Vazhdojnë protestat në qytete të ndryshme iraniane për shkak të kushteve të këqija të punës dhe rrogave të papaguara

515

Punëtorët e fabrikës HEPCO në Arak në grevë

Punëtorët e HEPCO, kompanisë prodhuese të makinerive industriale në Arak, dolën në grevë të dielën për të protestuar rrogat e papaguara që nuk u janë dhënë për më shumë se dy muaj. Punëtorët u grumbulluan përpara zyrës së menaxhimit të kompanisë.

Protestuesit mbanin pankarta ku lexohej: “Menaxherët e kompanisë janë Daesh (ISIS) industrial,” “Kërkojmë heqjen e CEO-s aktual,” “Duam punësim,” “Koronavirusi është justifikim, ata duan ta mbyllin fabrikën.”

Sipas raporteve, siguria e kompanisë u përpoq të mos i lejonte punëtorët që të zhvillonin protestën e tyre.

E themeluar në 1975-ën, HEPCO ka qenë një nga prodhueset e para dhe më të mëdha të materialeve të ndërtimit në Iran e në Lindjen e Mesme. Kur ishte në kulmin e saj, kjo kompani prodhonte mbi 3,000 copë makineri të rëndë në vit. Pas revolucionit të 1979-ës, HEPCO kaloi në duart e organizatave e personave të lidhur me zyrtarët e regjimit dhe me Gardën famëkeqe Revolucionare. Në 2006-ën, kompania iu shit sektorit privat si pjesë e planeve të regjimit për “privatizim”, që ishin në të vërtetë hile për t’i vënë zyrtarët e regjimit dhe personat e lidhur me ta në kontroll të burimeve jetike të vendit.

Që atëherë, kompania ka qenë në rënie konstante, duke hequr punëtorë, duke vonuar rrogat, e duke shpërfillur të drejtat bazë të punonjësve të saj.

Thirty-fifth day of Haft Tappeh workers strike