Iran: Numri i vdekjeve nga koronavirusi shkon mbi 44,000 në 320 qytete

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

24 maj 2020

Over 44,000 dead of coronavirus (COVID-19) in IranMbi 44,000 të vdekur nga koronavirusi (COVID-19) në Iran

Numri i vdekjeve në Teheran është të paktën 7,100. Jo më pak se 240 pacientë me koronavirus kanë vdekur në spitalin Tajrish Shohada dhe të paktën 60 në spitalin Kashani në Teheran. Më herët, më 19 prill 2020, Ali Maher, një anëtar i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT) në Teheran, është cituar nga e përditshmja shtetërore Iran duke thënë se ka pacientë me koronavirus të shtruar në 138 spitale publike e private në Teheran. Sipas mjekëve, numri i pacientëve të jashtëm e të brendshëm në spitalin Tajrish Shohada, numër i cili ishte ulur muajin e shkuar, ka qenë në rritje gjatë ditëve të fundit të majit, nga një mesatare prej 30 në 65 aktualisht.

Në Isfahan, Presidentja e Universitetit të Shkencave Mjekësore, Tahereh Changiz, tha sot për agjencinë e lajmeve të forcave Quds, Tasnim: “Situata në Isfahan është ende e kuqe, dhe numri i njerëzve që rezultojnë pozitiv po rritet, gjë që është një paralajmërim për ne.” Zëdhënësi i po këtij universiteti tha për agjencinë e lajmeve Borna: “112 pacientë me gjendje akute po trajtohen në terapi intensive në qendrat e kontrolluara nga universiteti.”

Guvernatori i Borujerd, Moslem Pour-Ghasemian, tha dje për agjencinë e lajmeve Fars: “135 të dyshuar për simptomat e koronavirusit kanë shkuar në qendrat e trajtimit, dhe njëri vdiq dje nga infektimi me këtë virus.”

Guvernatori i Ardabil, Akbar Behnamju, tha sot për IRNA: “Kurba në zbritje e infektimeve që kishte nisur më 1 prill, ka filluar të rritet dy ditët e fundit.”

Një valë e re e arrestimeve të të rinjve, familjeve dhe mbështetësve të MEK në të gjithë vendin

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

24 Maj 2020

Iran Regime’s Treating Prisoners Alone Debunks Mullahs’ Effort to Depict U.S. Sanctions for Coronavirus Epidemic.Tortura dhe keqtrajtimi, orë të gjata të marrjes në pyetje dhe tallja me viktimat, për të thyer të burgosurit për të bërë deponime të detyruara dhe për të marrë pjesë në emisione televizive propagandistike.

  • Torturuesit dhe hetuesit posaçërisht fyejnë gratë dhe vajzat e reja dhe u shkaktojnë atyre torturat më të rënda fizike, psikologjike.
  • Arrestimet që u bënë në Teheran, Mashhad, Neyshabur, Kermanshah, Sabzevar, Arak, Kashan, Mahshahr, Bushehr, Marvdasht, Amol, Ahvaz, Andimeshk, Rasht, Behbahan, Iran, Gorgan, Karaj, Tabriz, dhe Shiraz njëkohësisht me një fushatë demonizimi nga Shoqatat Nejat në Iran dhe bashkëpunëtorët e tyre jashtë vendit.

Javët e fundit, të tmerruar nga zgjerimi i veprimtarive të Njësive të Rezistencës dhe vala e re e kryengritjeve popullore, Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë e regjimit (MOIS) dhe Organizata e Inteligjencës IRGC kanë filluar arrestimin dhe grumbullimin e një numri të madh të aktivistëve të rinj, veçanërisht familjet dhe përkrahësit e Mojahedin-e Khalq (MEK). Shumë prej tyre janë dërguar në burgje, dhe disa janë lënë të lirë përkohësisht me kusht vetëm pasi nënshkruan një dokument duke u zotuar të mos marrin pjesë në asnjë veprimtari kundër regjimit

Arrestimet janë bërë në Teheran, Mashhad, Neyshabur, Kermanshah, Sabzevar, Arak, Kashan, Mahshahr, Bushehr, Marvdasht, Amol, Ahvaz, Andimeshk, Rasht, Behbahan, Iran, Gorgan, Karaj, Tabriz, dhe Shiraz paralelisht me një fushatë demonizimi të realizuar nga Organizatat Nejat në vend dhe bashkëpunëtorët e tyre jashtë vendit. MOIS, IRGC por edhe agjentët e tyre të veshur civilë kanë plaçkitur shtëpitë dhe zyrat e njerëzve dhe kanë rrahur të arrestuarit. Ata kanë konfiskuar gjithashtu telefonat e viktimave, kompjuterët dhe shumë sende të tyre personale madje edhe sende me vlerë.

