Ndryshe nga kudo në botë ku hakërimi cilësohet si krim kibernetik dhe kryesisht ndërthuret me keqinformimin ose manipulimin e opinionit publik, në Iran ka incidente që shërbejnë për të kundërtën.
Më 7 shkurt, një grup kibernetik iranian që e quan veten Edalat-e Ali (persisht për drejtësinë e Imam Aliut) i tha RFERL (Radio Evropa e Lirë) se kishte hakuar sistemin e rrjetit të mbikëqyrjes në burgun Ghezel Hessar të Karaj dhe kishte akses në disa prova në lidhje me krimet kryer nga regjimi iranian.
“Ne, iranianët, jemi të burgosur politikë të këtij regjimi autoritar dhe do t’i kthejmë Ceremonitë e 10 Ditëve të Faxhrit në një periudhë rifillimi të protestave mbarëkombëtare,” njoftoi grupi.
Edalat-e Ali publikoi gjithashtu dokumente, duke përfshirë një listë me 1,846 protestues të arrestuar gjatë kryengritjes së nëntorit 2019 dhe atë për të cilën ata ishin akuzuar. Këta persona u burgosën dhe u torturuan për akuza si “prishje e rendit”, “propagandë kundër regjimit”, “fyerje e drejtuesve të regjimit” në internet dhe “mbledhje dhe bashkëpunim me qëllim për të vepruar kundër sigurisë kombëtare”.
Shumë prej këtyre personave janë dënuar me nga një muaj deri në 10 vjet burgim dhe një numër i konsiderueshëm janë dënuar edhe me fshikullim.
Grupi gjithashtu dorëzoi një dokument “shumë konfidencial” për Iran International me qendër në Londër, i cili tregonte se zyrtarët iranianë në Gjyqësor po diskutojnë gjykatat ndërkombëtare që po trajtojnë abuzimet e të drejtave të njeriut në Iran dhe kanë bërë sugjerime se si regjimi iranian duhet të trajtojë këto gjykata.
Duke iu referuar Gjykatës së Popullit Aban, Gjykatës së Iranit dhe Gjykatës suedeze ku Hamid Noury, një roje burgu dhe bashkëpunëtor në masakrën e të burgosurve politikë në vitin 1988, një zyrtar në drejtësinë e provincës së Teheranit ka bërë disa rekomandime. Një nga dokumentet e fundit, i publikuar me temën “Gjyqet për të drejtat e njeriut kundër Republikës Islamike të Iranit në Evropë” u nënshkrua më 15 nëntor nga Mir Mostafa Seyed Ashrafi, zëvendësprokuror dhe kreu i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Teheran.
Gjeneral Major Mohammad Bagheri, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të regjimit iranian
Regjimi iranian do të jetë një nga eksportuesit më të mëdhenj të armëve në botë nëse hiqen sanksionet e SHBA-së, tha të hënën gjenerali Mohammad Bagheri, shefi i shtabit të forcave të armatosura të regjimit iranian, sipas agjencisë së lajmeve gjysmë-zyrtare të regjimit Tasnim, një degë e lidhur me Forcën Quds të Gardës Revolucionare (IRGC).
“Nëse hiqen sanksionet kriminale të SHBA-së, ne do të bëhemi një nga eksportuesit më të mëdhenj të armëve në botë”, tha Bagheri, duke theksuar se regjimi duhet të importojë pajisje të caktuara nga vende të tjera.
“Në fushën e mbështetjes te vetja, vetëbesimit dhe vetë-mjaftueshmërisë, ne jemi më shumë se të vetë-mjaftueshëm në armë dhe pajisje, në hartimin e strategjive dhe politikave, në planifikimin dhe taktikat operacionale dhe në atë që duhet të bëjmë në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.
Ndoshta përveç tre superfuqive kryesore të botës, edhe evropianët nuk janë të vetë-mbështetur në këtë drejtim”, pohoi Bagheri.
Mohammad Mohaddessin, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të koalicionit opozitar iranian, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), rikujtoi se lehtësimi i sanksioneve për regjimin iranian është i barabartë me ofrimin e armëve nga Teherani për Hezbollahun dhe grupet e tjera terroriste në Lindjen e Mesme, duke shtuar më tej luftënxënësit, vrasjet dhe pasigurinë në të gjithë rajonin.
