- Demonstratë kundër vizitës së Mohammad Javad Zarif Ministrit të Jashtëm të regjimit iranian
Mbështetës të opozitës iraniane, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) mbajtën një tubim përballë zyrave qendrore të BE kundër vizitës së Mohammad Javad Zarif Ministrit të Jashtëm të regjimit të mullahëve në Bruksel, Belgjikë, më 15 maj 2018. Raportet thonë se ata shprehën mbështetjen e tyre për kryengritjen në Iran dhe e quajtën këtë ‘diktaturë fetare’ si shtetin numër një-ekzekutues në botë.
EPA-T
- SHBA sanksionon kreun e Bankës Qendrore të Iranit
Departamenti i Thesarit të martën sanksionoi guvernatorin e Bankës Qendrore të Iranit për kanalizimin e supozuar të miliona dollarëve për të mbështetur Hezbollah.
Thesari etiketoi Valiollah Seif-in, guvernator i Bankës Qendrore të Iranit, dhe një zyrtar të dytë në bankë, Ali Tarzali-in, si “terroristë globalë të përcaktuar posaçërisht” për rolin e tyre në këtë skemë.
Sipas Thesarit, këta të dy kanë ndihmuar Trupat e Gardës Revolucionare Islamike-Qods Force për të mbështetur Hezbollah. Seif supozohet se ka “kanalizuar në mënyrë të fshehtë miliona dollarë” në mbështetje të IRGC-QF nëpërmjet Bankës Islamike al-Bilad, institucion i bazuar në Irak, për të “pasuruar dhe mbështetur” Hezbollah-un.
- Grupi Iranian Ofron $100,000 Për Të Shkatërruar Ambasadën e SHBA Në Jeruzalem
Një grup studentësh iranianë ka ofruar një shpërblim prej $100,000 për këdo që do të bombardojë Ambasadën e re të SHBA në Jeruzalem, raporton Newsweek.
Lëvizja Studentore e Kërkuesve Iranianë të Drejtësisë ka shpërndarë postera në anglisht, arabisht dhe Farsi duke bërë thirrje për sulme ndaj ambasadës. Fletushkat thonë se grupi “do të mbështesë këdo që shkatërron Ambasadën e jashtëligjshme Amerikane në Jeruzalem,” duke ofruar “një çmim prej $100,000” për këdo që e bën këtë gjë.
- Punëtorët e Kompanisë HEPCO në Arak Bllokojnë Hekurudhat në Ditën e Dytë të Protestës
Të hënën, 14 maj, 2018, punëtorët e Kompanisë Hepco në Arak filluan ditën e dytë të protestave duke u kërkuar autoriteteve iraniane të adresojnë kërkesat dhe të drejtat e tyre.
Në protestë ndaj transferimit të korporatës së HEPCO dhe mos-pagesës së rrogave të tyre, punëtorët bllokuan hekurudhat në Arak, Iran.
- Furrtarët Protestojnë Në Tubim Përballë Njësisë Qeverisëse Provinciale Në Semnan, Iran
Të hënën, 14 maj, 2018, një grup furrtarësh protestuan në Semnan, Iran, kundër nxjerrjes nga autoritetet iraniane të licencave të parregullta për furrat si dhe një ndalese gjashtë vjeçare të rrogave të tyre.
- Gratë marrin pjesë në protestat e mësuesve, dhe arsimtarëve pensionistë
Një numër i madh grash ishin midis mësuesve dhe pensionistëve të stafit të Ministrisë së Arsimit që u mblodhen nga i gjithë vendi jashtë Ministrisë së Arsimit në Teheran, të dielën, 13 maj, 2018. Ata kërkuan bonuset dhe shpërblimet e tyre pas 30 vitesh shërbim.