Wednesday, February 8, 2023

Pavarësisht Mosveprimit të Regjimit Iranian, Infermierët dhe Stafi Mjekësor po i Ndihmojnë Viktimat e COVID-19, Duke Rrezikuar Jetën e Vet

 

Numri i vdekjeve dhe i infektimeve nga COVID-19 po rritet me shpejtësi në Iran. Mes viktimave janë qindra pjesëtarë të stafeve mjekësore dhe profesionistë mjekësorë. Vdekjet dhe përpjekjet e tyre të palodhura për të ndihmuar viktimat kanë ardhur pas mosveprimit nga ana e regjimit të mullahëve.

Sipas një raporti të publikuar nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), mbi 83,000 njerëz kanë humbur jetën deri tani për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri. Pandemia e COVID-19 u transmetua për herë të parë nga Kina në Iran në fillim të marsit dhe u përhap me shpejtësi për shkak të mosveprimit dhe fshehjes së fakteve nga ana e regjimit. Regjimi iranian e ka përdorur qëllimisht shpërthimin e koronavirusit për ta vënë nën kontroll shoqërinë e trazuar iraniane. Shtypja e vazhdueshme dhe korrupsioni sistematik i regjimit, si dhe vjedhja e pasurive kombëtare që ka hedhur në varfëri edhe më shumë sektorë të shoqërisë, e kanë kthyer shoqërinë iraniane në një fuçi baruti. Shpërthimi i koronavirusit ishtë një shtysë për regjimin që të mos e lejonte shoqërinë të shpërthente, duke i dërguar njerëzit në fushën e minuar të COVID-19.

Megjithatë, të gjendur përballë mosveprimit të qëllimshëm të regjimit, stafet mjekësore iraniane, mjekët, infermierët e profesionistët e tjerë mjekësorë janë turrur në ndihmë të viktimave. Vetëmohimi i tyre në dhënien e ndihmës për viktimat, në mesin e mungesë së ilaçeve dhe të mbështetjes qeveritare, është admiruar gjerësisht nga qytetarët iranianë.

Në vend që t’i ndihmonte, regjimi jo vetëm që ka refuzuar t’i mbështesë materialisht spitalet iraniane dhe stafet e tyre mjekësore, por edhe ua ka vonuar pagesat infermierëve. Përveç kësaj, zyrtarët e regjimit kanë firmosur një kontratë 89-ditëshe me infermierët për të mos u dhënë atyre sigurimet. Kjo ndërkohë që këta infermierë po rrezikojnë jetën.