Bagheri, si zyrtar i lartë ushtarak i regjimit, po e pranon qartë se lehtësimi i sanksioneve vetëm do të nxisë armiqësinë e regjimit në të gjithë Lindjen e Mesme.Vlen të përmendet se në vitin 2020, ministri i mbrojtjes i atëhershëm i regjimit iranian, Amir Hatami, ka thënë se mullahët vazhduan bashkëpunimin e tyre të armëve me një numër vendesh, pavarësisht faktit se regjimi ishte nën sanksionet e tregtisë së armëve. Embargoja e armëve e OKB-së ndaj Iranit përfundoi në vitin 2020, ndërsa sanksionet e SHBA-së që ndalonin regjimin të kryente shitje armësh janë ende në fuqi.
Pas përfundimit të embargos së OKB-së, Hatami pretendoi se eksportet e armëve të regjimit do të tejkalojnë importet e tij. Regjimi i mullahëve ka një histori të gjatë të ofrimit të armëve për listën e tij të gjatë të përfaqësuesve në Irak, Liban, Siri dhe Jemen.
Të shtunën, më 5 shkurt 2022, një grua 23-vjeçare e quajtur Khatoon Hamidi u ekzekutua nga regjimi klerik në Burgun Qendror të Qazvinit. Ajo ishte burgosur për pesë vjet. Kjo e çon në 18 numrin e grave të ekzekutuara gjatë vitit të kaluar dhe në 11 që kur Ebrahim Raisi u bë president.
Të dielën, më 6 shkurt, regjimi vari në burgun e Ardabilit dy të burgosur, Behzad Tahmatan, 32 vjeç dhe kushëririn e tij Yousef Tahmantan, 26 vjeç.
Rezistenca iraniane tërheq vëmendjen e Kombeve të Bashkuara, të organeve dhe raportuesve përkatës, si dhe të Bashkimit Evropian dhe shteteve të tij anëtare për shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut në Iran dhe rritjen e numrit të ekzekutimeve gjatë mandatit të Raisit dhe bën thirrje për veprim të menjëhershëm për të shpëtuar jetën e të dënuarve me vdekje.
Regjimi iranian rriti shtypjen nga ekzekutimet në rritje dhe arrestimet e përhapura të aktivistëve civilë dhe protestuesve, nga njëra anë, dhe përshkallëzoi presionin mbi të burgosurit, veçanërisht ata të burgosur për shkaqe politike. Muaji janar e gjeti regjimin klerikal duke rritur shtrëngimin social në të njëjtin hap me pakënaqësinë në rritje dhe përhapjen e protestave popullore. Vrasjet arbitrare, shkeljet e të drejtave të të burgosurve, si dhe torturat dhe keqtrajtimi i civilëve vazhduan. Lexo më shumë:
Gjatë një interviste me Washington Post, kancelari gjerman Olaf Scholz e bëri të qartë se Gjermania nuk do të lejojë që regjimi iranian të marrë një armë bërthamore.
Kur u pyet se sa larg janë negociatat nga arritja e një marrëveshjeje, z. Scholz u përgjigj: “Kjo varet nga Irani. Ne u dhamë atyre një mesazh të qartë se tani është koha për vendime dhe për përparim, dhe jo për të zgjatur procesin. Ne nuk do të pranojmë aftësinë e Iranit për të pasur një bombë bërthamore… Nuk ka mbetur shumë kohë. Sepse ne e dimë për përparimin e programit bërthamor të Iranit.”
Sot, pas një sërë sulmesh në qendrat e inteligjencës dhe informacionit të regjimit iranian, duke përfshirë ndërprerjen e rrjeteve shtetërore të radios dhe televizionit, presidenti i regjimit Ebrahim Raisi, iu drejtua një mbledhjeje të paprecedentë zyrtarëve nga Ministria e Inteligjencës, Garda Revolucionare dhe policia e shtetit.
