Protestë kundër regjimit iranian jashtë ambasadës së regjimit në Kabul – foto fajli
Të martën, qindra qytetarë afganë zhvilluan një protestë jashtë ambasadës së regjimit iranian në Kabul ndaj krimeve të regjimit kundër emigrantëve afganë, veçanërisht ndaj dy vrasjeve masive kohët e fundit të emigrantëve afganë në Iran.
Kjo demonstratë në Kabul ishte organizuar nga Partia e Solidaritetit e Afganistanit. Pjesëmarrësit dënuan sulmin nga forcat e regjimit mbi një automjet me emigrantë afganë, sulm që rezultoi në djegien për së gjalli të disa qytetarëve afganë. Një protestë e ngjashme është mbajtur edhe në provincën Helmand.
Raportet nga Irani tregojnë se më 4 qershor, forcat e regjimit iranian hapën zjarr mbi një makinë ku ndodheshin emigrantë afganë në Yazd të Iranit qendror, gjë që bëri që kjo makinë të përplasej e të merrte flakë. Tre emigrantë afganë vdiqën, dhe të tjerët u plagosën rëndë. Forcat e sigurisë të regjimit u larguan menjëherë nga vendngjarja.