njësitë e Rezistencës dhe lëvizjet protestuese, si dhe informacioneve rreth aktiviteteve të Rezistencës Iraniane në arenën ndërkombëtare.

Në raportin e tij, televizioni Simay-e Azadi e përshkroi “stuhinë e emocioneve, afeksioneve dhe lidhjeve me rezistencën si dhe këmbënguljen për të arritur lirinë” si “kontrast të fortë me krizën, përçarjen dhe dezertimet që kanë pllakosur diktaturën fetare”.