Të arrestuarit i janë nënshtruar disa orë marrjes në pyetje,të shoqëruar nga tortura dhe presione fizike dhe mendore. Sipas atyre që i kanë mbijetuar arrestimeve, ndalimet dhe marrjet në pyetje ishin përqendruar kryesisht vetëm në marrjen e informacionit në lidhje me MEK dhe Njësitë e Rezistencës, si dhe marrëdhëniet midis të arrestuarve dhe MEK, dhe pse dhe si të rinjtë janë lidhur me MEK.

Në Mashhad, hetuesit krijuan një skenë ekzekutimi duke u tallur me viktimat për të prishur rezistencën e një grupi prej dhjetë të burgosurve të rinj për t’i detyruar ata që të depononin / ose të zbulonin lidhjen e tyre të mundshme me MEK.

Në Teheran, torturuesit dhe marrësit në pyetje, ngacmonin dhe fyenin ashpër gratë dhe vajzat e reja të arrestuara me qëllimin që synonte për t’i thyer ato, dhe ti detyronte ato të bëjnë deponime të rreme dhe të merrnin pjesë në intervista dhe shfaqje qesharake televizive. Dëshmitarët raportojnë për rezistencë të admirueshme nga shumë prej të arrestuarve.

Në të njëjtën kohë, shërbimet e inteligjencës së regjimit klerik përpiqen t’i imponojnë dhe t’i japin mesazh të rinjve për t’i paralajmëruar ata që ti frikësojnë për të mos pasur lidhje me qëllim që të mos mbështesin MEK.

Zonja Marjam Raxhavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI),i  bëri thirrje edhe një herë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, raportuesit special për dhunën ndaj grave, dhe organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për të dërguar delegacione ndërkombëtare për të vizituar burgjet e regjimit dhe për t’u takuar me të burgosur politikë, dhe sidomos me të arrestuarit e kohëve të fundit veçanërisht me të arrestuarat gra.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

24 Maj 2020

 

 

 

 

 

Urimet nga Maryam Rajavi me rastin e Fitër Bajramit

 

24 maj 2020 – Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane përçon mesazhin e saj me rastin e Fitër Bajramit:

Gëzuar Fitër Bajramin bashkatdhetarëve të mi në Iran dhe gjithë myslimanëve në botë.

Falë Rezistencës Iraniane dhe kryengritjeve të popullit iranian, së shpejti do të mund të kremtojmë festën e madhe të lirisë së Iranit.

Ka ardhur koha për çlirimin e popullit të Iranit e popujve të tjerë të rajonit, si dhe të të gjithë myslimanëve, nga sundimi i lig e ekstremist i fashizmit fetar që ka pushtetin në Iran.

Maryam Rajavi- Maj 2020

Parlamenti Evropian, Miqtë e një Irani të Lirë (FoFI) – Irani: Thirrje urgjente për lirimin e menjëhershëm të të burgosurve të ndërgjegjes dhe ndalimin e ekzekutimeve

Iran: Urgent call for immediate release of prisoners of conscience and halt to executionsIrani: MEP bën thirrje urgjente për lirimin e menjëhershëm të të burgosurve të ndërgjegjes dhe ndalimin e ekzekutimeve

Parlamenti Evropian

Miqtë e një Irani të Lirë (FoFI)

Deklarata

18 maj 2020

Irani: Thirrje urgjente për lirimin e menjëhershëm të të burgosurve të ndërgjegjes dhe ndaljen e ekzekutimeve

Aktualisht, vdekjet e Covid19 në Iran i kanë tejkaluar 42,000 të vdekur, ndërsa zyrtarët e qeverisë së Hassan Rouhani po fshehin zyrtarisht numrat e vërtetë.

 

Megjithë situatën kritike të pandemisë, Irani ka vazhduar të kryejë ekzekutime të të burgosurve dhe ende refuzon të lirojë të burgosur, veçanërisht të burgosur të ndërgjegjes pasi kushtet sanitare kanë provuar të jenë alarmante dhe kërcënuese.

