Iran: Viktimat nga Koronavirusi e Kalojnë Numrin 43,300 në 319 Qytete

531

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

21 maj 2020

Iran: Coronavirus Fatalities Exceed 43,300 in 319 CitiesMbi 43,300 të vdekur nga koronavirusi (COVID-19) në Iran – Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në Iran sipas burimeve të PMOI MEK

Rouhani dhe Ministri i Shëndetësisë fajësojnë popullin për shpërthimin e ri të Koronavirusit në disa provinca

Vargani i makinave për eventin e përvitshëm të Ditës Quds anullohet për shkak të rritjes në përhapjen e virusit

Shkalla e tragjedisë është aq e madhe saqë sot, Qassem Janbabai, Zëvendës Ministri i Shëndetësisë, tha për agjencinë e lajmeve ILNA, “Rreth 10,000 anëtarë të personelit mjekësor në vend janë infektuar me koronavirus.” Pra është e qartë që shifrat zyrtare janë falsifikuar e sajuar.

Ndërkohë që numri i pacientëve, madje edhe po të bazohemi tek shifrat e sajuara të Ministrisë së Shëndetësisë, po vazhdon të rritet, duke arritur në 2,392 sot, të mërkurën, Rouhani foli për “tendencën në zbritje të prevalencës së koronavirusit i cili pothuajse është frenuar.” Për shpërthimin e ri të sëmundjes në disa provinca, ai ia vuri fajin paturpësisht popullit që “nuk i ka ndjekur plotësisht udhëzimet.”

Duke folur për agjencinë e lajmeve Tasnim të forcave Quds sot, Saeed Namaki, Ministri i Shëndetësisë i regjimit, shprehu gjithashtu shqetësim lidhur me një kulm të ri të pandemisë së koronavirusit dhe ia vuri fajin sërish popullsisë: “Po shohim një përsëritje të pandemisë në Khuzestan e në disa provinca të tjera. Kjo është shkaktuar vetëm nga mungesa e respektit për masat dhe rregullat higjienike. U lutem njerëzve të mos udhëtojnë gjatë pushimeve të Bajramit, pasi udhëtimet shkaktojnë infektime të reja. Nëse do të kishte një rritje të re të pandemisë, unë dhe kolegët e mi do ta kishim shumë të vështirë ta menaxhonim këtë rritje. Qytetarët e nderuar që udhëtojnë për qejf sjellin me vete sëmundjen për një kohë të gjatë sërish.”