Wednesday, February 1, 2023

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Veprimtaritë Malinje të Regjimit Iranian; Masakra në Kampin Ashraf

Shkruar nga Shamsi Saadati më 18 tetor 2019.

Dje u publikua një raport i ri nga Departamenti amerikan i Shtetit me titull “Veprimtaritë Malinje të Regjimit Iranian Gjatë Negociatave me Iranin dhe Gjatë JCPOA-së”. Raporti liston veprimtaritë malinje të regjimit iranian nga viti 2011 deri në 2017-ën. 

“Më 1 shtator 2013, një sulm nga proksit iranianë Kata’ib Hezbollah (KH) dhe Asa’ib Ahl al-Haq (AAH) mbi Kampin Ashraf në Irak rezultoi në vdekjen e 50 anëtarëve të Mujahedeen-e Khalq, ose MEK, “, lexon raporti.

Lidhur me masakrën e 2013-ës ndaj banorëve të Ashraf, raporti thotë:

“Më 1 shtator, 2013, një sulm nga proksit iranianë Kata’ib Hezbollah (KH) dhe Asa’ib Ahl al-Haq (AAH) mbi Kampin Ashraf në Irak rezultoi në vdekjen e 50 anëtarëve të Mujahedeen-e Khalq, ose MEK.  Raportet e shtypit thonë se anëtarë të QF-së jo vetëm që e kishin planifikuar sulmin por luajtën gjithashtu një rol të drejtpërdrejtë luftarak në të. QF, së bashku anëtarë të KH dhe AAH, rrëmbyen gjithashtu shtatë anëtarë të MeK dhe i dërguan ata në Iran, sipas shtypit. Që nga ai sulm, këta shtatë anëtarë nuk janë parë dhe nuk është dëgjuar më asgjë për ta.”

Në shtator 2017, me rastin e katër-vjetorit të masakrës në Ashraf, në një ceremoni në praninë e disa personaliteteve ndërkombëtare dhe të një grupi të madh anëtarësh të PMOI-MEK në Tiranë, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane Maryam Rajavi tha: “Ekzekutimi masiv i anëtarëve të PMOI-së ishte gjysma e fshehur e tërheqjes së regjimit në bisedimet bërthamore dhe në JCPOA-në. Përpara nisjes së bisedimeve me P5+1 dhe firmosjes së një marrëveshjeje në nëntor 2013, regjimi kreu masakrën në Ashraf. Pas miratimit të JCPOA-së nga Khamenei në tetor 2015, Kampi Liberty u sulmua me raketa. Të gjitha fazat e marrëveshjes bërthamore, duke nisur që nga bisedimet e fshehta e deri te nënshkrimi i JCPOA-së, janë shoqëruar nga sulme dhe masakra ndaj banorëve të Ashraf. Regjimi ka nevojë që ta asgjësojë kërcënimin e tij më të rëndësishëm ekzistencial, konkretisht PMOI-në dhe Rezistencën Iraniane, për të garantuar mbijetesën e tij…por masakra në Ashraf nuk do të zhduket në të shkuarën. Ashtu si masakra e 1988-ës, ajo është e lidhur direkt me Rezistencën, dhe me lirinë e të drejtat njerëzore në Iran. Dosja mbi Ashrafin duhet të hapet, dhe Khamenei, Maliki e të tjerë të përfshirë në këtë masakër duhet të përballen me drejtësinë.

 

Gjithashtu, duhet të sqarohet pse SHBA ua ktheu shpinën angazhimeve të saj të qarta e të pamohueshme për mbrojtjen e banorëve të kampeve Ashraf dhe Liberty dhe nuk mori masa kundër një krimi kaq të madh. Kjo është pjesë e politikës së paqësimit, veçanërisht në tetë vitet e fundit; politikë e cila i ka ndihmuar mullahët të sigurojnë fitime të papritura. Shumica dërrmuese e shkatërrimeve të shkaktuara nga regjimi në Lindjen e Mesme është mundësuar nga mbështetja tek kjo politikë.”