Duke shpjeguar qëllimin e këtij takimi, si “parandalimi i depërtimit”, “luftimi i korrupsionit” dhe “eliminimi i mafies së kontrabandës”, Raisi tha: “Armiqtë e shtetit kanë vënë në shënjestër çdo kapacitet të vendit tonë. Ata kanë kërcënuar dhe sanksionuar, përdorin metoda të reja dhe marifete. Përdorin shkencën dhe teknologjinë për të luftuar sistemin tonë.”
Duke iu referuar paaftësisë së regjimit për të parandaluar rrjedhjet e informacionit, Raisi shtoi: “Nuk mjafton vetëm të paralajmërosh forcat e inteligjencës, por duhet të parandalosh rebelimet dhe incidentet. Armiku kërkon të ndryshojë sistemin e menaxhimit të menaxherëve tanë.”
Më 5 shkurt 2022, një burrë i preu kokën gruas së tij të re në Ahvaz, Irani jugperëndimor. Mona Heidari, një nuse/nënë fëmijë 17-vjeçare iraniane, iu pre koka nga i shoqi për shkak se iku në Turqi.
Mona Heidari - Honor Killings in Iran
Regjimi, i drejtuar nga mullahët mizogjenë, inkurajon në mënyrë implicite vrasjet e “nderit” dhe kulturën brutale të hakmarrjes ndaj grave “të pabindura”. Mona-s iu pre koka nga i shoqi dhe vëllai i tij (kushërinjtë e saj) më 5 shkurt në Ahvaz, JW Iran. Ajo ishte nënë e një djali 3 vjeç dhe u detyrua të martohej me kushëririn e saj kur ajo ishte 12 vjeç. Ajo iku në Turqi për t’u larguar nga dhuna e të shoqit.
Sipas ligjeve të Iranit, vetëm “pronarët e gjakut” ose anëtarët e afërt të familjes lejohen të kërkojnë ekzekutim për vrasjen e të dashurit të tyre, prandaj shumica e vrasjeve për nder mbeten të pandëshkuara pasi familjet nuk kërkojnë dënim të rëndë për një anëtar tjetër të familjes.
Para kësaj, një baba që i kishte prerë kokën vajzës së tij u dënua me 9 vjet burg.
Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) shpreh tronditjen e tij për vrasjen e tmerrshme dhe prerjen e kokës të 17-vjeçares Mona Heydari dhe shfaqjen e saj publike nga bashkëshorti i saj. Ky krim është rezultat i katër dekadave të sundimit mesjetar dhe mizogjinist të regjimit klerikal dhe ligjeve të tij çnjerëzore, të cilat nuk u japin grave asnjë të drejtë.
Pas vdekjes së kreut të Shtetit Islamik, Abu Ibrahim al Qurayshi, në një sulm ushtarak amerikan të enjten më 3 shkurt, presidenti Joe Biden nënvizoi se “ky udhëheqës i tmerrshëm terrorist nuk është më.” Është e vërtetë që kjo fitore duhet duartrokitur, por a ka marrë fund terrorizmi nën flamurin e Islamit?
Administrata Biden vërtet u dha një goditje të madhe terroristëve të IS. Por lufta e saj kundër terrorizmit është në kontrast të plotë me përqasjen e dobët që ajo ka ndaj shtetit më aktiv sponsorizues të terrorizmit në botë sot, pasi po përpiqet të ringjallë marrëveshjen bërthamore të 2015-ës, e cila ka të meta fatale.
Marrëveshja e vitit 2015, e njohur zakonisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), u siguroi mullahëve një mal me para në këmbim të kufizimeve pothuajse sipërfaqësore në programin e tyre bërthamor klandestin.
Teokracia që sundon Iranin i përdori këto para për të vazhduar mbështetjen ndaj regjimit vrasës të Bashar-al Asadit, për të nxitur një spastrim sektar në Irak nën emrin e luftimit të ISIS-it, për të financuar dhe armatosur Hezbollahun terrorist në Liban, dhe për të financuar e trajnuar Houthi-t në Jemen, shënjestrat e të cilëve tani kanë shkuar përtej Arabisë Saudite.
