NCRI – I burgosuri politik Z. Soheil Arabi në ditën e dyzet e gjashtë të grevës së tij në burgun e Madh të Teheranit ka dërguar mesazhin e mëposhtëm:
“Vendosni gostitë tuaja të Novruzit ose sofreh (traditë Persiane e Vitit të Ri) para portave të burgjeve të tyre (të regjimit).
Është therëse dhe e çuditshme në dhomën e torturave të vdesësh nga depresioni, pas një greve të pasuksesshme.
Unë preferoj opsionin e parë “vdekjen” se dorëzimin ndaj represorit.
Thyerja e grevës time do të thotë: unë, Arashi, Golrokhi dhe Atena (tre të burgosur të tjerë politikë), duhet të vazhdojnë të durojnë torturën që po përkeqësohet çdo ditë.
Një luftëtar i vërtetë, edhe brenda burgut, nuk do të qëndrojë kurrë i heshtur përballë shtypjes së tij dhe të njerëzve që sakrifikuan për ta. Tani që ata torturojnë miqtë e mi, unë bërtas me gjithë zemër dhe i bëj thirrje të gjithë mbështetësve të të burgosurve politikë që të mos më braktisin mua dhe shokët e mi në këtë rrugë.
Duke vendosur gostitë tuaja të Novruzit para burgjeve të tyre dhe, duke mbajtur fotot e të burgosurve politikë, së pari u dërgoni një mesazh heronjve tuaj se nuk janë vetëm; së dyti paralajmëroni torturuesit se nuk u lejohet të na mundojnë sipas qejfit.