 

Për më tepër, regjimi ka filluar një arrestim në shkallë të gjerë të kundërshtarëve të tij dhe ka shtypur protestat e tyre demokratike, të cilët raportojnë çdo ditë për situatën e Corona në vend.

 

Më 5 maj 2020, Gjyqësori në Iran njoftoi se dy studentë të universitetit elitë, Z. Amir Hossein Moradi dhe Ali Younesi, ishin arrestuar dhe burgosur për shkak të lidhjeve me lëvizjen e opozitës iraniane, Organizata Popullore Mojahedin e Iranit (PMOI / MEK) .

 

Opozita ka zbuluar deri tani emrat dhe fotografitë e 18 të tjerëve, të cilët gjithashtu janë arrestuar me akuza të ngjashme. Ata janë kryesisht iranianë të rinj që kërkojnë liri dhe demokraci në Iran.

 

Ne shkruajmë për të tërhequr vëmendjen tuaj ndaj shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Iran. Ne jemi të shqetësuar rëndë për keqtrajtimin dhe torturimin e atyre që janë arrestuar. Gjatë dy viteve të fundit, një numër i madh i të burgosurve të arrestuar në protesta janë vrarë ndërsa ishin në paraburgim. Pothuajse në të gjitha rastet, autoritetet iraniane pretendonin se të burgosurit kishin kryer vetëvrasje.

 

  1. Moradi dhe Younesi, studentë në Universitetin e Teknologjisë Sharif të Teheranit, u arrestuan pa urdhër në 10 Prill 2020. Sipas njoftimeve, z. Moradi u zhduk po atë ditë ndërsa z. Younesi u arrestua dhe u dërgua në shtëpi në mbrëmjen e po të njëjtës ditë, me lëndime dhe shenja torturash. Regjimi pranoi arrestimet vetëm pas protestave të studentëve në Universitet.

Majtas, Ali Younesi dhe djathtas, Amir Hossein Moradi

  1. Younesi kishte fituar medaljen e artë të Olimpiadës së 12-të Ndërkombëtare mbi Astronominë dhe Astrofizikën në vitin 2018. Më herët, ai kishte fituar medaljet e argjendit dhe të arit të Olimpiadës Kombëtare të Astronomisë në 2016 dhe 2017. Z. Moradi kishte fituar medaljen e argjendtë në 2017.

Zëdhënësi i gjyqësorit Gholamreza Esmaili pohoi, “Ata donin të bënin reprazalje në të gjithë vendin, por kjo fatmirësisht u pengua nga vigjilenca dhe veprimi në kohë i agjentëve tanë të inteligjencës.”

Në lidhje me valën e tanishme të arrestimeve dhe ekzekutimeve, ne dënojmë arrestimin e kundërshtarëve politikë, të rinjve të arsimuar, studentëve elitë dhe shtetasve iranianë për pjesëmarrje në protesta dhe për përkrahjen e kauzës së lirisë dhe nxitjen për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të këtyre të burgosurve .

Ne i kërkojmë Përfaqësuesit të Lartë të BE të bëjë thirrje për Iranin për të siguruar lirimin e të arrestuarve dhe të respektojë të drejtat e qytetarëve për lirinë e shprehjes dhe lirinë e shoqatës. Prandaj, ne kërkojmë që një mision për gjetjen e fakteve të vizitojë burgjet dhe të raportojë për kushtet e të ndaluarve.

Heshtja dhe mosveprimi janë kundërproduktive dhe do të interpretohen nga Irani si një dritë e gjelbër prej Bashkimit Evropian përballë abuzimeve të egra të Teheranit. Ne ritheksojmë qëndrimin tonë të vendosur se marrëdhëniet me Iranin duhet të kushtëzohen në ndalimin e ekzekutimeve dhe zhvillimin e qartë në të drejtat e njeriut.

