Sulmet kibernetike mbi uebsajtin e Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) nga IRGC dhe Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) e regjimit klerikal
Parandalohet Sulmi i Katërt 2.2m RPS të Premten në Mesditë
Sulmet kibernetike të tërbuara dhe hakmarrëse mbi faqen e internetit të Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) nga IRGC dhe Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) e regjimit klerikal filluan në orën 17:00 të së enjtes, 27 janar 2022 dhe vazhdojnë të zhvillohen.
Sulmi i katërt dhe më i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, më 28 janar, me një fuqi prej 2.2 milion kërkesash në sekondë (RPS). Qëllimi ishte bllokimi i serverit të faqes, por deri në momentin e kësaj deklarate, të gjitha sulmet kanë dështuar dhe janë penguar nga inxhinierët dhe ekspertët e Rezistencës Iraniane. Faqja e internetit e MEK-ut, Mojahedin.org, nuk ka hasur në asnjë problem gjatë këtyre sulmeve dhe është e disponueshme.
Sulmi i parë filloi të enjten mbrëma, më 27 janar, në orën 17:50, me orën lokale të Teheranit. Sulmi tjetër ndodhi rreth orës 18:45, dhe sulmi i tretë në orën 22:00.
Rezistenca Iraniane dënon fuqishëm terrorizmin kibernetik të fashizmit fetar që sundon Iranin dhe i kërkon Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha organizatave përkatëse, si dhe Bashkimit Europian dhe shteteve të tij anëtare që të marrin masa konkrete për të luftuar terrorizmin kibernetik të regjimit dhe aktivitetet e tij kundër lirisë së aksesit në informacion.