Raporte të reja protestash nga mbarë Irani

491

Tubim proteste nga punëtorët e fabrikës së kallamsheqerit Haft Tapeh në Shush të Iranit jug-perëndimor-18 tetor 2019

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 19 tetor 2019—Teksa regjimin iranian e kanë mbërthyer krizat që po përshkallëzohen në Irak, Siri e tani edhe në Liban, ka gjithashtu raporte për shtim të protestave brenda Iranit.

Punëtorët e kompanisë së Kallamsheqerit Haft Tapeh në Shush Iranit jug-perëndimor kanë vazhduar me grevën e tyre dhe kanë zhvilluar një tubim në oborrin e fabrikës të premten më 18 tetor, për të kërkuar rikthimin në punë të kolegëve të tyre që janë hequr nga puna me të padrejtë, si dhe anullimin e të gjitha planeve të “privatizimit” për këtë kompani.

Menaxherët e fabrikës së sheqerit Haft Tapeh janë detyruar t’ua rinovojnë kontratën 17 punëtorëve pas nëntë ditësh rresht greva e protesta në fabrikë. Punëtorët e Haft Tapeh, prodhuesit më të madh të sheqerit në Iran, nisën së fundmi një grevë pas refuzimit të menaxherëve për t’ua rinovuar kontratat 20 prej punëtorëve të kompanisë.

Punëtoërt i vazhduan grevat dhe protestat e tyre pavarësisht pranisë së forcave të sigurisë dhe kërcënimeve nga menaxherët e kompanisë se do t’i pushonin nga puna apo do t’i arrestonin. Si përfundim, këshilli i qytetit Shush, ku ndodhet fabrika, u detyrua ta tërhiqte mbrapsht vendimin dhe ta detyronte kompaninë t’i merrte në punë kontraktuesit. Kontratat e tre prej punëtorëve të hequr nga puna mbeten ende të pezulluara.