 

Sinqerisht,

Petras Auštrevičius, MEP nga Lithuania

Franc Bogovič, MEP nga Slovenia

Cristian-Silviu BUŞOI, MEP nga Romania

Ryszard Czarnecki, MEP nga Poland

Francesca Donato, MEP nga Italy

Anna Fotyga, MEP nga Poland

Gianna Gancia, MEP nga Italy

Rasa Juknevičienė, MEP nga Lithuania

Andrius Kubilius, MEP nga Lithuania

Ryszard Antoni Legutko, MEP nga Poland

Marian-Jean Marinescu, MEP nga Romania

Ljudmila Novak, MEP nga Slovenia

Stanislav Polčák, MEP nga Czech

Jiří Pospíšil, MEP nga Czech

Petri Sarvamaa, MEP nga Finland

Radosław Sikorski, MEP nga Poland

Ivan Štefanec, MEP nga Slovakia

Hermann Tertsch, MEP nga Spain

Ruža Tomašić, MEP nga Croatia

Romana Tomc, MEP nga Slovenia

Veronika Vrecionová, MEP nga Czech

Milan Zver, MEP nga Slovenia

 

Miqtë e një Irani të Lirë

Miqtë e një Irani të Lirë (FoFI) është një grup ndërkombëtar joformal në Parlamentin Evropian i cili u formua në 2003 dhe gëzon mbështetjen aktive të shumë eurodeputetëve nga grupe të ndryshme politike


Emrat dhe fotografitë e 18 të burgosurve të tjerë vijojnë si më poshtë:

  1. Mohammad Reza Ashrafi Samani, Isfahan
  2. Nahid Fat’halian, Tehran
  3. Kamran Rezaeifar, Tehran
  4. Sepehr Imam Jomeh, Tehran
  5. Parastoo Mo’ini, Tehran
  6. Zahra Safaei, Tehran
  7. Forough Taghipour, Tehran
  8. Marzieh Farsi, Tehran
  9. Massoud Rad, Tehran
  10. Bijan Kazemi, Kuhdasht
  11. Mohammad Mehri, Qom
  12. Somayeh Bidi, Karaj
  13. Mohammad Hassani, Karaj
  14. Rasool Hassanvand, Khorramabad
  15. Gholam Ali Alipour, Amol
  16. Mehran Gharabaghi, Behbahan
  17. Majid Khademi, Behbahan
  18. Saeed Rad, Semnan

Iran: Numri i Viktimave nga Koronavirusi Shkon mbi 43,800 në 320 Qytete

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

23 maj 2020

Iran: Coronavirus Fatalities Exceed 43,800 in 320 CitiesNdërkohë që edhe vetë Ministria e Shëndetësisë e regjimit deklaron se nuk ka asnjë provincë të pastër nga virusi dhe se shumica e qendrave të provincave janë në gjendje të kuqe, sot Rouhani, duke iu drejtuar Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT), shpalli: “Duke nisur nga 31 maji, të gjithë punonjësit e zyrave duhet t’i rikthehen punës dhe kufizimet e mëparshme do të hiqen.” “Vendet e shenjta dhe të lutjeve … do të hapen që nga dita pas Fitër Bajramit, duke zbatuar udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë,” shtoi ai. I zemëruar nga ekspozimi i të vërtetës së tragjedisë së koronavirusit në Iran, Rouhani tha: “Ka disa që po përpiqen t’i frikësojnë njerëzit lidhur me sëmundjen e koronavirusit, nuk duhet ta tolerojmë këtë.”

Por Ministri i Shëndetësisë, duke folur për të përditshmen shtetërore Hamshahri, tha sot: “Po shohim shpërthime të reja të sëmundjes në provincat tropikale … Në Khuzestan, gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur. Kemi folur me zyrtarët në provincat pranë Khuzestan-it, konkretisht Chahar Mahal dhe Bakhtiari, Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad, dhe u kemi dhënë paralajmërimet e nevojshme për shpërthimin e ri. Kemi parë raste në Sistan dhe Baluchestan, në fshatin Najafabad Khash, të cilat kanë ngritur alarmin për ne.”

Duke folur për agjencinë shtetërore Mowj, një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë tha sot: “Situata në provincën Khuzestan është ende e kuqe.” Ai la të kuptohej se statistikat janë të sajuara, duke thënë: “Numri i pacientëve është shumë më i lartë se një përqind e popullsisë … duhet të bëhen më shumë eksperimente shkencore. Nuk janë bërë ende studime të tilla në Iran. Megjithatë, duket se, siç ka thënë Ministri, numri i pacientëve nuk ka arritur në 10 përqind të popullsisë.”

