- Gjenerali amerikan: Iraniani Qasem Soleimani në zemër të ‘veprimtarive keqdashëse’ në Lindjen e Mesme
Gjenerali Joseph Votel, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së, ka thënë që Irani është në qendër të një “fushate të kushtueshme dhe të gjerë veprimtarie keqdashëse ” në Lindjen e Mesme.
Në postimet në Tëitter të dielën, Gjenerali Votel tha: “E kam të qartë që Qasem Soleimani dhe Forcat Quds të IRGC janë në zemër të një fushate të kushtueshme e të gjerë veprimtarie keqdashëse në rajon, përfshirë në Siri, Irak, Liban, Bahrein dhe në Jemen.
“Këto veprimtari keqdashëse e destabilizuese kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe nuk janë në interesin më të mirë të popullit iranian,” shtoi ai.
- Kryeministri iraken Abadi anullon vizitën në Iran mes reagimit të ashpër ndaj sanksioneve amerikane
Kryeministri iraken Haidar al-Abadi ka anulluar një vizitë në Iran, tha zyra e tij e shtypit të shtunën, pasi ai u kritikua rëndë nga Irani për qëndrimin e tij ndaj sanksioneve të ripërtërira kundër Teheranit.
Abadi do të kryejë një vizitë të planifikuar në Turqi të martën por e ka anulluar udhëtimin në Iran “për shkak të agjendës së tij të zënë”, ka thënë zyra e tij.
Një zyrtar iraken kishte thënë të shtunën se Abadi do të vizitonte edhe Turqinë, edhe Iranin për të diskutuar për probleme ekonomike.
Sipas burimeve politike irakene, që flasin me kusht anonimitetin, Irani në fillim ra dakord me vizitën por më vonë ndryshoi mendje pasi nuk i pëlqyen komentet e Abadi-t.
Kryeministri tha të martën e shkuar se Iraku- i cili mbështetet tek Irani si burim importesh të lira – edhe pse me ngurrim, do të vepronte në përputhje me sanksionet amerikane kundër Teheranit, të cilat hynë në fuqi po atë ditë.
- SHBA në vigjilencë për sulme të mundshme kibernetike nga Irani pas rivendosjes së sanksioneve
13 gusht, 2018: SHBA po përgatitet për sulme kibernetike që mund të vijnë nga Irani si hakmarrje për rivendosjen e sanksioneve këtë javë nga Presidenti Donald Trump, thonë ekspertët e sigurisë kibernetike dhe të inteligjencës.
Shqetësimi për këtë kërcënim kibernetik ka filluar që në maj, kur Trump u tërhoq nga pakti bërthamor i 2015-ës, nën të cilin SHBA dhe fuqi të tjera botërore i lehtësuan sanksionet ekonomike në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Iranit. Ekspertët thonë që ky kërcënim do të intensifikohet në vijim të lëvizjes së Uashingtonit të martën për të rivendosur kufizimet ekonomike ndaj Teheranit.