Saturday, September 7, 2024

Progresi Balistik i Iranit , Ekspertët do ta Diskutojnë Këtë Temë dhe Raportin e Ri të Ardhshëm

Të mërkurën, 9 maj, 2018, nga 10:30 am deri në 12:00 pm, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit-Zyra Përfaqësuese në SHBA (NCRI-US) do të mirëpresë një panel ekspertësh të çështjes për të diskutuar programin e raketave të Iranit, lidhjet e tij me programin e armëve bërthamore, impaktin e tij kërcënues në rajon si dhe mënyrat për t’iu kundërvënë atij.

Do të publikohet gjithashtu edhe Progresi Balistik i Iranit: Marshimi drejt Raketave me Efekt Bërthamor. Ky raport i veçantë i NCRI-US jep detaje mbi disa aspekte të programit të raketave balistike të Teheranit, duke përfshirë organizimin e tij, strukturën, prodhimin, si dhe infrastrukturën e zhvillimit, pajisjet e lëshimit, dhe qendrat e komandës që operojnë brenda Iranit.