Sunday, September 8, 2024

Iran: arrestohen 889 persona në 22 qytete gjatë festivalit të zjarrit

Regjimi anti-njerëzor i mullahëve përdori arrestimet në masë në të gjithë Iranin për t’u ballafaquar me kryengritjet dhe protestat popullore gjatë festimit të Festivalit të Zjarrit (13 mars). Sipas zyrtarëve të policisë represive, 889 njerëz u arrestuan vetëm 22 qytete të vendit.

Sipas deklaratave apo intervistave të shefave të policisë, u arrestuan  436 njerëz në Teheran, 90 në Qom, 90 në Mashhad, 50 në Semnan, 40 në Arak, 38 në Robat Karim, 22 në Gacharan, 18 në Langerud, 17 në Borujerd, 14 në Birjand, 14 në Orumieh. Këto shifra nuk përfshijnë numrin e të burgosurve në qytete të tjera, si dhe arrestimet nga organe të tjera represive si Ministria e Inteligjencës, Garda Revolucionare, Inteligjenca e IRGC, Basijis dhe agjentët e veshur civilë.

Rezistenca iraniane u bën thirrje të gjithë iranianëve të protestojnë kundër arrestimeve masive dhe masave represive të regjimit të mullahëve dhe të mbështesin të arrestuarit. Ajo u kërkon të gjitha organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për lirimin e të burgosurve të kryengritjes dhe veçanërisht atyre të arrestuar në Festivalin e Zjarrit. Diktatura fetare në Iran është në fazën përfundimtare dhe ndërveprimet politike dhe ekonomike me këtë regjim, që është në pushtet vetëm në sajë të shtypjes, torturës, ekzekutimit dhe eksportimit të terrorizmit dhe ndërhyrjeve luftarake në rajon, nuk kanë legjitimitet dhe duhen ndalur.