Regjimi Iranian ekzekuton tre të burgosur në Mashhad, Yasuj dhe Urmia

Iran’s regime has the world’s highest number of executions per capita

Regjimi i Iranit ka numrin më të madh të ekzekutimeve per capita në botë

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 17 gusht 2020—Dy të burgosur në burgjet e Mashhad dhe Yasuj, përkatësisht në veri-lindje dhe jug-qendër të Iranit, janë ekzekutuar të dielën, më 16 gusht, nga e ashtu-quajtura drejtësi e mullahëve, sipas raporteve. Një tjetër i burgosur në qytetin Urmia, në veri-perëndim të Iranit, është transferuar në izolim të dielën, sipas grupeve të të drejtave njerëzore, dhe është ekzekutuar herët mëngjesin e së hënës.

Sipas këtyre raporteve, të burgosurit e ekzekutuar në Mashhad dhe Yasuj kishin qenë prapa hekurave për dy dhe tre vite, përkatësisht.

Një tjetër i burgosur me emrin Arsalan Yasini, i cili ka qenë në burgun e Urmia-s për dhjetë vite, është varur në orët e para të së hënës, 17 gusht. Në kohën e arrestimit, 12 vite më parë, ai ka qenë vetëm 17 vjeç.

Irani ka numrin më të lartë të ekzekutimeve per capita në botë dhe vazhdon të ekzekutojë kundërvajtës minorenë.

Të ashtu-quajturat gjyqe të regjimit iranian janë famëkeqe për mungesën e procesit të drejtë dhe kundërvajtësit detyrohen rregullisht me forcë që të bëjnë rrëfime kundër vetes.

Që nga viti 2014 deri në fund të 2017-ës, regjimi i mullahëve ka ekzekutuar të paktën 25 njerëz për krime të kryera në moshë minorene, sipas Amnesty International dhe grupeve të tjera që mbrojnë të drejtat njerëzore. Vetëm në 2018-ën, regjimi ekzekutoi shtatë njerëz për krime që supozohet se i kanë kryer nën moshën 18 vjeçare.

Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 90,100 Vdekje, 17 Gusht 2020

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli mbasditen e sotme, 17 gusht 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 90,100 njerëzve në 392 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 4278 në Mazandaran, 3951 në Isfahan, 3772 në Gilan, 3732 në Lorestan, 2886 në Sistan dhe Baluchistan, 2670 në Alborz, 2543 në Fars, 2304 në Hamedan, 1794 në Kurdestan, 1388 në Kerman, 1189 në Hormozgan,1110 në Bushehr, 725 në Ilam, 510 në Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.

Mediat e Regjimit Iranian: Frikë nga Kryengritje të Reja në Horizont

Kryengritja e nëntorit 2019 në Iran

Më 1 gusht, një faqe shtetërore lajmesh e regjimit iranian, Sotareh Sohb, publikoi një artikull që analizonte dy kryengritjet e fundit në vend dhe komentonte mbi kushtet që kishin kontribuar në krijimin e trazirave kaq të mëdha. Artikulli deklaronte në mënyrë të qartë se demonstratat mbarëkombëtare “do të ndodhin përsëri,” për shkak se ankesat e protestuesve nuk kanë marrë përgjigje gjatë afërsisht nëntë muajve që nga shtypja e kryengritjes së dytë nga autoritetet e regjimit.

Detajet e asaj shtypjeje e bëjnë edhe më mbresëlënës parashikimin e artikullit për përsëritje të trazirave, sidomos po të kemi parasysh faktin që kjo vjen nga një media e drejtuar nga shteti‌. Ky artikull reflekton frikën e plotë të regjimit nga një kryengritje tjetër dhe nga pashmangshmëria e saj. Sotareh Sohb lë të kuptohet se zemërimi i popullit iranian ndaj regjimit të mullahëve është aq i rëndë sa të mund t’i mposhtë efektet parandaluese të shtypjes së dhunshme ndaj disidencës.

 

NCRI Mirëpret Vendimin e Lituanisë për ta Njohur Hezbollah-un si Grup Terrorist 

Lituania etiketon Hezbollah-un si organizatë terroriste

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Z. Mohammad Mohaddessin, e përgëzoi të premten qeverinë e Lituanisë për njohjen e Hezbollah-ut si organizatë terroriste.

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së, Mohammad Mohaddessin, e përshkroi Hizballah-un libanez si një “kanal për krimet e mullahëve në rajon.”

