IRAN: Punëtorët e Azarab Vazhdojnë Protestën, Bllokojnë Hekurudhën Kombëtare, Forcat Represive Hedhin Gaz Lotsjellës

561

Publikuar më 21 tetor 2019.

Të dielën më 20 tetor 2019, punëtorët e fabrikës Azarab në qytetin Arak (Irani qendror) vazhduan demonstratat e tyre për të 12-tën ditë rresht pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme dhe masave shtypëse të regjimit.

Duke protestuar ndaj mungesës së përgjigjeve për kërkesat e tyre, punëtorët e zemëruar bllokuan hekurudhën Teheran-Ahvaz.

Forcat shtypëse sulmuan punëtorët protestues, hodhën gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ata dhe arrestuan disa prej punëtorëve.

Që nga fillimi i raundit të ri të protestave nga punëtorët e Azarab, një numër prej tyre janë thirrur dhe kërcënuar nga agjencitë e inteligjencës dhe sigurisë.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përshëndetur punëtorët e guximshëm e të patundur të fabrikës Azarab dhe ka nxitur popullin e Arak, sidomos të rinjtë e rebeluar, që të ngrihen në mbështetje të punëtorëve protestues. Ajo i ka bërë thirrje Organizatës Ndërkombëtare të Punëtorëve, sindikatave dhe unioneve të punëtorëve, si dhe gjithë mbrojtësve të të drejtave të punëtorëve, që t’i dënojnë politikat anti-punëtor të regjimit të mullahëve dhe të mbështesin të drejtat e punëtorëve iranianë.

Për shkak të politikave anti-punëtor të mullahëve dhe pasigurisë në punë, 20 punëtorë kanë humbur jetën brenda një jave.

Irani nën sundimin e mullahëve renditet në vendin e 102-të në botë për sa i përket zbatimit të procedurave të sigurisë. Këto statistika ekspozojnë shfrytëzimin e tepruar të punëtorëve që ndodh në Iran.