NCRI – Vetëm disa ditë pas Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Amnesty International ka zbuluar se dy mbrojtëse të të drejtave të njeriut të burgosura në Iran janë duke u trajtuar brutalisht në burgun Shahr-e Rey në Varamin, në periferi të Teheranit.
Prandaj, Amnesty International po bën thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Atena Daemit dhe Golrokh Ebrahimi Iraees, të cilat u burgosën për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe kundërshtimin e dënimit me vdekje.