
Zbulime shqetësuese
Alireza Naji, kreu i qendrës kërkimore të virologjisë në Universitetin e Shkencave Mjekësore Beheshti të Teheranit, parashikon se vala e gjashtë e pandemisë së Koronavirusit në Iran, e fuqizuar nga varianti Omicron, do të përshpejtohet në mars. Ai paralajmëroi të mos ketë mospërfillje ndaj sëmundjes, duke thënë se nuk duhet të presim që të ndodhë një krizë dhe më pas të përpiqemi ta ndalojmë atë. Duke përmendur numrin në rritje të njerëzve të infektuar me Koronavirus, Nejat tha se deri në tre javët e ardhshme, Omicron do të jetë lloji dominues në botë, përfshirë Iranin.
“Nuk duhet të lejojmë që një mutacion i tillë i virusit të qarkullojë, ndaj nuk duhet të jemi mospërfillës,” shtoi ai.
Në një deklaratë të ngjashme, Hossein Kermanpour, kreu i departamentit të urgjencës në Spitalin Sina të Teheranit, tha se nëse trendi aktual vazhdon, do të kemi një Novruz të zi (Viti i Ri pers në fund të marsit).
Shqetësimet për valën e gjashtë të pandemisë së Koronavirusit në Iran, shoqëruar me shpërthimin e variantit omicron, pranohen edhe nga ministri i Shëndetësisë, Bahram Eynollahi. Gjatë një takimi në Mashhad, ai iu referua “situatës kritike” të llojit omicron të Koronavirusit në botë dhe tha shprehimisht se numri i rasteve në Iran është më i madh se statistikat e shpallura.
Gjithashtu, gazeta Donyaye Eghtesad pranon se “ekspertët ishin të shqetësuar për mbizotërimin e omicron në mars. Lidhur me këtë, Ministri i Shëndetësisë tha se vizitat ambulatore janë pothuajse katërfishuar në dy javët e fundit.
Shqetësimet për një rritje të rasteve të Omicron janë bërë më serioze pasi zyrtarët e shëndetësisë thonë se ende nuk ka mjaftueshëm kite diagnostikuese për Omicron në Iran. Kjo e ka bërë të vështirë identifikimin e pacientëve.





