Sunday, January 29, 2023

SHBA përshëndet përpjekjet e BE për të frenuar Iranin

NCRI – Bashkimi Evropian po ndërmerr hapa për të vendosur sanksione ndaj Iranit dhe ka thënë se çdo biznes apo entitet që hyn në marrëveshje me kombin luftënxitës mund të jetë duke financuar përhapjen e kaosit dhe mbështetjen e milicive dhe grupeve të lidhura me to.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump po i mirëpret këto hapa pas paralajmërimit të tij se nëse nuk bëhen ndryshime të mëdha në marrëveshjen bërthamore 2015, SHBA do të dalë prej saj.

Trump ka qenë mjaft  kritik ndaj marrëveshjes bërthamore dhe ai kërcënoi mos ta firmoste atë madje edhe para se të merrte detyrën. Ndonëse ka mbetur në marrëveshjen e deritanishme, ai dha një paralajmërim përfundimtar me të cilin i dha aleatëve të tij evropian një afat deri në 12 maj për të bërë ndryshime të mëdha.

Nënsekretarja eThesarit për terrorizmin dhe inteligjencën financiare, Sigal Mandelker, tha se sanksionet janë thelbësore për të luftuar agresivitetin e Iranit në Lindjen e Mesme. Ajo tha se SHBA-ja ka vënë në dukje përpjekjet e BE-së për të nxitur sanksione të reja dhe pohoi se është një hap që SHBA e mbështet.