Pra, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vërtetë i të infektuarve është “shumë më i lartë” sesa 850,000, por nuk ka arritur në 8.5 milion dhe është diku midis këtyre dy shifrave. Ndërkohë, sot, i njëjti zëdhënës e shpalli numrin e të infektuarve si 133,521. Me fjalë të tjera, statistikat e fabrikuara që publikohen janë 6.5 deri në 65 herë më të ulëta sesa shifrat e vërteta. Regjimi është shumë i fshehtë dhe dëshiron t’i mbajë njerëzit të hutuar.

Guvernatori i Lorestan, Seyed Mousa Khademi, tha sot për agjencinë e lajmeve Mehr: “Kemi çdo ditë rritje në numrin e të infektuarve në disa qytete… Aktualisht në Borujerd dhe Delfan nuk kemi marrë raporte të mira. Numri i të infektuarve në këto qytete është relativisht më i lartë.”

Dekani i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Jiroft të provincës Kerman tha sot për televizionin shtetëror: “Me rritjen e numrit të të infektuarve në pjesën jugore të provincës Kerman, kjo zonë po i afrohet gjendjes së kuqe.”

 

Protestat vazhdojnë në disa qytete iraniane pavarësisht kërcënimit prej koronavirusitProtestë nga infermierët në Isfahhan

Protest by nurses in IsfahanRaportimi nga PMOI / MEK

Irani, 22 maj 2020– Politikat shkatërruese të regjimit iranian gjatë pandemisë së koronavirusit e kanë lënë ekonominë tashmë të sëmurë të Iranit në një situatë edhe më të rëndë, duke prekur më tej të gjitha segmentet e shoqërisë, veçanërisht klasat e varfëra. Ndërsa zyrtarët iranianë kanë dëshmuar se në disa raste, politikat e regjimit i kanë vendosur njerëzit midis dilemash, duke i detyruar ata të bëjnë zgjedhjen ose të vdesin nga koronavirusi ose nga uria. Në rrethanat aktuale, megjithë kërcënimin e përhapjes së sëmundjes shumë ngjitëse COVID-19, gjatë javës, njerëz të komuniteteve të ndryshme kanë protestuar vazhdimisht ndaj politikave ekonomike të regjimit.

Protestë nga infermieret në Isfahhan

Të enjten, një grup infermierësh në Ispahan mbajtën një miting para zyrës së prokurorit për të protestuar kundër regjimit që nuk ka zbatuar legjislacionin e vet në lidhje me të drejtat e tyre. Infermierët po protestonin ndaj diskriminimit kundër politikave të pagave të ministrisë së shëndetësisë dhe për mos implementimin e tarifave të shërbimeve infermierore, të cilat u ratifikuan më shumë se 13 vjet më parë.

Protestuesit kërkuan zbatimin e ligjeve të tarifave, të punëve të rrezikshme dhe të dëmshme, adresimin e mungesës së fuqisë punëtore njerëzore dhe adresimin e diskriminimit në pagat.

Protests by nurses in IsfahanProtesta nga infermieret në Isfahhan

Greva nga punëtorët e komunës në Ahvaz

Të enjten, punëtorët e komunës Ahvaz hynë në grevë në protestë për arësye se nuk kishin marrë pagat e tyre për disa muaj. Pagat e papaguara janë bërë një pikë qendrore e shumë protestave të punës gjatë viteve të kaluara. Refuzimi i vazhdueshëm i institucioneve të regjimit për të paguar pagat e punëtorëve rëndon vështirësitë ndaj këtij segmenti të shoqërisë gjatë rrethanave të vështira të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Fotografitë e marra nga krahina 6 e Ahvazit tregojnë se plehrat e grumbulluara në vende të ndryshme për shkak të komunës kanë krijuar probleme.

Strikes by municipality workers in AhvazGreva nga punëtorët e komunës në Ahvaz

Protesta nga punëtorët e komunës në Shahin Shahr

Të enjten, një grup i punëtorëve të komunës në Shahin Shahr, Isapani, zhvilluan protestën e tyre për të dytën ditë radhazi. Demonstruesit, të cilët ishin mbledhur para bashkisë, protestuan kundër një ndryshimi nga ana e kontraktuesit i cili po menaxhon punën dhe pagat e tyre të ulëta.

