IRAN: Punëtorët e Azarab Vazhdojnë Protestën, Bllokojnë Hekurudhën Kombëtare, Forcat Represive Hedhin Gaz Lotsjellës

Publikuar më 21 tetor 2019.

Të dielën më 20 tetor 2019, punëtorët e fabrikës Azarab në qytetin Arak (Irani qendror) vazhduan demonstratat e tyre për të 12-tën ditë rresht pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme dhe masave shtypëse të regjimit.

IRAN: Protestë nga Banorët e Fshatit Chenar Mahmoudi në Lordegan

 Publikuar më 21 tetor 2019.

Forcat shtypëse mësyjnë shtëpitë e fshatarëve dhe arrestojnë të rinjtë

Të dielën më 20 tetor 2019, banorët e fshtatit Chenar Mahmoudi në Lordegan zhvilluan sërish një protestë anti-regjim. Pas protestës, njësitë speciale anti-rebelim mësynë shtëpitë e fshatarëve dhe arrestuan protestuesit, veçanërisht të rinjtë, duke i zvarritur përtokë për t’i çuar tek automjetet e tyre.

Grevë urie – Atefeh Rangriz lufton kundër padrejtësisë nga brenda burgut

19 tetor 2019

Atefeh Rangriz, studente sociologjie dhe aktiviste e punës, nisi një grevë urie në burgun famëkeq Qarchak në Varamin më 16 tetor 2019, për të protestuar ndaj trajtimit të saj të padrejtë në burg.

Këngëtaret Femra Burgosen Ndërkohë që Aktivistja e të Drejtave të Grave Nis Grevë Urie në Iran

Shkruar nga Mansoureh Galestan më 19 tetor 2019.

Regjimi iranian vazhdon t’i shtypë gratë në Iran. 

Gjashtë këngëtare femra janë dënuar secila me një vit burg për “veprimtari të paautorizuara audiovizuale, bashkëpunim në bërjen e muzikës dhe imazheve, dhe transmetimin e tyre në rrjetet satelitore anti-regjim,” ka raportuar të premten Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Liban: Rinia proteston ndaj korrupsionit qeveritar, rolit të Iranit/Hezbollahut

Raportim nga PMOI/MEK

Liban, 19 tetor 2019—Pas demonstratave në Irakun qendror e jugor të zhvilluara nga një popullsi që po i toleron gjithnjë e më pak ndërhyrjet e regjimit iranian në vendin e saj, ka tre ditë që populli i Libanit organizon protesta kundër një qeverie të korruptuar dhe Hezbollahut, i cili është një proksi i njohur i regjimit të mullahëve. Kjo është një tjetër goditje për aparatin e regjimit iranian në Lindjen e Mesme.

Raporte të reja protestash nga mbarë Irani

Tubim proteste nga punëtorët e fabrikës së kallamsheqerit Haft Tapeh në Shush të Iranit jug-perëndimor-18 tetor 2019

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 19 tetor 2019—Teksa regjimin iranian e kanë mbërthyer krizat që po përshkallëzohen në Irak, Siri e tani edhe në Liban, ka gjithashtu raporte për shtim të protestave brenda Iranit.

Studentët Dënojnë Praninë e Rouhani-t në Universitetin Iranian

Shkruar nga Hamideh Taati më 19 tetor 2019.

Është raportuar se studentët e Universitetit të Teheranit në kryeqytetin e vendit kanë zhvilluar protesta. Të mërkurën më 16 tetor, studentët u mblodhën tek xhamia e kampusit për disa arsye. Së pari, për të protestuar ndaj pranisë së Presidentit Hassan Rouhani’s atje. Së dyti, ata protestuan kundër arrestimit dhe burgosjes së shumë prej studentëve që kanë marrë dënime të gjata me burg për aktivizmin e tyre.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Veprimtaritë Malinje të Regjimit Iranian; Masakra në Kampin Ashraf

Shkruar nga Shamsi Saadati më 18 tetor 2019.

Dje u publikua një raport i ri nga Departamenti amerikan i Shtetit me titull “Veprimtaritë Malinje të Regjimit Iranian Gjatë Negociatave me Iranin dhe Gjatë JCPOA-së”. Raporti liston veprimtaritë malinje të regjimit iranian nga viti 2011 deri në 2017-ën. 

IRAN: Në Provinca të Ndryshme u Vihet Flaka Posterave të Khomeini-t dhe Khamenei-t

Publikuar më 18 tetor 2019.

Nga data 14 deri më 17 tetor 2019, të rinjtë e rebeluar u kanë vënë flakën simboleve të regjimit të mullahëve, duke përfshirë posterat e Liderit Suprem të mullahëve Khamenei dhe disa qendra represive të tilla si bazat e Gardës Revolucionare (IRGC) në qytete të ndryshme, si në Teheran, Karaj, Mehr-Shahr, Nowshahr, dhe Rudsar.

Burgu Qendor i Urmias në Iranin veri-perëndimor

Burgu Qendor i Urmias në Iranin veri-perëndimor

Raportim nga PMO/MEK

Iran, 17 tetor 2019—Dy të burgosur politikë të quajtur Ibrahim Khalil Sedighi Hamedani dhe i biri, Salar, po e vazhdojnë grevën e urisë në Burgun Qendor të Urmias në Iranin veri-perëndimor, tregojnë raportet. Dy të burgosurit e nisën grevën e tyre më 25 shtator, në protestë ndaj dënimit të secilit prej tyre me 19 vite prapa hekurave.