Monday, February 6, 2023

Vite të Tëra Demonizimi nga Regjimi Iranian Kundër MEK dhe NCRI Kanë Theksuar Impaktin e Rezistencës mbi Shoqërinë Iraniane

Iran Regime’s Years of Demonization Against MEK and NCRI Underlined Resistance Impact on the Iranian Society Samiti Global për Lirinë e Iranit – Dita 2, Konferenca Thirrje për Drejtësi – 19 Korrik 2020

Demonizimi i disidentëve, sidomos Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe koalicionit që e përfshin atë, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), që është alternativa kryesore ndaj regjimit, ka qenë objektivi i një konglomerati entitetesh të regjimit. Kjo përfshin televizionin dhe radion shtetërore, industrinë e filmave, publikimin e qindra gazetave, revistave të përjavshme e të përmuajshme, qindra faqe interneti në gjuhë të ndryshme, publikimin e mijëra librave që e shtrembërojnë historinë moderne të Iranit, duke shkuar madje deri në shtrembërimin e historisë në librat e historisë me të cilët u jepet mësim nxënësve në mënyrë që t’ua shpëlajnë trurin miliona fëmijëve.

Gjithashtu paralelisht, qindra mijëra profile në rrjetet sociale menaxhohen nga ushtria kibernetike e regjimit iranian e cila është aktive në influencimin e opinionit publik duke kritikuar edhe Teheranin, edhe opozitën. Kjo gjë ofron mbulim duke mos i përshkruar si zë pro-Iranit ndërkohë që kritikojnë edhe opozitën.

Regjimi iranian ndan gjithashtu një buxhet shumë të madh për prodhimin e qindra filmave kundër MEK. Nga vera e 2015-ës deri në verën e 2016-ës, aparati i propagandës i mullahëve prodhoi 332 filma, dokumentarë dhe seriale televizive kundër MEK, ku secili serial kishte një numër të madh episodesh.

Gjithashtu, Ministria e Inteligjencës (MOIS) menaxhon dhjetëra faqe interneti në gjuhë të ndryshme të cilat kanë në fokus specifikisht përhapjen e gënjeshtrave për MEK.

Qëllimi i gjithë këtij keqinformimi dhe lajmesh të rreme kundër MEK dhe NCRI është njollosja e imazhit të opozitës demokratike, dhe si rezultat, lexuesi i painformuar do të mbërrinte në përfundimin se ndaj regjimit nuk ka asnjë alternativë dhe se bota duhet në njëfarë mënyre t’i pranojë mullahët në pushtet.

Ka patur shumë hetime të pavarura mbi këto akuzime dhe një person i cili i ka studiuar në detaje akuzimet kundër MEK, është Ambasadori Lincoln Bloomfield Jr, ish Ndihmës Sekretar i Shtetit në SHBA për Çështjet Politiko-Ushtarake. Ai ka publikuar madje edhe një libër mbi këtë temë, “Mujahedin-E Khalq (MEK) të Prangosur nga një Histori e Shtrembëruar.”