Sipas protestuesve, më shumë se 200 punëtorë nuk kanë kontratën e duhur. Kontraktuesit që po administrojnë punën e komunës rregullisht i lënë pas dore të drejtat e punëtorëve dhe qëllimisht i paguajnë pagat e tyre me vonesë. Ndryshimet nga ana e kontraktuesit gjithashtu do të privojnë punëtorët nga shpërblimet për punën e tyre.

1Protest by municipality workers in Shahin ShahrProtestë nga punëtorët e komunës në Shahin Shahr

Irani: Deputeti zbulon se regjimi ka paguar nga 20 deri në 30 miliardë dollarë në Siri

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

22 Maj 2020

Iran: MP reveals regime paid of $20-30 billion to SyriaFalahatpisheh dhe Bashar al-Asad

Shuma aktuale e shpenzimeve të regjimit në Siri është shumë më e madhe

Populli iranian kërkon dëbimin e mullahëve nga Siria dhe rajoni, gjë që është thelbësore për paqen rajonale

Në një pohim të paparë, Heshmatullah Falahatpisheh, ish Kryetari dhe anëtari aktual i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të parlamentit të regjimit, tha se regjimi klerik kishte paguar Sirinë deri në 30 miliardë dollarë.

Në një intervistë të botuar në uebfaqen shtetërore, E’Temad Online, të Mërkurën, 20 maj 2020, ai tha, “Unë shkova në Siri, dhe disa njerëz thanë se unë kam bërë disa shpenzime, por po e përsëris, mund të kemi dhënë Sirisë nga 20 deri në 30 miliardë dollarë, por ne do ti marrim ato përsëri. ” Falahatipishe udhëtoi për në Siri në Dhjetor 2018, kur ai ishte Kryetari i Komisionit të Sigurisë dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit dhe u takua me Bashar al-Asad.

Shuma aktuale që ka shpenzuar regjimi klerik nga xhepat e popullit iranian për të mbajtur në pushtet Bashar al-Asad është shumë më domethënëse. Paratë e paguara që nga viti 2018 duhet të shtohen në këtë shifër, kështu që të tilla janë shpenzimet e mëdha të Gardës Revolucionare (IRGC) dhe forcat e prokurës kriminale, që numërojnë 100,000 në disa raste edhe armët e tyre në Siri gjatë nëntë viteve të fundit. Shtuar në këto është nafta falas ose jashtëzakonisht e lirë që është dërguar nga Irani në portet siriane gjatë 40 viteve të fundit.

Falahatpisheh gjithashtu zbuloi se “Të ardhurat mesatare nga rritja e çmimeve të benzinës dhe shitja e tepricës jashtë vendit është 200 milion dollarë; ne mund t’u japim 200 miliardë në ditë krahinave të ndryshme për të zgjidhur problemet e tyre. ”

Vërejtjet e Falahatpisheh nënvizojnë gjithashtu nevojën për të shpëtuar Sirinë dhe rajonin nga regjimi klerik dhe IRGC. Kjo është edhe dëshira e popullit iranian, edhe çelësi i ruajtjes së paqes dhe qetësisë në rajon. Vërejtjet gjithashtu janë të qarta se çdo para në duart e regjimit të korruptuar dhe mesjetar që qeveris Iranin do të plaçkitet ose shkatërrohet nga terrorizmi dhe luftënxitja dhe do të ketë ndikim në situatën ekonomike të popullit iranian.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

22 Maj, 2020

 

Irani: Numri i të vdekurve në koronavirus në 319 qytete tejkalon 43.600

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

22 Maj 2020

Iran coronavirusSituata kritike në provincat Khuzestan, Bushehr, Sistan dhe Baluchestan dhe në shumë rajone të tjera

Marjam Raxhavi: Rritja e çmimit të benzinës dhe bukës për të varfërit gjatë krizës së Koronavirusit është fluksi i 30 miliardë dollarëve që teokracia qeverisëse ka shpenzuar nga xhepat e popullit iranian në Siri për të mbajtur në pushtet diktatorin kriminel.

Sot, në intervistën e tij të përditshme me agjencinë zyrtare të lajmeve, IRNA, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë tha, “Situata në provincën Khuzestan është ende e kuqe.”

Duke folur sot për agjencinë e lajmeve të lidhur me IRGC, Fars,  Ali Ehsanpour, zëdhënësi i Universitetit të Shkencave Mjekësore Jundishapur u bëri thirrje njerëzve që të mos largohen nga shtëpitë e tyre përveç rasteve nëse është e nevojshme dhe të përmbahen nga mbajtja e ritualeve dhe vizitave të Bajramit.

