Rrjeti i MEK në Iran shpall mbështetjen e tij për Maryam Rajavi-n, Ashraf 3 & Samitin Global për Lirinë e Iranit

566

Shumë iranianë dhe Njësitë iraniane të Rezistencës, një rrjet aktivistësh të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) të shpërndarë në mbarë Iranin, kanë shpallur mbështetjen e tyre për tubimin e përvitshëm të Rezistencës Iraniane, “Samiti Global për Lirinë e Iranit: Irani Ngrihet për Liri,” gjatë ditëve të fundit. Njësitë e Rezistencës kanë organizuar veprimtari të ndryshme që janë në të vërtetë thirrje edhe më të forta për ndryshim regjimi. Ato kanë marrë guximin të shkruajnë graffiti në vende publike duke përçuar mesazhe personale, me slloganet: “Liri dhe demokraci me Maryam Rajavi-n,” “Iran Rajavi, Rajavi Iran,” “Jemi me ju në tubimin për Lirinë e Iranit,” “Iran, Maryam, Liri,” “Lavdi MEK-ut dhe Maryam Rajavi-t,” “Rrofshin Irani dhe Iranianët,” dhe “Lavdi Njësive të Rezistencës – Lavdi udhëheqjes së MEK, Massoud Rajavi dhe Maryam Rajavi.”

MEK network in Iran announced their support for Maryam Rajavi, Ashraf 3 & Free Iran Global Summit