Friday, September 20, 2024

Iran: Vazhdojnë protestat në Isfahan; fermerët këndojnë slogane duke e quajtur Rouhanin gënjeshtar

 NCRI – Të martën, më 10 prill, fermerët dhe populli i Isfahanit organizuan një tubim të madh proteste të paralajmëruar më parë. Cikli i ri i protestave të fermerëve të Isfahan filloi në javët e fundit të vitit persian. Kundër heqjes së të drejtave të ujit nga regjimi.

Sipas filmimeve të publikuara, protestuesit po këndonin slogane kundër qeverisë së Hassan Rouhanit. Ata thërrisnin: “Dashtë Zoti fitorja të jetë afër, vdekje këtij regjimi demagog”.

Ata gjithashtu kënduan kundër forcave të sigurisë dhe të kundërsigurimit që i kishin rrethuar dhe bërtisnin: armët e zjarrit, mitralozët dhe tanket nuk duhet të përdoren.

Fermerët gjithashtu mbanin pankarta ku shkruhej: “Duam të drejtat tona të ujit, dhe do ta paguajmë çmimin e tij me jetën tonë”.