Në Teheran, kreu i Taskforces (NCCT Kombëtare Combat Koronavirus) tha për të përditshëmen shtetërore, Asr-të Iranit se, “Ende nuk ka prova që virusi është dobësuar dhe ai ende mund të rrezikojë njerëzit dhe të kërcënojë shëndetin dhe jetën e tyre.  Edhe pse ne shohim një rënie të vdekshmërisë, situata mbetet e brishtë. ” Ai shtoi: “Ndikimet sociale, kulturore dhe ekonomike të pandemisë tejkalojnë ndikimin e tij biologjik, dhe universaliteti i tij e bën më të vështirë trajtimin e tij.”

Në Bushehr, kreu i Universitetit të Shkencave Mjekësore të Provincës, i tha sot Farsit, “Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, ne i bëjmë thirrje pazareve dhe esnafëve që të mbyllin dyqanet e tyre nga e Premtja, 22 maj, deri në fund të festës së Bajramit. . ”

Situata në Sistan dhe Baluchestan mbetet kritike. Sot, presidenti i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Iranshahr i tha agjencisë së lajmeve Tasnim, “Pas rritjes së numrit të personave të infektuar me Koronavirus në Iranshahr dhe Chabahar, këto qytete u klasifikuan si të kuqe. Qendrat tregtare dhe shërbimi në Zonën e Lirë të Chabahar do të mbyllen nga 22 maj deri në njoftimin e mëtejshëm. “

Amnesty International Nënvizon Përsëri Vrasjen e Protestuesve nga Regjimi Gjatë Protestave të Iranit

21 maj 2020

Amnesty International Once Again Highlights Regime’s Killing of Protesters During Iran Protests Amnesty International: Iran- Publikohen detajet e 304 vdekjeve gjatë protestave në nëntor 2019

Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, Amnesty International nënvizoi dhe dënoi edhe një herë përdorimin e forcës letale nga regjimi iranian kundër protestuesve, gjë që ka rezultuar në vrasje, arrestime e zhdukje masive.

“Pothuajse në të gjitha protestat që janë zhvilluar nga 15 deri më 19 nëntor, nuk ka asnjë provë që njerëzit të kenë patur armë zjarri apo që të kenë qenë kërcënim për jetën në mënyrë të tillë që të justifikohej përdorimi i forcës letale, sipas kërkimeve, përfshirë analizë videosh, të kryera nga Amnesty International. Organizata është e vetëdijshme për dy përjashtime në një qytet më 18 nëntor, ku ka patur shkëmbim zjarri mes protestuesve dhe forcave të sigurisë,” lexon raporti i Amnesty.

“Fakti që kaq shumë njerëz janë qëlluar ndërkohë që nuk përbënin asnjëfarë kërcënimi tregon mizorinë e plotë të veprimeve të paligjshme të forcave të sigurisë,” tha Philip Luther, Drejtori i Kërkimit dhe Mbrojtjes për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Amnesty International.

“Gjashtë muaj më vonë, familjet e shkatërruara të viktimave vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë ndërkohë që përballen me kërcënime intensive nga autoritetet.

“Pandëshkueshmëria që gëzojnë aktualisht forcat e sigurisë lejon përsëritjen e përdorimit të forcës letale për të shtypur mospajtimin. Në mungesë të një perspektive të vërtetë për përgjegjshmëri në nivelin kombëtar, ne e përsërisim thirrjen tonë drejtuar anëtarëve të Këshillit të të Drejtave Njerëzore të OKB-së që të japin urdhër për një hetim mbi këto vrasje, dhe të identifikojnë rrugët për arritjen e së vërtetës, drejtësisë dhe kompensimeve,” shtoi ai.

“Sipas informacioneve të mbledhura nga Amnesty International, në të gjitha rastet, përveç katër rasteve, viktimat janë qëlluar për vdekje nga forcat iraniane të sigurisë – duke përfshirë anëtarë të Gardës Revolucionare, forcave Basij dhe policisë – me plumba, shpesh në kokë apo në gjoks, që tregon se kanë gjuajtur me qëllimin për të vrarë. Nga katër viktimat e mbetura, raportohet se dy kanë pësuar plagosje fatale në kokë pasi janë rrahur nga anëtarë të forcave të sigurisë. Dy të tjerët raportohet se janë mbytur nga gazi lotsjellës,” lexon raporti.

