Iran, 10 gusht, 2018 – Regjimi i mullahëve në Iran po merr masa shtypëse kundër protestuesve në mbarë vendin, paralelisht me imponimin e sanksioneve të rënda ekonomike nga qeveria amerikane. Kjo gjë e vendos Teheranin në një situatë shumë të vështirë dhe ekspertët besojnë se regjimi po përpallet me një revolucion të ri iranian.
Në rrjetet sociale mund të shihen përsëri skenat e iranianëve tek thërrasin “Vdekje diktatorit”, sidomos tani që një raund i ri protestash ka nisur në mbarë vendin në muajin gusht me njerëzit që shprehin urrejtjen e tyre për regjimin e mullahëve dhe për ekonominë e amullt.
Protestuesit shihen tek u vënë zjarrin gomave të makinave për t’u mbrojtur nga forcat e sigurisë
Burimet e PMOI/MEK brenda vendit raportojnë se si një djalë i ri është qëlluar për vdekje natën e së premtes së shkuar nga forcat represive të regjimit në qytetin Karaj, që ndodhet jashtë kryeqytetit Teheran. Gjithashtu, është arrestuar një numër i madh protestuesish.
Të dielën, protestuesit e guximshëm u përplasën me njësitë e regjimit në Karaj duke thirrur: “Çmimet e larta dhe inflacioni, mjerimi i popullit.
“Vdekje çmimeve të larta. Mos kini frikë. Mos kini frikë. Jemi të gjithë bashkë. Iranianë të nderuar, mbështetje, mbështetje.”
Ata thërrisnin gjithashtu: “Vdekje ose Liri.”
Shtëllunga tymi mbushin rrugët e qytetit teksa iranianët e guximshëm përplasen me njësitë e regjimit
Një turmë e madhe shihet në Mashhad, Iran, tek proteston kundër regjimit në tërësinë e tij
Presidenti amerikan Donald Trump ka rivendosur sanksionet ekonomike mbi regjimin iranian, masa të cilat ishin hequr nga pakti shumë i mangët bërthamor i firmosur nga Barack Obama.
Në momentet që flasim, iranianët e pakënaqur e shohin se protestat dhe nisja e një revolucioni të ri janë e vetmja zgjidhje për situatën e tyre aktuale.
Pavarësisht nga shtypja masive, arrestimet e përditshme dhe ekzekutimet që përdoren për të krijuar një atmosferë frike, vazhdimësia dhe shpeshtësia e protestave gjatë 2018-ës reflektojnë qartë një realitet domethënës.
Iranianët po e kuptojnë më mirë se kurrë më parë se ndryshimi i regjimit nga populli është e vetmja zgjidhje. Përkrah njësive të rezistencës së PMOI/MEK brenda vendit, ky komb që është gati për të shpërthyer është i vendosur t’i japë fund regjimit të mullahëve.
Status quo-ja tregon se regjimi iranian është në prag të humnerës dhe se ndryshimi i regjimit nuk ka qenë kurrë më i prekshëm.
Është koha tashmë që komuniteti ndërkombëtar t’i qëndrojë përkrah popullit iranian në luftën e tyre për liri dhe demokraci.
Protestat janë përhapur në Isfahan, në Iranin qendror, Mashhad, në veri-lindje të vendit, në qytetin jugor Shiraz e më tej.
Një zyrtar i lartë i Trump ka thënë për Fox Neës se sanksionet e rivendosura janë të dizenjuara në mënyrë të tillë që t’i kufizojnë paratë që regjimi iranian përdor për të financuar “terroristët, diktatorët, militantët proksi, si dhe miqtë e regjimit.”
Sanksionet e rivendosura kanë në shënjestër transaksionet financiare të dollarëve amerikanë, sektorin automobilistik të Iranit, si dhe blerjen e avionëve komercialë dhe metaleve, duke përfshirë arin.
Sanksione edhe më të rënda janë planifikuar të rikthehen në nëntor, të cilat kanë në shënjestër sektorin e naftës së Iranit dhe bankën qendrore të tij.