Të premten, më 10 gusht, gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet klubeve të Teheranit dhe Tabrizit në stadiumin Azadi, mijëra spektatorë shprehën zemërimin dhe urrejtjen e tyre për regjimin shtypës duke thirrur “Vdekje Diktatorit.
” Kjo ndodhi pavarësisht faktit që autoritetet e regjimit kishin pozicionuar mes turmës një numër të madh të forcave Basij të cilat janë të lidhura me sektorin e inteligjencës së IRGC, si dhe trupat e IRGC, agjentë të inteligjencës dhe të rojave anti-rebelim, gjithashtu edhe mercenarë me veshje civile, në mënyrë që të parandalonin protestën e të rinjve. Dërgimi i trupave anti-rebelim në stadium ishte një masë e paprecedent. Megjithatë, pavarësisht gjithë këtyre masave, rinia e guximshme i theu pengesat që ishin vendosur në stadium, dhe nisi të thërriste “Vdekje Diktatorit” dhe “Forcat e Sigurisë, turp të keni, mizore, mizore” në të gjithë stadiumin. Ata rezistuan kundër sulmit brutal të forcave represive dhe ndëshkuan disa prej tyre.
Hilet e regjimit për t’i bërë fansat e dy klubeve të luftonin kundër njëri-tjetrit dhe për t’i devijuar thirrjet e tyre, nuk funksionuan dhe azerbaixhano-iranianët dhe mbështetësit e Klubit Tractor-Sazi të Tabrizit thirrën gjithashtu: “I gjithë Irani është atdheu im; Rroftë Azerbaixhani”. Jashtë stadiumit, të rinjtë që nuk ishin lejuar të futeshin brenda u përplasën me forcat represive.
Protestat vazhduan edhe mbas ndeshjes dhe u përhapën në Sheshin Azadi. Trupat anti-rebelim dhe mercenarët me veshje civile u turrën për tek turma me motoçikletat e tyre dhe i plagosën e i rrahën. Të rinjtë trima u përballën me ta me guxim.
Pati edhe një incident tjetër gjatë një ndeshjeje futbolli në stadiumin Naghsh-e-Jahan në Isfahan ku të rinjtë e guximshëm filluan të thërrisnin “Vdekje Diktatorit” si dhe slogane të tjera kundër politikave të ndërhyrjes së regjimit në rajon.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
10 gusht, 2018