Friday, September 13, 2024

Iran: Më shumë protesta kundër keqadministrimit qeveritar dhe korrupsionit

 NCRI – Mungesa e ujit në dispozicion të njerëzve në Iran është shqetësimi aktual që po nxjerr popullin në rrugë për të protestuar. Fermerët shohin që të korrat e tyre vdesin dhe mjetet e e jetesës  u zhduken përpara syve dhe me të drejtë janë të zemëruar me regjimin iranian që është prapa gjithë kësaj.

Qindra fermerë u mblodhën në qytetin e Isfahanit në Iranin qëndror në protestë kundër keqmenaxhimit nga ana e regjimit. Ata kanë mbetur pa ujë ose pak ujë për të ujitur tokën e tyre.

Video të protestës që u zhvillua më 10-12 prill qarkulluan në mediat sociale. Në to tregohet se të paktën 15 vetë u arrestuan, policia anti-trazira dhe forcat represive ishin të pranishme dhe ata shiheshin duke paralajmëruar turmën se do të arrestoheshin për thënien e sloganeve kundër qeverisë.