Terrorizmi nën flamurin e Islamit është bërë një kërcënim global, por nuk duhet të harrojmë se nga e ka origjinën ky kërcënim. Kur Ruhollah Khomeini themeloi “Shtetin Islamik” në Iran në shkurt 1979, ai bëri thirrje shprehimisht për krijimin e një Gjysmëhëne Shi’ite. Mullahët kanë institucionalizuar eksportin e “revolucionit”, që është interpretimi i tyre ekstremist i Islamit.
Teherani e zgjati luftën shkatërrimtare me Irakun për tetë vjet, duke lënë miliona të vdekur nga të dyja palët dhe duke dëmtuar rëndë infrastrukturën e të dy vendeve. Khomeini ishte zotuar ta vazhdonte luftën Iran-Irak “deri në prishjen e shtëpisë së fundit në Teheran”.
Khomeini vdiq shpejt pas luftës, por pasuesi i tij, Ali Khamenei, e ka vazhduar trashëgiminë e tij deri më sot. Teherani formoi Forcën ekstraterritoriale Quds të Gardës Revolucionare (IRGC) në 1989-ën për të vazhduar politikat e saj luftënxitëse. Komandanti i Forcave Quds, Qassem Soleimani, i vrarë nga një sulm me dron në vitin 2020, orkestronte operacionet terroriste të regjimit në Lindjen e Mesme.
Por terrorizmi i shfrenuar i Teheranit nuk ka qenë i kufizuar vetëm në këtë rajon. 5 shkurti shënon përvjetorin e dënimit historik të Assadollah Assadi, një diplomat i Teheranit me bazë në Vjenë, i cili kishte komplotuar për të hedhur në erë tubimin e opozitës në Francë në vitin 2018. Assadi ua dorëzoi personalisht bombën dy bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa një operativ i tretë u arrestua në Francë. Gjykata në Anversë të Belgjikës dënoi Assadin dhe bashkëpunëtorët e tij me 15 deri në 20 vjet burg, duke nënvizuar se ky komplot i dështuar ishte një shenjë “terrorizmi shtetëror”.
Vendi që Assadi donte të hidhte në erë, në Francë, ishte i mbushur me afro 100,000 iranianë dhe qindra personalitete ndërkombëtare, duke përfshirë zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë, dhe shumë ligjvënës europianë. Nëse bomba do të kishte shpërthyer, shumë prej tyre së bashku me mijëra të tjerë mund të ishin vrarë ose gjymtuar.
Teherani i ka vazhduar aktivitetet e tij terroriste që nga dënimi i Assadi-t dhe rrjeti që koordinonte Assadi nëpër Europë mbetet i paprekur.
Presidenti Biden dhe ekipi i tij duhet të kenë parasysh se diplomatët iranianë që ata duan të takojnë drejtpërdrejt nuk janë të ndryshëm nga Assadi. Hossain Amir Abdollahian, Ministri i Jashtëm i Teheranit, është mburrur me pafytyrësi se do ta vazhdojë rrugën e Soleimanit.
Regjimi bandit në Teheran e ka bërë të qartë se nuk ka ndër mend t’i japë fund aventurizmit të tij rajonal dhe mbetet i palëkundur në synimin e tij për të zotëruar një bombë atomike. Për këtë, ai ka prodhuar metal uranium, përdorimi i vetëm i të cilit është për një armë, dhe ka pasuruar uranium përtej nivelit të lejuar nga JCPOA. Ndërkohë që zyrtarët perëndimorë zvarriten me negociatat bërthamore dhe hezitojnë ta ndëshkojnë Teheranin për sjelljen e tij agresive, proksit Houthi të mullahëve sulmojnë aleatët amerikanë në rajon.
Me pak fjalë, pa i kërkuar llogari regjimit iranian, pretendimet për luftimin e terrorizmit janë retorikë boshe. ISIS është versioni suni i Shtetit Islamik terrorist që sundon Iranin, i cili ka bërë kërdi në rajon dhe ka vrarë qytetarë iranianë në emër të Islami “shi’it”.
