Studentët Dënojnë Praninë e Rouhani-t në Universitetin Iranian

576

Shkruar nga Hamideh Taati më 19 tetor 2019.

Është raportuar se studentët e Universitetit të Teheranit në kryeqytetin e vendit kanë zhvilluar protesta. Të mërkurën më 16 tetor, studentët u mblodhën tek xhamia e kampusit për disa arsye. Së pari, për të protestuar ndaj pranisë së Presidentit Hassan Rouhani’s atje. Së dyti, ata protestuan kundër arrestimit dhe burgosjes së shumë prej studentëve që kanë marrë dënime të gjata me burg për aktivizmin e tyre.

Studentët e kritikuan ashpër regjimin për faktin se po ua mohon shokëve e shoqeve të tyre vazhdimin e arsimimit.

Pasi u mblodhën tek xhamia e universitetit, studentët shëtitën nëpër kampus duke shprehur shqetësimet e tyre. Ata dëgjoheshin duke thirrur: “Konvikti i vajzave është burg”, “klasat janë bosh sepse studentët janë në burg” dhe “lironi të gjithë studentët e burgosur”.

Ata theksuan se regjimi i ka dënuar studentët me mbi 100 vite burg në total që kur Presidenti Hassan Rouhani ka marrë detyrën.

Vitin e shkuar, mësuesit dhe arsimtarët e nderuar të Iranit mbajtën mbi 1,000 seri grevash, tubimesh e protestash mbarëkombëtare në 156 qytete. Dhe protestat e studentëve e kaluan numrin 180 në universitetet e Iranit.

Është raportuar gjithashtu se një studente dhe aktiviste e punës, e cila po mbahet aktualisht në Burgun Qarchak në Varamin, është në grevë urie. Atefeh Rangriz e nisi protestën e saj të mërkurën më 16 tetor, për të kundërshtuar mënyrën e padrejtë të trajtimit të çështjes së saj.

Studentët e universitetit në të njëjtin qytet nisën të protestonin të hënën më 14 tetor. Ata protestuan kundër vendimit të zyrtarëve të universitetit për t’u kërkuar studentëve të bënin pagesa për universitetin në fund të semestrit; dhe bënë thirrje për anullimin e këtyre pagesave.

Në Universitetin Politeknik Amir Kabir u zhvilluan protesta të dielën më 13 tetor për shkak të pagesave të larta që po kërkonte universiteti.

Gratë dhe studentët shtypen gjatë gjithë kohën në Iran pasi regjimi iranian i sheh ata si një kërcënim i madh për ekzistencën e tij. Dhe vërtetë, kështu duhet t’i shohë, pasi të rinjtë dhe gratë në Iran e kanë bërë shumë të qartë që duan ndryshim regjimi dhe nuk do të pushojnë deri sa regjimi të rrëzohet përfundimisht.