Iran, 12 gusht, 2018 – Grevat dhe protestat e tregtarëve të Pazarit të këpucëve të Teheranit hynë në të dytën ditë të dielën. Protestuesit, të cilët e nisën grevën për shkak të çmimeve të larta dhe mungesës së aksesit në materialet bazë të nevojshme për punën e tyre, thërrisnin “Vdekje çmimeve të larta” dhe “Vdekje diktatorit”, duke iu drejtuar regjimit në tërësinë e tij.
Pazari i këpucëve i Teheranit, 12 gusht-Të gjitha dyqanet të mbyllura në grevë
Aktualisht, qendrat tregtare Vahid, Azam, dhe Kamali ne Teheran po marrin pjesë në grevë. Numri i protestuesve dhe tregtarëve grevistë po rritet gjithnjë e më shumë.
Protestat, të cilat filluan dje, u zgjeruan shpejt përtej tregut të këpucëve dhe fituan gjithashtu mbështetjen e pazareve Sepahsalar, Manuchehr Khani, dhe Moussavi.
Sipas raporteve të marra nga rrjeti i MEK, forcat e sigurisë po i kërcënojnë tregtarët dhe po përpiqen t’i detyrojnë t’i hapin dyqanet. Por grevistët vazhdojnë të refuzojnë t’i hapin dhe numri i tyre vazhdon të rritet.
Teheran, 12 gusht-Dita e tretë e grevës së Pazarit të veshjeve
Është rritur prania e forcave të sigurisë në pikat kyçe të Teheranit dhe të qyteteve të tjera. Megjithatë, njerëzit po bëhen më të guximshëm në kundërshimin e tyre ndaj forcave represive të regjimit iranian dhe në shprehjen e protestës së tyre kundër regjimit.