Regjimi anti-njerëzor i mullahëve përdori arrestimet në masë në të gjithë Iranin për t’u ballafaquar me kryengritjet dhe protestat popullore gjatë festimit të Festivalit të Zjarrit (13 mars). Sipas zyrtarëve të policisë represive, 889 njerëz u arrestuan vetëm 22 qytete të vendit.
Konspiracion kundër opozitës kryesore të Iranit nën maskën e përkujtimit të jetës së një poeti shqiptar
NJOFTIM PËR SHTYP
15 mars 2018
Një ceremoni përkujtimore në Teheran për të përkujtuar poetin e njohur shqiptar Naim Frashëri (1846-1900), e transmetuar në median shtetërore iraniane ngre pyetjen se si një regjim, i cili shpesh burgos poetë dhe shkrimtarë ose i detyron ata të ikin në mërgim, papritur ri-zbulon shpirtin e tij kulturor. Sidoqoftë, në një shqyrtim më të afërt shihet se shumë nga pjesëmarrësit në ceremoni ishin anëtarë të Shoqatës Nejat, një degë e Ministrisë iraniane të Inteligjencës (MOIS), me një mandat të deklaruar për të demonizuar dhe shpërbërë opozitën kryesore demokratike Moxhahedinët ePopullit të Iranit (PMOI ose MEK). Të pranishmit e tjerë në ceremoninë e Teheranit u përshkruan nga mediat shtetërore të Iranit si gazetarë, edukatorë dhe akademikë nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit.
Përleshje dhe protesta në dhjetra qytete të Iranit, djegie e fotove të Khameneit dhe qendrave të represionit
Pavarësisht forcave represive që janë në gatishmëri të plotë dhe masave shtypëse të marra nga regjimi i mullahëve, duke përfshirë arrestime të shumta, qytete të ndryshme iraniane përjetuan protesta popullore kundër regjimit gjatë festivalit vjetor të zjarrit, Chaharshanbe Suri, të martën, më 13 mars. Raportet fillestare thonë:
Regjimi i mullahëve i trembet një tjetër kryengritjeje gjatë Festivalit të Zjarrit; Masa represive dhe ndaluese
Nga frika e shndërrimit të festës Chaharshanbeh Souri (Festivali i Zjarrit), në një kryengritje tjetër kundër regjimit ogurzi në pushtet në Iran, regjimi i mullahëve vazhdon me masat parandaluese dhe represive dhe përpiqet të parandalojë kryengritjen e popullit iranian. Sipas Khameneit, të gjitha organet represive, duke përfshirë Trupat e Gardës Revolucionare, Basij, inteligjenca dhe forcat e policisë, si dhe agjentët e veshur civilë, kanë qenë në gatishmëri të plotë që nga dje.
Urgjent: Mesazh prekës i të burgosurit politik në grevë të thatë urie, Soheil Arabi në prag të vdekjes
NCRI – I burgosuri politik Z. Soheil Arabi në ditën e dyzet e gjashtë të grevës së tij në burgun e Madh të Teheranit ka dërguar mesazhin e mëposhtëm:
“Vendosni gostitë tuaja të Novruzit ose sofreh (traditë Persiane e Vitit të Ri) para portave të burgjeve të tyre (të regjimit).
Thirrja e Rezistencës iraniane për veprim të menjëhershëm për të shpëtuar jetën e Soheil Arabit
Rezistenca iraniane bën thirrje për shpëtimin e jetës së të burgosurit politik, Soheil Arabi, i cili është në grevë urie për 48 ditë. Gjithashtu i kërkon të gjitha autoriteteve ndërkombëtare, sidomos Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut dhe raportuesve për arrestimet arbitrare, torturën dhe të drejtën për jetë, të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe efektive për të shpëtuar jetën e këtij të burgosuri politik i cili është në një situatë shumë të rëndë.
Amnesty zbulon abuzimet e tmerrshme të të burgosurave politike në Iran
NCRI – Vetëm disa ditë pas Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Amnesty International ka zbuluar se dy mbrojtëse të të drejtave të njeriut të burgosura në Iran janë duke u trajtuar brutalisht në burgun Shahr-e Rey në Varamin, në periferi të Teheranit.
Gestapo e Mullahëve organizon të ashtuquajturën ‘shfaqje kulturore’ për të bërë komplot kundër PMOI-së në Shqipëri
Ministria e Inteligjencës e regjimit klerik dhe agjentët e tij në ambasadën iraniane në Shqipëri, po punojnë nën maskën e aktiviteteve kulturore në Teheran dhe Tiranë, duke përdorur mercenarët e tyre të njohur për shpifje dhe përhapjen e informacionit të rremë kundër Rezistencës Iraniane dhe Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) në Shqipëri. Ndërsa regjimi i Mullahëve është i rrethuar nga kryengritjet, protestat dhe sulmet në të gjithë vendin, e ndjen më shumë se kurrë të domosdoshme të komplotojë kundër opozitës kryesore të tij.
Iran: Tubim proteste dhe marshim i popullit dhe fermerëve të Isfahanit
NCRI – Të dielën më 11 mars 2018, duke iu përgjigjur thirrjeve të bëra, populli dhe fermerët e Isfahanit organizuan një tubim dhe marshim proteste.
Iran: Tubim proteste i pensionistëve të grupit “Alloy Steel” përpara ndërtesës së Fondit të Pensioneve
NCRI – E diel 11 mars 2018. Duke protestuar ndaj kushteve të tyre të jetesës, pensionistët e grupit Alloy Steel të Ahvazit, organizuan një tubim para ndërtesës së fondit të pensioneve të provincës Khuzestan.


















