Wednesday, February 1, 2023

Protestat e Iranit vetëm do të rriten derisa regjimi të përmbyset

NCRI – Kryengritja e popullit iranian që filloi në fund të dhjetorit 2017 nuk ka marrë fund. Ajo ndodhta filloi  kundër rritjes së kostos të ushqimeve bazë, por shpejt u bë politike dhe protesta kundër regjimit u përhap në 142 qytete në vetëm disa ditë.

Profesori Ivan Sascha Sheehan, drejtori ekzekutiv i Shkollës së Çështjeve Publike dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Baltimore-s, shkroi: “Protestat nuk ishin pa drejtim apo të paorganizuara. Përkundrazi, kishin një lloj organizimi dhe koordinimi dhe Organizata Popullore e Mojahedinëve të Iranit ose MEK luajti një rol shumë më të gjerë dhe më të shquar sesa mund të ishte njohur nga jashtë “.

Pra, le të bëjmë diçka shumë të qartë për të ardhmen e Iranit. E vetmja gjë që do të sjellë paqe në vend dhe në Lindjen e Mesme është heqja  e mullahëve dhe e regjimit të tyre të keq. Kjo nuk është një ëndërr e largët, por diçka brenda mundësive të popullit të Iranit.

Më mirë akoma, rënia e regjimit nuk do të çojë në kaos ose në Iranin e uzurpuar nga një milici keqëdashëse. Ata kanë një qeveri të ligjshme në mërgim që do të shërbejë që nga momenti kur bien mullahët derisa të mbahen zgjedhjet, jo më shumë se gjashtë muaj më vonë. Ky është Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe tashmë ka mbështetjen e popullit iranian dhe figurave politike nga e gjithë bota, si Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara John Bolton.