Regjimi iranian ka arrestuar 67 njerëz dhe i ka kërcënuar ata me dënimin me vdekje si pjesë të një fushatë të supozuar kundër krimit financiar, ndërsa ekonomia iraniane po bie drejt falimentimit, por shumë persona kanë këshilluar që kjo gjë nuk do ta zgjidhë krizën pasi korrupsioni në Regjim shkon deri tek kryesia.
Më 12 gusht, zëdhënësi i drejtësisë, Gholamhossein Mohseni Ejei tha: “Janë arrestuar gjashtëdhjetë e shtatë të dyshuar, disa prej të cilëve ishin liruar me kusht, dhe mbi 100 personave, duke përfshirë punonjës e zyrtarë qeverie, si dhe punonjës privatë e të tjerë, u është ndaluar udhëtimi.”
Vrojtuesi i të Drejtave të Njeriut (HRW) i është përgjigjur kësaj gjëje me një deklaratë, duke e kritikuar Iranin për abuzimin e tij ndaj të drejtave të njeriut.
Rojtari i të drejtave me bazë në Neë York tha: “Ekzekutimet, një ndëshkim çnjerëzor dhe i pakthyeshëm, nuk janë kurrë përgjigjja, dhe në këtë rast, ato s’bëjnë gjë tjetër veçse largojnë vëmendjen nga shkaqet e tjera të kësaj trazire ekonomike. Sot, zyrtarët po flasin gjithnjë e më shumë për nevojën për të luftuar korrupsionin në çdo nivel. Por për ta bërë këtë, duhet një sistem i pavarur drejtësie i cili siguron të drejtat përkatëse për të gjithë të akuzuarit.”
Kjo shpallje erdhi vetëm një ditë pasi Lideri Suprem Ajatollah Ali Khamenei miratoi një kërkesë nga gjykata për të bërë gjyqe të veçanta për krimet financiare.
Regjimi iranian, duke ngurruar të pranojë fajet e veta, ka fajësuar SHBA-në për dështimin e ekonomisë së tij, pavarësisht faktit që situata financiare në Iran ka qenë e vështirë për një kohë të gjatë përpara rivendosjes së sanksioneve. Arsyeja pse Irani është në një gjendje kaq të vështirë është se mullahët kanë shpenzuar biliona dollarë për të mbështetur grupe terroriste, për të ndezur luftëra, si dhe për të financuar jetesën e tyre ekstravagante.