Ai tha se ky grup, i cili mbështetet nga regjimi i Iranit, “kërcënon jetë të pafajshme në mbarë Lindjen e Mesme, Europë e më gjerë.”

“U bëj thirrje të gjitha vendeve europiane që ta ndjekin këtë shembull dhe ta fusin në listën e zezë Hezbollah-un,” tha Mohaddessin.

Të enjten, Lituania ua ndaloi personave të lidhur me Hezbollah hyrjen në atë shtet për dhjetë vitet e ardhshme.

 

Një Protestues i Burgosur Transferohet në Izolim, Është në Rrezik Ekzekutimi

 

Të burgosurin politik Abbas Mohammadi, një protestues i arrestuar gjatë protestave mbarëkombëtare të 2018-ës në Iran, e kanë transferuar në burgim të izoluar dhe pritet që ta ekzekutojnë së shpejti.
Abbas dhe katër protestues të tjerë të arrestuar që në 2018-ën janë dënuar me dy herë ekzekutim, të akuzuar për “luftë kundër Zotit”. Këta pesë persona, të gjithë në të njëzetat, i kanë thënë gjykatës se janë torturuar për të bërë rrëfime.
Në fund të korrikut 2020, Gjykata Supreme e regjimit miratoi dënimet me vdekje për Abbas Mohammadi-n dhe katër persona të tjerë të arrestuar gjatë protestave të dhjetorit 2017 dhe janarit 2018.
Emrat e këtyre katër personave që janë dënuar me vdekje nga Gjykata Supreme në Isfahan janë Mehdi Salehi Ghale Shahrokhi, Mohammad Bastami, Majid Nazari Kondori, dhe Hadi Kiani.
Abbas Mohammadi është baba i 2 fëmijëve.

 

 

 

 

 

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK) u bën thirrje të gjithë bashkatdhetarëve në Iran e jashtë tij, si dhe komunitetit ndërkombëtar, që të ndërhyjnë urgjentisht për të ndaluar ekzekutimin e Abbas Mohammadi-t dhe protestuesve të tjerë, dhe për t’ua shpëtuar jetën protestuesve iranianë e të burgosurve politikë të dënuar me vdekje. Regjimi që sundon Iranin duhet të dënohet me forcë për përdorimin e vazhdueshëm të torturës dhe ekzekutimeve arbitrare, sidomos ndaj të burgosurve politikë.
Më 5 gusht 2020, regjimi klerikal vari Mostafa Salehi-n, një nga të burgosurit e kryengritjes në dhjetor 2017-janar 2018, në burgun Dastgerd në Isfahan. Salehi, 30 vjeç, ishte arrestuar në Kahrizsang, Isfahan, dhe ishte dënuar me vdekje gjatë një gjyqi fals për “udhëheqjen e rebelimeve të Kahrizsang në Najafabad.”
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka dënuar fuqishëm varjen barbare të Z. Salehi duke thënë: I detyruar me ngurrim ta ndalë ekzekutimin e tetë protestuesve të tjerë të burgosur pas fushatës së miliona njerëzve në mediat sociale ku bënin thirrje për ndalimin e ekzekutimeve, fashizmi fetar në pushtet e kreu këtë ekzekutim në formë shpagimi dhe për ta terrorizuar publikun e për të parandaluar shpërthimin e një kryengritjeje.
Znj. Rajavi i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe shteteve anëtare, si dhe organizatave e institucioneve ndërkombëtare që ta dënojnë menjëherë këtë ekzekutim kriminal. Ajo theksoi se, tani më shumë se kurrë, është e domosdoshme të dërgohet një mision ndërkombëtar i gjetjes së fakteve që të vizitojë burgjet iraniane dhe të takohet me të burgosurit.

Veprimtaritë e Vazhdueshme të Njësive të Rezistencës të MEK: Impakti i Tyre mbi Shoqërinë Iraniane dhe mbi Regjimin

 

Njësitë e Rezistencës të MEK në Iran

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka publikuar shumë filmime të veprimtarive të “Njësive të Rezistencës” dhe të të rinjve të rebeluar brenda ditëve të fundit. Këto veprimtari, në mesin e krizës së koronavirusit dhe masave gjithnjë e më shtypëse të regjimit, shpërndajnë një mesazh shprese dhe rezistence tek populli dhe e mbajnë gjallë flakën e rezistencës. Veprimtaritë e tyre i kanë tmerruar zyrtarët e regjimit.