Sipas Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq, ose MEK) gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit, forcat e sigurisë së regjimit iranian, me urdhër të drejtpërdrejtë nga lideri suprem Ali Khamenei, kanë vrarë të paktën 1500 protestues dhe kanë arrestuar mbi 12,000. Protestat iraniane, të cilat shpërthyen pas një rritjeje të papritur në çmimin e lëndës djegëse, vazhduan për ditë të tëra, dhe qindra mijëra njerëz e identifikuan regjimin e mulllahëve si shkaku i të gjitha vështirësive ekonomike dhe kërkuan ndryshim regjimi.

Protestat mbarëkombëtare të Iranit, të cilat ia tronditën themelet regjimit, e treguan qartë dëshirën e popullit iranian për ndryshim regjimi dhe nervozizmin e shoqërisë iraniane. Nga frika e përmbysjes së regjimit të tij, Khamenei dha urdhër për një shtypje të ashpër e masive të protestave, duke vrarë mijëra njerëz. Deri tani, regjimi ka refuzuar ta shpallë numrin e vdekjeve, nga frika e një kryengritjeje të re.

Kjo kryengritje ishte një pikë kthese për regjimin dhe popullin iranian. Protestat mbarëkombëtare të Iranit u ndoqën nga një valë e dytë protestash në janar, kundër rrëzimit nga regjimi të një avioni ukrainas me pasagjerë. Konflikti mes popullit iranian dhe regjimit arriti kulmin gjatë zgjedhjeve të rreme parlamentare të regjimit, të cilat u bojkotuan në masë në mënyrë të paprecedent. Që nga protestat e Iranit, me anë të vrasjeve e mashtrimeve, regjimi po përpiqet të parandalojë një kryengritje tjetër, meqë pa dyshim, kryengritja e radhës do të rezultojë në përmbysjen e tij.

Iran: Viktimat nga Koronavirusi e Kalojnë Numrin 43,300 në 319 Qytete

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

21 maj 2020

Iran: Coronavirus Fatalities Exceed 43,300 in 319 CitiesMbi 43,300 të vdekur nga koronavirusi (COVID-19) në Iran – Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në Iran sipas burimeve të PMOI MEK

Rouhani dhe Ministri i Shëndetësisë fajësojnë popullin për shpërthimin e ri të Koronavirusit në disa provinca

Vargani i makinave për eventin e përvitshëm të Ditës Quds anullohet për shkak të rritjes në përhapjen e virusit

Shkalla e tragjedisë është aq e madhe saqë sot, Qassem Janbabai, Zëvendës Ministri i Shëndetësisë, tha për agjencinë e lajmeve ILNA, “Rreth 10,000 anëtarë të personelit mjekësor në vend janë infektuar me koronavirus.” Pra është e qartë që shifrat zyrtare janë falsifikuar e sajuar.

Ndërkohë që numri i pacientëve, madje edhe po të bazohemi tek shifrat e sajuara të Ministrisë së Shëndetësisë, po vazhdon të rritet, duke arritur në 2,392 sot, të mërkurën, Rouhani foli për “tendencën në zbritje të prevalencës së koronavirusit i cili pothuajse është frenuar.” Për shpërthimin e ri të sëmundjes në disa provinca, ai ia vuri fajin paturpësisht popullit që “nuk i ka ndjekur plotësisht udhëzimet.”

Duke folur për agjencinë e lajmeve Tasnim të forcave Quds sot, Saeed Namaki, Ministri i Shëndetësisë i regjimit, shprehu gjithashtu shqetësim lidhur me një kulm të ri të pandemisë së koronavirusit dhe ia vuri fajin sërish popullsisë: “Po shohim një përsëritje të pandemisë në Khuzestan e në disa provinca të tjera. Kjo është shkaktuar vetëm nga mungesa e respektit për masat dhe rregullat higjienike. U lutem njerëzve të mos udhëtojnë gjatë pushimeve të Bajramit, pasi udhëtimet shkaktojnë infektime të reja. Nëse do të kishte një rritje të re të pandemisë, unë dhe kolegët e mi do ta kishim shumë të vështirë ta menaxhonim këtë rritje. Qytetarët e nderuar që udhëtojnë për qejf sjellin me vete sëmundjen për një kohë të gjatë sërish.”