Mini Raport i të hënës mbi Iranin – 30 prill  2018

 

  • BANEH, Kurdistani iranian: dita e 16-të radhazi e grevës së tregtarëve

30 prill 2018 – Tregtarët dhe pronarët e dyqaneve të Banehit, në provincën e Kurdistanit – Irani perëndimor, filluan ditën e gjashtëmbëdhjetë  të grevës dhe protestave sot. Ata po protestojnë kundër mbylljes së kalimeve kufitare dhe rritjes së detyrimeve doganore.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së në Lindjen e Mesme, nxit një linjë të ashpër ndaj regjimit iranian

Sekretari i Shtetit i SHBA-së Mike Pompeo po e nxit bashkësinë ndërkombëtare gjatë udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme për të imponuar sanksione të reja ndaj individëve apo entiteteve që ndihmojnë programin e raketave të Iranit, ka thënë një zyrtar i lartë.

Mini  Raport i të premtes mbi Iranin – 27 prill 2018

Botuar më 27 prill 2018.

  • Mijëra vetë demonstrojnë në Iranin jugperëndimor

27 prill 2018 – Mijëra njerëz dhe banorë të qytetit të Kazeroonit, në provincën Fars, Irani jugperëndimor, u mblodhën të premten më 27 prill në sheshin kryesor të qytetit në një demonstratë kundër politikave të regjimit iranian.

Pasi arritën në xhaminë kryesore në qytet, protestuesit filluan të shprehnin kundërshtimin e tyre duke kënduar slogane anti-regjim.

Prezenca e grave në demonstrata dhe marshime sot ishte mjaft e madhe.

Regjimi iranian konsiderohet përgjegjës për brutalitetin e tij

 Botuar më 27 prill 2018.

Uashington, D.C. – Sot, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi Aktin mbi të Drejtat e Njeriut dhe Përgjegjësinë mbi  Marrjes e Pengjeve në Iran (H.R. 4744). Legjislacioni bipartiak hedh dritë mbi historikun e gjatë të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe marrjen e pengjeve nga ana e regjimit iranian. Ai gjithashtu urdhëron sanksione ndaj zyrtarëve iranianë përgjegjës për burgime të padrejta dhe politikisht të motivuara të shtetasve të SHBA.

Çfarë shtrohet përpara regjimit iranian dhe marrëveshjes bërthamore?

 Botuar më 27 prill 2018.

Stafi NCRI

NCRI – Presidenti i SHBA Donald Trump paralajmëroi nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes bërthamore të Iranit të 2015 se ai do t’i tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga ajo nëse nuk do të bëheshin ndryshime të rëndësishme. Trump dëshiron të eliminohen vakumet, të shtrëngohen kushtet e inspektimit dhe të trajtohen disa çështje të tjera përfshirë agresivitetin  e Iranit në rajon dhe programin e raketave balistike.

Përleshjet mes njerëzve dhe IRGC, greva dhe protesta në Iran

Të martën në mbrëmje, më 24 prill, populli i Marivanit në provincën e Kurdistanit u përlesh me Gardën Revolucionare kriminale (IRGC). Përplasja ndodhi kur kolonel -Pasdar (kolonel i IRGC) Kaveh Kohneh-Poushi së bashku me një tjetër Pasdar, Latif Nikpay, vrau një banor të një prej fshatrave të Marivanit. Populli dogji shtëpitë e të dy kriminelëve në shenjë proteste për këtë krim.

Autoritetet e regjimit pranojnë krizën katastrofike ekonomike në vend dhe frikën e tyre për shpërthimin e zemërimit të popullit

Shqetësimet për ashpërsinë e krizave vdekjeprurëse ekonomike dhe frika e një stuhie që do të shkatërronte integritetin e regjimit mund të shihet në shumë deklarata nga zyrtarët e regjimit në nivele të ndryshme, si dhe të përfaqësuesve të Majlisit dhe mediat qeveritare këto ditë. Duke zbuluar tradhëtitë dhe plaçkitjet e bandës rivale, çdo fraksion fajëson dhe kërcënon tjetrin.

Trump paralajmëron regjimin iranian se nëse ai kërcënon SHBA-në ‘do të paguajë një çmim që pakkush ka paguar ndonjëherë’

NCRI – Presidenti i SHBA, lëshoi ​​një paralajmërim të fortë për udhëheqësit e regjimit iranian se ata do të “paguajnë një çmim si pak vende të tjera kanë paguar ndonjëherë” në qoftë se SHBA kërcënohet në ndonjë mënyrë.

Iran: 19 ekzekutime në një javë

Regjimi iranian dërgoi 19 të burgosur në trikëmbësh në qytetet e Gohardasht, Urmia, Hamedan, Tabriz, Kermanshah dhe burgun e Ilam. Tetë nga të ekzekutuarit u varën kolektivisht në Burgun e Gohardashtit në Karaj më 18 prill.

Maryam Rajavi: Armiku i Iranit dhe i të gjithë iranianëve janë mullahët në pushtet

Kryengritjet e njëpasnjëshme në krahinat e ndryshme tregojnë vendosmërinë e popullit iranian për të fituar  lirinë

Me rastin e protestave të fundit mbarëkombëtare nëpër provincat iraniane, znj. Maryam Rajavi, presidentja e  zgjedhur e rezistencës iraniane dërgon një mesazh që pjesërisht thotë:

Bashkatdhetarë, protestues të rinj të guximshëm,