Saturday, July 27, 2024

Iran: Aleanca e Regjimit Klerikal dhe Monarkistëve Kundër Lëvizjes Pro-Demokracisë

 

Teksa regjimi klerikal në Iran përballet me krizën më të vështirë të jetës së tij dhe lufton për mbijetesë, ai nuk sheh asnjë zgjidhje tjetër për krizën ekzistenciale, përveçse duke e shkatërruar apo duke njollosur imazhin e alternativës së tij demokratike, Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe lëvizjes kryesore opozitare iraniane Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK).

Kryengritja e popullit iranian në fillim të janarit 2018 dhe në nëntor 2019 paralajmëroi për një epokë të re në Iran, si për regjimin në pushtet, ashtu edhe për rezistencën. Njësitë e rezistencës të MEK kanë luajtur rol të rëndësishëm në organizimin, nxitjen dhe drejtimin e kërkesave të kryengritjes për ndryshim regjimi. Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei e ka fajësuar publikisht MEK-un për rolin e saj kyç.

Një ekonomi e falimentuar, papunësia e lartë, varfëria, izolimi rajonal dhe ndërkombëtar i regjimit, shtimi i krizave brenda regjimit, dhe gjendja shpërthyese e shoqërisë së bashku me tendencën në rritje të rinisë për ta mbështetur MEK-un e kanë detyruar regjimin t’i shfrytëzojë të gjitha burimet e tij për ta diskredituar opozitën e tij demokratike, si i vetmi mjet për të mbijetuar. Në aleancë me regjimin klerikal, monarkistët dhe mbështetësit e Shah-ut të rrëzuar që ndodhen jashtë Iranit po i përdorin gjithashtu të gjitha mjetet e tyre për ta ndihmuar regjimin që ta diskreditojë opozitën demokratike duke përhapur lajme të rreme e duke lobuar në mbështetje të regjimit.

Ingrid Betancourt, ish-kandidate presidenciale e Kolumbisë, e shtjelloi këtë çështje në fjalimin e saj më 19 korrik 2020, në tubimin e përvitshëm të Samitit Global për Lirinë e Iranit.