NJOFTIM PËR SHTYP
15 mars 2018
Një ceremoni përkujtimore në Teheran për të përkujtuar poetin e njohur shqiptar Naim Frashëri (1846-1900), e transmetuar në median shtetërore iraniane ngre pyetjen se si një regjim, i cili shpesh burgos poetë dhe shkrimtarë ose i detyron ata të ikin në mërgim, papritur ri-zbulon shpirtin e tij kulturor. Sidoqoftë, në një shqyrtim më të afërt shihet se shumë nga pjesëmarrësit në ceremoni ishin anëtarë të Shoqatës Nejat, një degë e Ministrisë iraniane të Inteligjencës (MOIS), me një mandat të deklaruar për të demonizuar dhe shpërbërë opozitën kryesore demokratike Moxhahedinët ePopullit të Iranit (PMOI ose MEK). Të pranishmit e tjerë në ceremoninë e Teheranit u përshkruan nga mediat shtetërore të Iranit si gazetarë, edukatorë dhe akademikë nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit.
Sipas këtyre raporteve, anëtarët e Shoqatës Nejat dhe familjet e anëtarëve të PMOI në Shqipëri, në një fjalim për pjesëmarrësit shqiptarë në ceremoni, përshkruan “kërcënimet e sigurisë” që paraqit PMOI në “vendet e Ballkanit, veçanërisht në Shqipëri” dhe u ankuan se fëmijët e tyre u mbajtën robër nga PMOI në Shqipëri, duke kërkuar që këta të ashtuquajtur ‘anëtarë të familjeve’ të lejoheshin të vizitonin Shqipërinë për t’u takuar me të dashurit e tyre.
Si ish-deputet dhe kryetar i Delegacionit të Parlamentit Europian për Marrëdhëniet me Irakun, kam ndjekur nga afër çështjen e disidentëve iranianë të PMOI për 15 vitet e fundit, që nga koha kur ishin në kampet Ashraf dhe Liberty në Irak deri në ditët e sotme , ku ata janë zhvendosur për siguri në Shqipëri. Pikat e mëposhtme janë të rëndësishme:
Kryengritja e popullit iranian, e cili filloi në ditët e fundit të vitit 2017, ka përfshirë Teheranin anëmbanë, duke e detyruar regjimin iranian të kërkojë në mënyrë të dëshpëruar intriga dhe komplote me të cilat të ushtrojë presion mbi PMOI dhe Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), të cilin e konsiderojnë si kërcënimin më serioz për pushtetin e tyre dhe e fajësojnë për inkurajimin e kryengritjes. Udhëheqësi suprem Ali Khamenei, Presidenti Hassan Rouhani dhe zyrtarë të tjerë të lartë të regjimit kanë theksuar vazhdimisht se faktori kryesor mbrapa kryengritjes është rrjeti i PMOI-t brenda Iranit.
Një nga makinacionet më të vjetra të bëra nga regjimi në dhjetë vitet e fundit ka qenë dërgimi i “të afërmve” të supozuar të anëtarëve të PMOI për t’i ngacmuar, abuzuar dhe kërcënuar ata nën maskën e lidhjes së supozuar, me shpresën se kjo t’u shkaktonte torturë psikologjike dhe stres ekstrem. Shumë të afërm të vërtetë të anëtarëve të PMOI janë burgosur në Iran dhe disa janë ekzekutuar, se kontaktuan me fëmijët e tyre të mbyllur më parë në kampet Ashraf & Liberty në Irak. Sidoqoftë, një numër agjentësh të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe Forcës Quds u angazhuan në mënyrë aktive në këtë formë të torturës psikologjike të banorëve të Kampit Ashraf, duke përdorur 320 altoparlantë njëherësh nga shkurti 2010 deri në dhjetor 2011, për të hedhur abuzime dhe kërcënime ndaj PMOI-t për 24 orë në ditë. Një agjent i mirënjohur i IRGC-së – Ibrahim Khodabandeh – dhe të tjerë që u takuan me të ashtuquajturit ‘edukatorë, gazetarë dhe akademikë’ të Shqipërisë nën pretekstin e të qenit familjarë të PMOI-t në ceremoninë në Teheran, janë po ata njerëz që morën pjesë në torturën psikologjike të anëtarëve të PMOI-t në kampet Ashraf dhe Liberty nga viti 2009 në 2016.
