Thursday, March 28, 2024

Mini Raporti i të Mërkurës për Iranin – 9 Maj, 2018

 Departamenti i Thesarit të SHBA-së deklaron një politikë të re sanksionesh kundër Iranit

Në vazhdim të vendimit të Presidentit të SHBA, Donald Trump, për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me regjimin iranian, Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin i konfirmoi sanksionet në një deklaratë:

“Presidenti Trump është treguar i qëndrueshëm dhe i qartë në faktin që kjo Administratë është e vendosur të adresojë tërësinë e veprimtarive destabilizuese të Iranit. Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë për të ndërtuar një marrëveshje që të mbrojë vërtetë interesin e sigurisë afatgjatë kombëtare.

Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin aksesin e IRGC në kapitalet për të financuar veprimtaritë e rrezikshme iraniane, duke përfshirë statusin e Iranit si shteti kryesor sponsorizues i terrorit në botë, përdorimin e raketave balistike kundër aleatëve tanë, mbështetjen e tij për regjimin brutal të Assadit në Siri, shkeljen e të drejtave të njeriut kundër popullit të vet, dhe abuzimet me sistemin financiar ndërkombëtar.”

  • Vendet arabe e mirëpresin vendimin e SHBA-së për të dalë nga marrëveshja bërthamore e Iranit

Një numër vendesh arabe e mirëpritën vendimin e qeverisë së Shtetve të Bashkuara për të dalë nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe për të rivendosur sanksionet ndaj regjimit iranian.

Arabia Saudite: Regjimi iranian i ka përdorur përfitimet ekonomike që kanë rezultuar nga heqja e sanksioneve për të destabilizuar më tej rajonin.

Emiratet e Bashkuara Arabe e mirëpritën gjithashtu vendimin e SHBA për t’u larguar nga marrëveshja. Sipas agjensisë së lajmeve Al-Akhbariah: UAE e ka miratuar vendimin e presidentit të SHBA për të dalë nga marrëveshja bërthamore me regjimin iranian.

Qeveria e Bahrain, në një deklaratë, shpalli mbështetjen e saj të plotë për vendimin e marrë nga qeveria e SHBA për të dalë nga marrëveshja bërthamore dhe për t’i dhënë fund politikave të regjimit iranian lidhur me eksportin e terrorizmit në rajon.

Qeveria e Bahrain shprehu mbështetjen e plotë ndaj administratës Trump dhe deklaroi se do të qëndrojë përkrah SHBA në përpjekjet e saj për të fshirë terrorizmin nga rajoni dhe në mbarë botën.

  • Trump Ka Shpallur Se SHBA Po Tërhiqet Nga Marrëveshja Bërthamore E Iranit

Presidenti Donald Trump tha të Martën se do të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e Iranit, duke lejuar rifillimin e sanksioneve kundër këtij vendi.

“Është e qartë për mua që nuk mund ta parandalojmë një bombë bërthamore iraniane nën strukturën e prishur dhe të kalbur të marrëveshjes aktuale,” tha Trump, në Shtëpinë e Bardhë. “Marrëveshja e Iranit është e metë në thelbin e saj.”

  • Dita e Njëzetekatërt e Grevës së Përgjithshme në Pazarin e Baneh, Iran

Të martën, 8 maj, 2018, tregtarët e pazarit të Baneh, Iran vazhduan me ditën e njëzetekatërt të grevës së bashkuar kombëtare në protestë ndaj mbylljes së kufijve dhe rritjes së tarifave doganore nga qeveria iraniane.

Greva vazhdoi në një kohë kur kishte lloje të ndryshme presionesh dhe arrestime të përnatshme të të rinjve, biznesmenëve dhe tregtarëve nga forcat e sigurisë, si dhe ndërprerje të internetit. Patrulla policie qarkullonin nëpër qytet dhe njerëzit nuk dilnin nga shtëpitë.