Njësitë e Rezistencës dhe mbështetësit e MEK i kanë përkujtuar viktimat e masakrës së 1988-ës ndaj të burgosurve politikë si dhe të burgosurin politik që u ekzekutua së fundmi, Mostafa Salehi, në mbarë vendin duke shkruar graffiti e duke ngjitur postera. Duke bërë homazhe për mbi 30,000 martirët e vrarë të masakrave të 1988-ës, Njësitë e Rezistencës të MEK bënë thirrje për drejtësi dhe për ndjekjen penale të autorëve të këtij krimi të urryer, të cilët aktualisht mbajnë pozicione të larta brenda regjimit. Ata i bënë jehonë gjithashtu thirrjes së Presidentes së zgjedhur të opozitës iraniane, Znj. Maryam Rajavi, drejtuar komunitetit ndërkombëtar, që të nisë një hetim të pavarur mbi këtë masakër dhe t’i japë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të regjimit.

Amnesty International: Familjet e masakrës së 1988-ës në Iran ende kërkojnë të vërtetën

Gjatë verës së 1988-ës, mijëra të burgosur politikë, shumica anëtarë të lëvizjes opozitare iraniane Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), u masakruan brenda pak javësh.

 

Në verën e 1988-ës, regjimi klerikal që sundon Iranin ekzekutoi në fshehtësi disa mijëra të burgosur politikë. Pas tre dekadash, familjarët dhe të mbijetuarit ende kërkojnë drejtësi.

Në një varg postimesh në Twitter, Amnesty International ka publikuar fragmente nga disa intervista me dëshmitarë dhe të mbijetuar të këtij krimi të tmerrshëm që njihet tashmë si “masakra e 1988-ës.”

Tridhjetë e dy vite pas këtij krimi kundër njerëzimit, shumë familjarë të viktimave ende nuk e kanë marrë vesh fatin dhe vendin e varrosjes së njerëzve të tyre të dashur. Masakra e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë, shumica anëtarë, mbështetës dhe simpatizantë të grupit opozitar iranian Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), ishte një krim i paprecedent kundër njerëzimit që ka vazhduar deri në ditët e sotme.

Në gusht të atij viti, pak para fillimit të vrasjeve, autoritetet e burgjeve në mbarë Iranin ua ndaluan vizitat familjare mijëra të burgosurve politikë pa ofruar asnjë shpjegim. Mes këtyre të burgosurve ishin mjekë, infermierë, inxhinierë, mësues, akademikë, studentë, dhe punëtorë. Disa prej tyre kishin qenë në shkollë të mesme ose në universitet në kohën e arrestimit.

Shumica e mbështetësve të MEK ishin burgosur për besimet e tyre politike dhe për veprimtari paqësore si shpërndarja e gazetave dhe pamfleteve, pjesëmarrja në demonstrata, dhe ngritja e fondeve për familjet e të burgosurve politikë.

Shumë të burgosur ishin futur në burg në mënyrë arbitrare, pa asnjë gjyq apo dënim. Disave u ishte dhënë dënimi, që fillonte nga burgimi i përjetshëm e deri tek periudha më të shkurtra prej dy apo tre vitesh. Disa të burgosur e kishin kryer dënimin dhe duhej të liroheshin së shpejti por iu tha që do të vazhdonin të mbaheshin në burg për shkak se nuk ishin penduar për mbështetjen e tyre ndaj MEK.

Familjarët e shqetësuar shkonin të pyesnin vazhdimisht nëpër burgje, në gjykatë, e në agjenci të tjera qeveritare, por nuk u jepej informacion i saktë.

Disa njerëz sillnin rroba, ushqime, ilaçe, dhe para me shpresën se do të merrnin një firmë nga familjarët e tyre të burgosur se i kishin marrë këto sende, dhe kështu do të siguroheshin se ata ishin gjallë. Zyrtarët e burgut shpesh i pranonin këto sende pa thënë a ishte gjallë apo jo i burgosuri. Në disa vende, zyrtarët i gënjenin familjarët e viktimave duke u thënë se njerëzit e tyre ishin transferuar në burgje të provincave të tjera, dhe familjarëve u duhej të bënin udhëtime të gjata e të pafrytshme.

