Rezistenca iraniane bën thirrje për shpëtimin e jetës së të burgosurit politik, Soheil Arabi, i cili është në grevë urie për 48 ditë. Gjithashtu i kërkon të gjitha autoriteteve ndërkombëtare, sidomos Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut dhe raportuesve për arrestimet arbitrare, torturën dhe të drejtën për jetë, të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe efektive për të shpëtuar jetën e këtij të burgosuri politik i cili është në një situatë shumë të rëndë.
Të hënën, më 12 mars, gjendja shëndetësore e Soheil Arabit u përkeqësua. Ai vuan humbje të madhe peshe dhe veshkat e tij janë në gjendje akute. Humbet vetëdijen disa herë në ditë për shkak të dobësisë së madhe. Një nga zyrtarët e burgut kishte thënë : Edhe nëse Soheil vdesë, nuk do të çohet në spital.
Në vjeshtën e vitit 2013, Soheil Arabi, një fotograf dhe bloger, u dënua me vdekje nga Trupat e Gardës Revolucionare dhe pastaj u dënua me shtatë vjet e gjysmë burg. Ai u arrestua për botimin e fotografive të kryengritjes së vitit 2009 dhe të një karikature të Khameneit dhe u akuzua për “veprimtari propagandistike kundër shtetit”, “braktisje dhe sabotim e fyerje ndaj të shenjtëve”. Përveç kësaj, ai u dënua me tre vjet prapa hekurave, një gjobë dhe 30 fshikullime për fyerje të udhëheqësit të regjimit. Në një mesazh, ai i kërkoi të gjithë popullit iranian të protestonte kundër regjimit të mullahëve dhe të përpiqej për lirimin e të burgosurve politikë.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
13 mars 2018