Regjimi iranian ka dënuar të gjithë anëtarët e një kishe me një vit burgim për praktikim të krishterimit, sipas një organizate që mbështet iranianët e krishterë.
Regjimi i Iranit Kërcënon të Ekzekutojë 67 të Arrestuar me Akuza Krimesh Financiare
Regjimi iranian ka arrestuar 67 njerëz dhe i ka kërcënuar ata me dënimin me vdekje si pjesë të një fushatë të supozuar kundër krimit financiar, ndërsa ekonomia iraniane po bie drejt falimentimit, por shumë persona kanë këshilluar që kjo gjë nuk do ta zgjidhë krizën pasi korrupsioni në Regjim shkon deri tek kryesia.
IRAN: Pazari i Këpucarëve në Grevë për të Dytën Ditë
Pronarët e dyqaneve në Pazarin e këpucarëve në qendrat tregtare Vahid, Azam dhe Kamali përgjatë Bulevardit të 15-të Khordad të Teheranit i vazhduan grevat e tyre për të dytën ditë të dielën.
Mini Raporti i së Hënës për Iranin – 13 Gusht, 2018
- Gjenerali amerikan: Iraniani Qasem Soleimani në zemër të ‘veprimtarive keqdashëse’ në Lindjen e Mesme
Gjenerali Joseph Votel, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së, ka thënë që Irani është në qendër të një “fushate të kushtueshme dhe të gjerë veprimtarie keqdashëse ” në Lindjen e Mesme.
Njësitë e rezistencës në Iran po marrin drejtimin në protestat e vazhdueshme
Iran, 12 gusht, 2018 – Dananews, një media e lidhur me Gardën Revolucionare dhe aparatin e sigurisë së regjimit iranian, ka publikuar një artikull, në të cilin paralajmëron për protestat e përshkallëzuara në Iran dhe për ndikimin e PMOI/MEK në formimin dhe organizimin e kryengritjes që ka filluar në dhjetor.
Protestat në Iran: Dita e dytë e grevave dhe demonstratave në Pazarin e Teheranit
Iran, 12 gusht, 2018 – Grevat dhe protestat e tregtarëve të Pazarit të këpucëve të Teheranit hynë në të dytën ditë të dielën. Protestuesit, të cilët e nisën grevën për shkak të çmimeve të larta dhe mungesës së aksesit në materialet bazë të nevojshme për punën e tyre, thërrisnin “Vdekje çmimeve të larta” dhe “Vdekje diktatorit”, duke iu drejtuar regjimit në tërësinë e tij.
Protestat në Iran: Përplasje Intensive gjatë ndeshjeve të futbollit në Teheran; thirrje ‘Vdekje Diktatorit’
Të premten, më 10 gusht, gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet klubeve të Teheranit dhe Tabrizit në stadiumin Azadi, mijëra spektatorë shprehën zemërimin dhe urrejtjen e tyre për regjimin shtypës duke thirrur “Vdekje Diktatorit.
Mini Raporti i së Premtes për Iranin – 10 Gusht, 2018
- Greva e Shoferëve të Kamionëve në Iran Dita 19
Dita e 19-të e grevës së shoferëve në Iran i tregon regjimit se ata nuk mund t’i ndalosh.
Të rinjtë në Ahvaz përplasen me forcat represive të regjimit
Iran, 9 Gusht, 2018 – Ndeshja e sotme e futbollit ndërmjet Persepolis dhe Esteghlal Khuzestan zhvilluar në Stadiumin Al Qadeer të Ahvaz, në Iranin jug-perëndimor, u shndërrua në një skenë të përplasjes së të rinjve të guximshëm të këtij qyteti me policinë represive të shtetit dhe me njësitë anti-rebelim.
A është Irani në prag të një revolucioni të ri?
Iran, 10 gusht, 2018 – Regjimi i mullahëve në Iran po merr masa shtypëse kundër protestuesve në mbarë vendin, paralelisht me imponimin e sanksioneve të rënda ekonomike nga qeveria amerikane. Kjo gjë e vendos Teheranin në një situatë shumë të vështirë dhe ekspertët besojnë se regjimi po përpallet me një revolucion të ri iranian.













