Sunday, February 5, 2023

Përleshje dhe protesta në dhjetra qytete të Iranit, djegie e fotove të Khameneit dhe qendrave të represionit

Pavarësisht forcave represive që janë në gatishmëri të plotë dhe masave shtypëse të marra nga regjimi i mullahëve, duke përfshirë arrestime të shumta, qytete të ndryshme iraniane përjetuan protesta popullore kundër regjimit gjatë festivalit vjetor të zjarrit, Chaharshanbe Suri, të martën, më 13 mars. Raportet fillestare thonë:

1 – Në Teheran dhe në qytete të tjera anembanë vendit, përfshirë Tabrizin, Kermanshahun, Mashhadin, Bushehrin, Ahvazin, Qomin, Hamedanin, Khoramabadin, Karajin, Rashtin, Yasouj, Mahshar, Orumiyeh, Saqqez, Nourabad (Provinca Lorestan) aktivistët e rinj i vunë zjarrin fotografive dhe flamurëve të Khameneit.

2- Në dhjetra qytete si Teherani dhe Lavasani (në veri të Teheranit) qytetarët i vunë zjarrin qendrave të paramilitarëve Basij dhe automjeteve që i përkisnin forcave të sigurisë. Një nga organet kryesore të represionit, Basij veçanërisht luajti një rol aktiv në shtypjen e protestave më të mëdha anti-regjim të kohëve të fundit. Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Teheranit deklaroi në natën e 13 marsit se më shumë se 130 incidente zjarri ishin raportuar nga ora 4:30 deri në orën 10:30.

3- Në disa zona në Teheran dhe në qytetet e tjera, duke përfshirë Kermanshah, Tabriz, Shahin-Shar (Isfahan), Fasa dhe Doroud, të rinjtë u përfshinë në përleshjet  me forcat shtypëse.

4- Në shumë qytete si Teherani, Kermanshah, Rasht, Gachsaran, Hamedan, Arak, Karaj dhe Ardebil të rinjtë dhe qytetarët marshuan dhe këndonin slogane si “Poshtë Khamenei”, “Poshtë diktatori”, “Poshtë Basijis” .

5- Në shumë qytete, si Teherani, Tabrizi, Rashti, Hamedani, Ardebili dhe Garsarani, u shkruan grafite në mure, duke përfshirë slogane si “Poshtë Khamenei”, “Poshtë Rouhani”, “Poshtë diktatori”, “Poshtë Basijis “,” Rroftë Rajavi “,” Rroftë Ushtria Nacionalçlirimtare e Iranit “. Fotot e Znj. Maryam Rajavi, Presidente e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, u vendosën në mure në rrugë të ndryshme.

6- Në disa qytete, të rinjtë e kthyen Chaharshanbeh Suri në protesta anti-regjim me aktivitete krijuese. Në lagjen Sadeqiyeh të Teheranit, të rinjtë lëshuan në ajër shumë tullumbace të ndriçuara me slogane “Poshtë Khamenei”, “Rroftë Rajavi” të shkruara mbi to. Në tullumbacet e ndriçuara të Kermanshahit lexohej “Poshtë Khamenei, Poshtë IRGC, Poshtë Bazsiji, Poshtë Forcat e Sigurisë Shtetërore”.

Këto veprime u ndërmorën ndërkohë që forcat e sigurisë dhe të inteligjencës së regjimit, si dhe Garda  Revolucionare dhe Basij u vunë në gatishmëri të plotë dhe bënë çmos për të parandaluar çfarëdo proteste politike apo anti-regjim gjatë Chaharshanbeh Suri. Gjatë javëve të fundit, zyrtarë të lartë të Forcës së Sigurisë së Shtetit kishin kërcënuar publikun me pasoja serioze për t’i trembur dhe për t’i larguar ata nga angazhimi në protestat publike.

Një numër i madh i të rinjve u arrestuan në të gjithë vendin më 13 mars. Sipas kolonelit Sayad Darvishi, Zëvendës Komandanti i Forcës së Sigurisë Shtetërore në Qom, “Disa njerëz dogjën goma në mes të rrugës dhe krijuan çrregullime publike dhe të trafikut. Kemi arrestuar 60 persona të implikuar në akte të tilla “.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

14 mars 2018