Qeveritë perëndimore, veçanërisht SHBA-ja, duhet të ndërmarrin një politikë të rreptë kundrejt regjimit iranian. Lejimi i Teheranit që të korrë përsëri shuma marramendëse do të rezultonte vetëm në shtim të krizave në rajon. Regjimit nuk duhet t’i jepet asnjë lehtësim sanksionesh. Përkundrazi, mullahët duhet të ndëshkohen për veprimet e tyre. Koka e gjarprit të terrorizmit dhe fondamentalizmit islamik duhet të shtypet në Teheran.
Mosrealizimi i kësaj do të bënte që njerëzit e pafajshëm në Iran dhe në Lindjen e Mesme, si dhe qytetarët e vendeve të tjera, të paguajnë çmimin e lartë të një marrëveshjeje të keqe me një regjim terrorist i cili nuk ka skrupuj për të kryer sulme terroriste për të ruajtur pushtetin e tij.
Dr. Alejo Vidal-Quadras
Alejo Vidal-Quadras, profesor spanjoll i fizikës atomike dhe bërthamore, ka qenë zëvendës-president i parë i Parlamentit Europian nga 2004 deri në 2007. Ai aktualisht është president i Komitetit Ndërkombëtar në Kërkim të Drejtësisë (ISJ) me qendër në Bruksel.
Autoritetet e Burgut Qendror të Qazvinit (a.k.a. Chubindar) varën një grua të re me emrin Khatoun Hamidi mëngjesin e së shtunës, 5 shkurt 2022. Khatoun Hamidi, 23 vjeç, u akuzua për vrasje me dashje për të cilën u dënua me vdekje.
Ekzekutimi i Khatoun Hamidi e çon në 130 numrin e grave të ekzekutuara në Iran që nga vera e vitit 2013. Një burim informues tha se Khatoun Hamidi u arrestua dhe u ndalua pesë vjet më parë pasi vrau të fejuarin e saj. Ajo nuk e donte të fejuarin e saj dhe ishte detyruar nga babai i saj, një narkoman, të martohej me të sepse ishte i pasur.
Burimet shtuan, “Khatoun kishte vetëm një vëlla. Nëna i kishte vdekur dhe ajo nuk kishte njeri. Vëllai i saj u përpoq shumë për të marrë faljen e prindërve të viktimës, por ata nuk pranuan dhe kërkuan hakmarrje.”
Megjithëse mosha e saj e saktë nuk dihet, organizatat e të drejtave të njeriut dyshojnë se Khatoun Hamidi ishte nën 18 vjeç në kohën e kryerjes së krimit. Mediat shtetërore në Iran ende nuk e kanë bërë të ditur ekzekutimin e saj teksa lajmi po publikohet.
Së bashku me protestat e vazhdueshme nga mësuesit, punëtorët, pensionistët dhe segmente të tjera të shoqërisë iraniane, Njësitë e Rezistencës, një rrjet aktivistësh të MEK brenda Iranit, vazhdojnë aktivitetet e tyre, duke bërë thirrje për përmbysjen e regjimit të mullahëve dhe krijimin e një shteti demokratik.
Këto aktivitete zhvillohen ndërsa regjimi vazhdon të shpërfillë nevojat themelore të popullit iranian dhe të shpërdorojë burimet e vendit për politikat e tij shkatërruese dhe kriminale, të tilla si armatosja e grupeve terroriste në rajon dhe ndjekja e armëve bërthamore.
Me pakënaqësinë dhe urrejtjen ndaj mullahëve në pushtet në kulmin e të gjitha kohërave, shoqëria iraniane është në prag të një shpërthimi tjetër. Ndërkohë, Njësitë e Rezistencës po veprojnë si një fener shprese për popullin iranian në luftën e tyre kundër shtypjes dhe dhunës së regjimit, duke mbajtur të gjallë flakën e rezistencës dhe rebelimit në mbarë Iranin.
Iran's people will overthrow the mullahs' regime, MEK Resistance Units say
Ndërsa Njësitë e Rezistencës vazhdojnë të rrisin aktivitetet e tyre, zyrtarët e regjimit janë gjithnjë e më të shqetësuar për gjendjen shpërthyese të shoqërisë iraniane dhe thellimin e urrejtjes ndaj fashizmit fetar që sundon Iranin.
PMOI/MEK members and Resistance Units are committed to overthrow the Iranian regime