Ibrahim Khodabandeh dhe vëllai i tij Massoud dhe kunata e tij, Anne Singleton, janë një bandë e njohur spiunësh që punon për regjimin iranian. Dëshmia në një gjykatë të Britanisë së Madhe e Win Griffiths-it, një anëtare e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, e cila udhëtoi në Teheran në vitin 2004, dhe raporti i Qendrës së Kërkimit dhe Mbrojtjes e Kongresit të SHBA-së në dhjetor të vitit 2012 dhe shumë dokumente të tjera shpjegojnë se si këta tre individë u rekrutuan nga MOIS.
Përkujtimi i Naim Frashërit është vetëm një nga komplotet e regjimit iranian kundër PMOI. Disa veprime të tjera përfshijnë:
- Emërimin e Gholam Hossein Mohammad Nia, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Inteligjencës, si ambasador i Iranit në Shqipëri.
- Dërgimin e Mostafa Roodakit, një nga zyrtarët veteranë të Ministrisë së Inteligjencës, në Shqipëri si Sekretar i Parë i Ambasadës.
- Një rritje të paparë të numrit të stafit të ambasadës, që nuk ka pasur precedent në historinë e të dy vendeve.
- Aktivitetet e dy degëve të Ministrisë së Inteligjencës në Shqipëri me emrat e Qendrës Habiliane dhe Institutit Didban.
- Dërgimin e mullahut Ahmed Hosseini Alast si atashe kulturor në Shqipëri. Ai është përfaqësuesi i Organizatës Islamike për Kulturë dhe Komunikim e lidhur me zyrën e Khameneit.
- Organizimin e takimeve kulturore dhe fetare në Shqipëri nga ambasada e Iranit dhe agjentët e MOIS që kanë për qëllim të vënë vendasit kundër PMOI-t.
- Dërgimin e agjentëve të MOIS në Shqipëri si Anne Singleton e cila udhëtoi në Shqipëri tri herë vetëm në nëntor të 2017.
- Hapjen e faqeve të internetit dhe kanaleve televizive në Shqipëri.
Dhjetra delegacione nga Parlamenti Europian, parlamentet kombëtare evropiane, Kongresi i SHBA dhe personalitete evropiane dhe amerikane kanë vizituar më parë Kampin Ashraf në Irak. Tani mbi 3,000 refugjatë të PMOI nga Ashraf dhe Liberty u shpëtuan dhe u zhvendosën në Tiranë në Shqipëri, falë humanizmit të qeverisë shqiptare. Sipas përvojës së të gjithëve që kemi qenë në kontakt të ngushtë me PMOI dhe NCRI dhe presidenten e saj Maryam Rajavi për shumë vite, është një lëvizje rezistence thellësisht demokratike, legjitime dhe e fuqishme, që përfaqëson shtresat e ndryshme të shoqërisë iraniane. Regjimi në Teheran i konsideron ata si kërcënimin e vetëm serioz të tij dhe përveç represionit, torturës, ekzekutimit dhe vrasjes, ka demonizuar dhe shpërndarë informacion të rremë për ta për shumë vite. Shërbimet e inteligjencës evropiane, përfshirë në Gjermani dhe Holandë, Suedi dhe Norvegji kanë dëshmuar se mandati kryesor i MOIS-it jashtë Iranit është të mbledhë informacion kundër PMOI dhe t’i demonizojë ata.
Duke pasur parasysh sa më sipër dhe duke pasur parasysh se regjimi iranian është thellësisht i shqetësuar nga ndërveprimin shumë pozitiv i PMOI me popullin dhe qeverinë shqiptare, qeveria shqiptare duhet të parandalojë masa të tilla nga shërbimet sekrete të regjimit iranian kundër PMOI dhe rekrutimin e disa qytetarëve shqiptarë nga regjimi iranian dhe nuk duhet të lejojë që regjimi teokratik të shqetësojë paqen dhe sigurinë e PMOI në këtë vend.
STRUAN STEVENSON
Koordinator i
Fushatës për ndryshimin e Iranit (CIC)
Struan Stevenson ka qenë anëtar i Parlamentit Europian përfaqësues i Skocisë (1999-2014), kryetar i Delegacionit të Parlamentit për Marrëdhëniet me Irakun (2009-14) dhe kryetar i Intergrupit të Miqve të një Irani të Lirë (2004-14). Ai është një lektor ndërkombëtar mbi Lindjen e Mesme dhe është gjithashtu president i Shoqatës Europiane të Lirisë së Irakut (EIFA)