Iran: shpërthimi i koronavirusit – qershor 2020
Sipas Rezistencës Iraniane, numri i vdekjeve nga COVID-19 në Iran e ka kaluar shifrën 50,900 sipas informacioneve të marra deri të enjten. Kjo është maja e ajsbergut. Politikat e gabuara të regjimit dhe keqmenaxhimi i kësaj krize do të rezultojnë në një tragjedi humanitare.
Regjimi iranian e ka mohuar ekzistencën e COVID-19 në Iran për muaj të tërë në mënyrë që të kishte një pjesëmarrje më të lartë në zgjedhjet e rreme parlamentare. Mullahët prisnin një pjesëmarrje të ulët dhe një bojkot të përgjithshëm, që kur konflikti i tyre me popullin pas dy kryengritjeve mbarëkombëtare në nëntor 2019 dhe janar 2018 arriti në një pikë të pakthyeshme, me njerëzit që bënin thirrje unanimisht për ndryshim regjimi.
Për shkak të një fushate ndërkombëtare të udhëhequr nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) dhe Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) që publikoi statistikat e vërteta të COVID-19 dhe e rriti presionin mbi regjimin, ai u detyrua ta shpallte ekzistencën e virusit. Megjithatë regjimi nuk shpalli shpejt një karantinë mbarëkombëtare, dhe kur e bëri këtë, nuk ofroi mbështetje financiare. Kjo bëri që të shtohej presioni mbi më shumë iranianë, të cilët po luftonin kundër varfërisë dhe koronavirusit të ri. Nga frika e një kryengritjeje mbarëkombëtare dhe për të shmangur ndezjen e një shkëndije në shoqërinë e trazuar, regjimi i detyroi njerëzit t’i riktheheshin punës.