 

Ligjvënësit Belgë Nxisin Organizatën e Punëtorëve që t’u Qëndrojë Përkrah Punëtorëve të Naftës që Janë Ngritur në Protestë në Iran

Komiteti belg i Parlamentarëve dhe Kryebashkiakëve për një Iran Demokratik, në një letër drejtuar Federatës Belge të Punëtorëve, ka shprehur solidaritetin e vet me punëtorët iranianë të naftës dhe industrisë petrokimike të cilët janë në grevë. Ata gjithashtu kanë nxitur Federatën e Punëtorëve që t’u qëndrojë përkrah punëtorëve iranianë dhe t’i mbështesë kërkesat e tyre të drejta.

Ligjvënësit belgë kanë dënuar gjithashtu shkeljet e vazhdueshme ndaj të drejtave njerëzore dhe ekzekutimet e kryera nga regjimi iranian.

Dita e enjte, 13 gusht, shënoi ditën e 13-të të një greve nga dhjetëra mijëra punëtorë iranianë të naftës, gazit, dhe industrisë petrokimike. Këto greva po zhvillohen në 51 zona në provincat Isfahan, Ardabil, Azerbaixhan Lindor, Azerbaixhan Perëndimor, Ilam, Bushehr, Khorasan Razavi, Khuzestan, Fars, Sistan dhe Baluchistan, Markazi, dhe Hormozgan. Grevistët përballen me kushte pune të patolerueshme në nxehtësi ekstreme, si dhe kushte të vështira jetese. Ata nuk kanë siguri pune pasi janë detyruar të firmosin kontrata të përkohshme. Ata nuk mbulohen as nga sigurimi shëndetësor, dhe as nuk marrin pensione. Punëdhënësit mund t’i heqin nga puna në çdo kohë. Pagat e tyre janë shumë herë më të ulëta sesa pragu i varfërisë, dhe as këto paga minimale nuk u janë dhënë për disa muaj.

Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 88,400 Vdekje, 14 Gusht 2020

 

Iranian regime’s Mismanagement of its Covid-19 Outbreak is a Threat to the Entire WorldIran: Shpërthimi i Koronavirusit

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK) shpalli mbasditen e sotme, 14 gusht 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 88,400 njerëzve në 379 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 21,735 në Teheran, 6102 në Khuzestan, 4180 në Mazandaran, 2494 në Fars, 2484 në Golestan, 2155 në Kermanshah, 1148 në Hormozgan, 107 në Semnan, 1091 në Markazi (Qendër), 1040 në Ardabil, dhe 710 në Ilam. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.

“Nitrati i disidencës” mund të shpërthejë në çdo moment në Iran, paralajmëron media shtetërore

Scene of the November 2019 uprising in IranSkenë nga kryengritja e nëntorit 2019 në Iran

Analizë nga PMOI/MEK

Iran, 12 gusht 2020—E përditshmja shtetërore Asre Iran publikoi të martën një artikull me titull “Nitrati i Disidencës—Duhet të kemi kujdes që Irani të mos bëhet Beiruti i radhës,” ku paralajmëron për shoqërinë si fuçi baruti në vend dhe ku e krahason status quo-në në Iran me atë të Beirutit dhe të të gjithë Libanit. Disidenca tek populli iranian po bëhet shumë e ngjashme me nitratin e amoniakut që ishte akumuluar në portin e Beirutit dhe mund të shpërthejë në çdo moment, thotë artikulli.

Ky shkrim i Asre Iran paraqet shqetësimet e mëdha që po përshkallëzohen tek zyrtarët e regjimit, lidhur me natyrën shpërthyese të shoqërisë së Iranit, sidomos të të rinjve. “Nitrati i amoniakut i grumbulluar në doganën e Beirutit kishte vite që mblidhte pluhur në Magazinën 12 dhe askush nuk i kushtonte vëmendje. Shumë madje e kishin harruar faktin që një bombë 2,750-tonëshe ishte e vendosur mu pranë tyre dhe kalonin atje të shkujdesur ditë pas dite,” vazhdon shkrimi.

“Papritmas, megjithëse me një shkëndijë të vogël që veproi si katalizator, ajo magazinë e heshtur u shndërrua në një shpërthim të përbindshëm dhe Beiruti, me gjithë shkëlqimin dhe bukurinë e tij, u shkatërrua në pak sekonda. Kjo është shumë e ngjashme me historinë tonë dhe me magazinën e madhe në Iran e cila mund të shpërthejë në çdo çast dhe të rrafshojë gjithçka brenda pak sekondash.