Franca pajtohet me nevojën për të frenuar ekspansionizmin e Iranit

613

NCRI – Franca dhe Arabia Saudite bien dakord mbi nevojën e ngutshme për të frenuar ‘ekspansionizmin’ iranian sipas presidentit francez Emmanuel Macron në fund të vizitës tre-ditore të princit të kurorës Mohammed bin Salman në Francë.

Macron vuri në dukje se megjithëse të dy vendet ende nuk janë dakord me marrëveshjen bërthamore iraniane të vitit 2015, të cilën Franca dëshiron të ruajë, ata pajtohen përfundimisht për nevojën e “kufizimit të veprimtarisë balistike të Iranit dhe ekspanzionizmit rajonal”.

Macron tha: “Ky vizion strategjik nënkupton zvogëlimin e të gjitha projekteve të Islamit politik ekspansionist, i cili mund të ushqejë forma të tjera të terrorizmit dhe të destabilizojë rajonin”.

Ky është një hap i rëndësishëm për botën, sepse Irani është një nga sponsorët kryesorë në botë i terrorizmit, siç theksohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Regjimi iranian përdor milicitë terroriste për të destabilizuar një vend në rajon dhe pas krijimit të kaosit, regjimi mund të futet dhe të marrë kontrollin; ose duke mbështetur një qeveri që ndihmoi destabilizimin ose duke ndihmuar terroristët  e lidhur me ta të marrin pushtetin “legjitim” politik dhe të qeverisin përmes tyre (Hezbollahut në Liban).