Wednesday, February 1, 2023

Iran: Numri i vdekjeve nga koronavirusi shkon mbi 44,000 në 320 qytete

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

24 maj 2020

Over 44,000 dead of coronavirus (COVID-19) in IranMbi 44,000 të vdekur nga koronavirusi (COVID-19) në Iran

Numri i vdekjeve në Teheran është të paktën 7,100. Jo më pak se 240 pacientë me koronavirus kanë vdekur në spitalin Tajrish Shohada dhe të paktën 60 në spitalin Kashani në Teheran. Më herët, më 19 prill 2020, Ali Maher, një anëtar i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT) në Teheran, është cituar nga e përditshmja shtetërore Iran duke thënë se ka pacientë me koronavirus të shtruar në 138 spitale publike e private në Teheran. Sipas mjekëve, numri i pacientëve të jashtëm e të brendshëm në spitalin Tajrish Shohada, numër i cili ishte ulur muajin e shkuar, ka qenë në rritje gjatë ditëve të fundit të majit, nga një mesatare prej 30 në 65 aktualisht.

Në Isfahan, Presidentja e Universitetit të Shkencave Mjekësore, Tahereh Changiz, tha sot për agjencinë e lajmeve të forcave Quds, Tasnim: “Situata në Isfahan është ende e kuqe, dhe numri i njerëzve që rezultojnë pozitiv po rritet, gjë që është një paralajmërim për ne.” Zëdhënësi i po këtij universiteti tha për agjencinë e lajmeve Borna: “112 pacientë me gjendje akute po trajtohen në terapi intensive në qendrat e kontrolluara nga universiteti.”

Guvernatori i Borujerd, Moslem Pour-Ghasemian, tha dje për agjencinë e lajmeve Fars: “135 të dyshuar për simptomat e koronavirusit kanë shkuar në qendrat e trajtimit, dhe njëri vdiq dje nga infektimi me këtë virus.”

Guvernatori i Ardabil, Akbar Behnamju, tha sot për IRNA: “Kurba në zbritje e infektimeve që kishte nisur më 1 prill, ka filluar të rritet dy ditët e fundit.”