Saturday, July 27, 2024

IRAN: Protestë nga Banorët e Fshatit Chenar Mahmoudi në Lordegan

 Publikuar më 21 tetor 2019.

Forcat shtypëse mësyjnë shtëpitë e fshatarëve dhe arrestojnë të rinjtë

Të dielën më 20 tetor 2019, banorët e fshtatit Chenar Mahmoudi në Lordegan zhvilluan sërish një protestë anti-regjim. Pas protestës, njësitë speciale anti-rebelim mësynë shtëpitë e fshatarëve dhe arrestuan protestuesit, veçanërisht të rinjtë, duke i zvarritur përtokë për t’i çuar tek automjetet e tyre.

Të tmerruar nga përhapja e lajmit për këtë sulm, forcat shtypëse ua morën ose ua thyen banorëve telefonat celularë.

Të shtunën më 5 tetor, qyteti Lordegan (në Iranin jug-qendror) u pat kthyer në skenën e një kryengritjeje nga mijëra njerëz, gjatë së cilës iu vu zjarri zyrave të Guvernatorit e të përfaqësuesit të Liderit Suprem të regjimit, si dhe disa qendrave të tjera të regjimit. Një nga protestuesit, një i ri me emrin Sa’adatollah Moussavi, u vra, dhe disa njerëz të tjerë u plagosën gjatë përplasjeve.

 

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

21 tetor 2019