Saturday, July 27, 2024

Sic pritej, Raisi kërcënon liderët e huaj me terrorizëm

iran-ebrahim-raisi-soleimaniPresidenti i regjimit iranian Ebrahim Raisi kërcënoi Shtetet e Bashkuara me hakmarrje për vrasjen e Qassem Soleimani, komandantit famëkeq të Forcave terroriste Quds të Gardës Revolucionare.

Në përvjetorin e dytë të vrasjes së Soleimanit, regjimi iranian dhe grupet aleate të tij në Irak mbajtën një shërbim përkujtimor për komandantin e vrarë të IRGC-së dhe Abu Mahdi al-Muhandes, një ish-udhëheqës i milicive aleate irakiane të Teheranit.

Të dy u vranë së bashku me disa të tjerë në një sulm me dron më 3 janar 2020, i urdhëruar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump në Irak. Sipas agjencisë së lajmeve Fars të drejtuar nga IRGC, në një fjalim në Mosalla të Teheranit të hënën, Ebrahim Raisi bëri thirrje për ndjekjen penale të ish-zyrtarëve të administratës amerikane – duke përfshirë Presidentin e atëhershëm Donald Trump dhe Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo. “Gjykata kompetente duhet të dënojë, nëse jo, duhet të zbatohet vendimi i Qesasit (shpagimi në natyrë)” dhe “Ndaj tyre duhet të zbatohet gjykimi i Zotit”.

Pa saktësim të mëtejshëm, Raisi kërcënoi qeverinë amerikane se nëse një proces i tillë nuk do të zhvillohet, “hakmarrja do të dalë nga mëngët e popullit”.

Raisi kërcënon SHBA-në në përvjetorin e vdekjes së SoleimaniPresidenca e Raisit ka bërë që shumë organizata dhe avokatë të të drejtave të njeriut t’i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të nisë një hetim mbi rolin e tij në masakrën e vitit 1988 të dhjetëra mijëra të burgosurve politikë në Iran.

“Mos kini dyshim se Ibrahim Raisi është personalisht përgjegjës për masakrën e mijëra të burgosurve politikë në vitin 1988”, tha ish-sekretari i Shtetit Mike Pompeo në një fjalim në shtator.

“Emrat e rreth 5000 prej këtyre viktimave janë publikuar dhe trupat e këtyre grave dhe burrave trima janë varrosur në varre pa shenja.” Disa ditë pas eliminimit të Soleimanit, Shtetet e Bashkuara i thanë Kombeve të Bashkuara se operacioni kundër Soleimanit ishte në vetëmbrojtje dhe u zotuan të ndërmarrin veprime të mëtejshme “nëse është e nevojshme” në Lindjen e Mesme për të mbrojtur personelin dhe interesat e SHBA.

Raisi Threatens U S On the Anniversary of Soleimani’s Death